KFOR-i konfirmon se ka marrë letër nga Serbia
Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, t...

Duke u mbështetur tek një nismë e presidentit francez Emanuel Makron, Komuniteti Politik Evropian (EPC) mbajti takimin e tij inaugurues më 6 tetor në kryeqytetin e Republikës Çeke, Pragë. Në të morën pjesë 44 shtete evropiane, si dhe kryetarët e Këshillit dhe të Komisionit Evropian.
Takimi i parë u këtij formati, që përfshiu diskutime shumëpalëshe dhe mundësi për bisedime dypalëshe, u konsiderua në përgjithësi një sukses. Megjithatë, mbeten të hapura roli i ardhshëm dhe funksionet konkrete të forumit. Gjithsesi e sigurt është se ofrimi i një forumi gjithëpërfshirës për dialogun midis vendeve evropiane do të mbetet një funksion kyç i EPC.
Në situatën aktuale, të dominuar nga agresioni rus kundër Ukrainës, dhe nga një përshkallëzim i përgjithshëm i rivaliteteve gjeopolitike, bashkimi i liderëve të këtij grupi të ndryshëm vendesh është i vlefshëm në vetvete.
Por në rast se 44 udhëheqës duan që të angazhohen mjaftueshëm mbi një bazë të qëndrueshme, atëherë Komuniteti Politik Evropian duhet të ofrojë diçka më thelbësore. Nisma të ngjashme në të kaluarën që nuk ishin në gjendje ta bënin këtë, u zbehën pa lënë shumë gjurmë.
Dhe një nga mënyrat për të inkurajuar këtë lloj angazhimi, do të ishte që të mësohej nga përpjekjet e shkuara të Bashkimit Evropian për të integruar shtetet jo anëtare të BE-së në sektorë të veçantë - si shkenca dhe inovacioni - apo në skema siç është zona e udhëtimit pa pasaporta, Shengen.
Koncept i integrimit sektorial, ka tërhequr vëmendjen e anëtarëve dhe kandidatëve të BE-së vitet e fundit, sidomos në kontekstin e rishikimit të metodologjisë së zgjerimit të unionit në vitin 2020. Ideja bazë e metodologjisë së rishikuar, është lejimi i shtrirjes së përfitimeve konkrete nga përfshirja në pjesë të caktuara të tregut të brendshëm në vendet kandidate, sapo ato të plotësojnë kushtet përkatëse, gjë që mund të ndodhë shumë më herët se sa anëtarësimi i tyre zyrtar në BE.
Kjo qasje është krijuar enkas për të shpërblyer progresin në lidhje me realizimin e reformave që i afrojnë këto vendet më pranë BE-së, si dhe për të rritur koston oportune për ata që nuk e bëjnë këtë. Kështu, integrimi sektorial është bërë pjesë e qasjes së BE-së ndaj zgjerimit, edhe pse në praktikë nuk është zbatuar ende plotësisht.
Ndërkohë, ky koncept ka dëshmuar gjithashtu vlerën e tij për bashkëpunimin sektorial me vendet që nuk synojnë anëtarësimin, siç tregohet nga përfshirja e vendeve jo anëtare në programin Horizon për kërkimin dhe inovacionin, InvestEU për investime të qëndrueshme, apo zona e lëvizjes së lirë, Shengen.
Ndërsa EPC synon të hartojë një axhendë funksionale, dhe të kontribuojë në stabilitetin e ardhshëm të Evropës, ajo do të kërkojë mënyrat më të mira për të promovuar lidhje më të forta midis anëtarëve të saj. Dhe integrimi sektorial ofron mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve me marrëdhënie të ndryshme me BE-në, midis shteteve anëtare, shteteve që aspirojnë të anëtarësohen në bllok, dhe atyre që nuk kanë një ambicietë tillë dhe një vendi që është larguar së fundmi nga unioni, Britanisë së Madhe.
Gjatë takimit inagurues të EPC në Pragë, Mbretëria e Bashkuar nënshkroi një memorandum mirëkuptimi për t’u ri-angazhuar me Bashkëpunimin për Energjinë e Detit të Veriut (NSEC). NSEC synon të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm, të sigurt dhe të përballueshëm me energji për vendet pjesëmarrëse, duke zhvilluar veçanërisht rrjetin në det të hapur në këtë rajon.
Platforma përfshin 8 shtete anëtare të BE-së, si dhe Norvegjinë, dhe tani pjesë e saj do të jetë edhe Britania e Madhe. Komisioni Evropian bashkë-drejton NSEC, së bashku me një nga shtetet pjesëmarrëse në bazë të një rotacioni periodik. Pjesëmarrja e plotë është e kushtëzuar nga anëtarësimi në tregun e brendshëm të energjisë të BE-së, dhe për këtë arsye projektet janë të pranueshme për financim nga BE.
Kjo qasje në financimin e BE-së për projektet e saj e veçon NSEC-në nga Komuniteti i Energjisë, një organizatë e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor plus Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, e krijuar në vitin 2006 për të promovuar përputhshmërinë me rregullat e BE-së në sektorin e energjisë.
