Aeroportet më të pastra në botë, vetëm një është në Evropë
Aeroportet më të pastra ndodhen në Azi, të paktën kësh...

Kremlini i karakterizoi si "të rrezikshme" komentet e Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron dhe presidentit francez Emmanuel Macron, që sinjalizonin përfshirjen e drejtpërdrejtë të vendeve të tyre në operacionet e Ukrainës në territorin e pushtuar nga Rusia.
“Ky është një përshkallëzim i drejtpërdrejtë i tensioneve rreth konfliktit të Ukrainës, i cili potencialisht mund të përbëjë rrezik për sigurinë evropiane, për të gjithë arkitekturën e sigurisë evropiane”, tha të premten në një konferencë shtypi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Këtu ne shohim një prirje kaq të rrezikshme të përshkallëzimit të tensioneve në deklaratat zyrtare. Kjo është një arsye për shqetësimin tonë”, tha ai.
Edhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha: "Kjo është hera e parë që një politikan perëndimor e ka pranuar kaq sinqerisht atë që ka qenë prej kohësh një sekret i njohur për shumicën e vendeve të botës: se Perëndimi po kryen një luftë të fshehtë kundër Rusisë me duart e ukrainasve”.
Rusia, shtoi ajo, do të përgjigjet nëse Ukraina kryen sulme kundër territorit rus me armë britanike.
Gjatë një vizite në Kiev, David Cameron i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Ukraina ka të drejtë të sulmojë në vetëmbrojtje. "Ashtu si Rusia po godet brenda Ukrainës, ju mund ta kuptoni plotësisht pse Ukraina është detyruar të marrë të gjitha masat për t’u mbrojtur", tha ai.
David Cameron premtoi 3.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake vjetore për Ukrainën "për aq kohë sa duhet", duke shtuar të enjten se Londra nuk kishte asnjë kundërshtim ndaj përdorimit të armëve të saj për sulme brenda Rusisë.
Në një intervistë të veçantë të enjten, presidenti francez Macron ritheksoi pikëpamjen e tij se ai nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë, një veprim që Rusia tha se do të çonte në një përshkallëzim të drejtpërdrejtë dhe të rrezikshëm të tensioneve rreth konfliktit në Ukrainë.
Zëdhënësja Zakharova tha se Rusia është e gatshme të marrë në konsideratë propozimet "serioze" të paqes nga Ukraina, bazuar në ato që ajo i quajti "realitetet" ekzistuese dhe shqetësimet e sigurisë së Moskës, përfshirë zotimin që Ukraina të mbetet ushtarakisht neutrale në të ardhmen.
Kushtet e Moskës janë identike me ato që Ukraina tashmë i ka refuzuar disa herë.
Rusia gjithashtu paralajmëroi të premten se do të përgjigjej me "sulme hakmarrëse shkatërruese" nëse Ukraina godet Krimenë ose Urën e Krimesë, që lidh Rusinë jugore me gadishullin e Detit të Zi.
"Ura e Krimesë është sërish në pikëpyetje", tha Zakharova në konferencë. “Përgatitjet për një sulm ndaj saj, gjë që është e vështirë të besohet, tani po bëhen hapur, me guxim dhe me mbështetjen absolute të drejtpërdrejtë dhe të paturpshme të Perëndimit”.
Moska tha se besonte se Ukraina, e cila së fundmi është furnizuar me sistemin e raketave me rreze të gjatë veprimi “MGM-140” nga Shtetet e Bashkuara, po planifikonte të sulmonte urën përpara ose më 9 maj, që përkon me përvjetorin e mposhtjes së Gjermanisë naziste nga Rusia në Luftën e Dytë Botërore.
Flota ruse e Detit të Zi, e cila është sulmuar vazhdimisht nga Ukraina, është e stacionuar në Krime.
Kievi ka thënë se e konsideron të paligjshëm ndërtimin e urës rrugore dhe hekurudhore, e cila është përdorur në të kaluarën për të lëvizur trupat ruse dhe armatimin, që përdoret kundër Ukrainës. Kievi kërkon kthimin e Krimesë nën autoritetin e Ukrainës. Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014.
Një raketë ruse goditi rajonin qendror të Ukrainës, Kirovohrad të premten, duke plagosur një civil dhe duke dëmtuar shtëpi dhe infrastrukturën civile, tha një zyrtar lokal në rrjetin social Telegram.
Infrastruktura energjetike e Ukrainës ka qenë në shënjestër të sulmeve të intensifikuara të Rusisë në muajt e fundit. Ushtria ruse e ka goditur rrjetin energjetik të Ukrainës me raketa dhe dronë, ndërsa Kievi po përballet me një mungesë serioze të armëve të mbrojtjes ajrore.
Dy persona u vranë të premten në një sulm rus në qytetin e Kurakhovës, që ndodhet në rajonin lindor të Donetskut, ku po zhvillohen luftime të ashpra midis forcave ukrainase dhe atyre ruse.
Një pjesë e informacioneve në këtë artikull janë marrë nga agjencitë e lajmeve Reuters, Associated Press dhe Agence France-Presse./VOA
Aeroportet më të pastra ndodhen në Azi, të paktën kësh...
Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 4 maj se forcat e mbrojt...
Who will support whom and where will the votes go in t...
The United States has "strongly" condemned a series of Rus...
The European Union's High Representative for Foreign A...
German media reports that a large explosion has occurred a...
After months of negotiations, ceasefire efforts appear to ...
The United States is working on a plan to release the host...
The head of the Office for Kosovo in the Serbian Gover...
The highest authorities of Kosovo are persistently ask...
When Israel launched its military offensive in Gaza follow...
Apple chief Tim Cook sought to dispel doubts about the...
Turqia ka pezulluar të gjithë tregtinë me Izraelin për...
Kompania farmaceutike amerikane Johnson & Johnson (J&J) ka...
Tehran has imposed sanctions on a range of American an...
A missile attack carried out by Russia on May 2 in the por...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said that t...
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njofto...
For 98-year-old Lidiia Lomikovska, the Russian occupat...
Propozimi final për rezolutën për Srebrenicën i është ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...