Edhe nëse vendet e respektojnë plotësisht legjislacionin e BE-së, ato nuk kanë qasje në financimin e BE-së për projekte investimi. Kësisoj mungon një motiv kyç për realizimin e reformave të kërkuara. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, e ka risjellë në vëmendjen kryesore sigurinë e furnizimit me energji.
Ndërsa Ukraina është më e prekura, shumë anëtarë të Komunitetit të Energjisë po përpiqen të sigurojnë sasitë e duhura. BE-ja dhe anëtarët e saj, kanë ofruar fonde të konsiderueshme për të mbështetur sigurinë energjetike të vendeve gjatë krizës, dhe janë zotuar të ecin përpara me diversifikimin e burimeve të energjisë dhe tranzicionin energjetik në periudhën afatshkurtër dhe atë afatmesme.
Megjithatë, një pjesë e kësaj ndihme nuk janë fonde të reja, por ndihma e papërdorur nga e shkuara. Nismat e tjera janë të kufizuara në efektivitetin e tyre. Për shembull, BE-ja i ftoi anëtarët e Komunitetit të Energjisë që të marrin pjesë në platformën e përbashkët të blerjes së hidrokarbureve.
Por duke qenë se këto vende janë shumë më të varfra se ato në BE, ato mund të mos jenë në gjendje të blejnë me çmimin e rënë dakord nga blloku.
Së fundi, shumica e ndihmës deri më tani ka qenë ad hoc dhe afatshkurtër. Meqë kriza energjetike ndikon gjithashtu dhe në pozicionin e këtyre vendeve në raport me rivalitetet aktuale gjeopolitike, një kuadër më i fortë dhe i qëndrueshëm për bashkëpunimin në energji do të ishte i dobishëm edhe për vetë unionin.
Takimi i ardhshëm i EPC do të zhvillohet në Moldavi, një nga vendet më të prekura nga kriza energjetike, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Prandaj ai do të ishte vendi i duhur për të diskutuar forcimin e Komunitetit të Energjisë si një projekt kryesor i integrimit sektorial. Kjo mund të arrihet duke përsëritur disa nga elementët e modelit NSEC, përkatësisht duke u dhënë mundësuar fqinjëve të BE-së, por që janë anëtare të Komunitetit të Energjisë që të marrin pjesë në projekte me interes të përbashkët, si dhe duke ofruar qasje në financimet e BE-së.
Përveç sigurimit të një kuadri të qëndrueshëm për përafrimin dhe bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet anëtarëve dhe jo anëtarëve të BE-së, kjo do t’i bënte më tërheqëse për institucionet financiare ndërkombëtare investimet në projektet energjetike në rajon.
Ndërkohë mund të frymëzojë skema të ngjashme të bashkëpunimi rajonal në sektorë të tjerë me synim lejimin e vendeve jashtë BE-së - pavarësisht nëse duan të anëtarësohen apo jo - që të përfitojnë nga integrimi evropian. Promovimi i integrimit sektorial përtej kontekstit të zgjerimit mund t’i shtojë një dimension operacional Komunitetit Politik Evropian. Diskutimet në këtë forum të ri mund të jenë të vlefshme në vetvete, por do të jetë edhe më mirë nëse ato prodhojnë në fund rezultate konkrete.
Shënim:Milica Delevic, anëtare e ECFR dhe drejtore e konkurrencës, qeverisjes dhe çështjeve politike në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, t...
Acting Specialized Prosecutor at the Special Court of Koso...
Croatian lawmakers on December 16 rejected a proposal ...
A senior Pentagon official told VOA on Thursday that more ...
British Prime Minister Rishi Sunak reacted only two da...
A number of British lawmakers have used parliamentary ...
NATO's peacekeeping mission in Kosovo, KFOR, said that...
A giant aquarium located in a hotel in central Berlin expl...
The European Union approved 18 billion Euros in aid to...
"They found three broken chairs and a broken table," Kosta...
Policia e Torinos ka arrestuar 3 persona dhe ka zhvilluar ...
In the end, the state leadership surrendered: After massiv...
With liquefied natural gas (LNG), the German government wa...
Ukraina e ka akuzuar Rusinë për planifikim të një ofensive...
In Syria, the US, Turkey, and even Russia, fears are growi...
Ten people, including five children, have died in a fi...
Patriot missile systems have long been a favorite of t...
The Government of Serbia approved on Thursday the requ...
Eight children were among 39 people rescued from the dingh...
The Office of the UN High Commissioner for Human Rights ac...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Durres Customs has announced that today, during checks car...
A road accident was recorded a few minutes ago on the Pogr...
The State Police has published new footage from the operat...
A TNT explosion has occurred in the village of Balldren i ...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
The United States, Australia, European allies and other co...
United States Secretary of Defense Pete Hegseth visited th...
Prices in the US in May rose at their fastest pace in thre...
Billionaire Bill Gates will appear today before a US Congr...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The non-performing loan ratio returned to decline in April...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...
The 2025 turnover reassessment for businesses in Tirana ha...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...