Sa gjasa ka që Rusia të përdorë armët bërthamore/ Pse ukrainasit refuzojnë negociatat me Rusinë
“Nëse do të më duhet ta them me përqindje, mendoj se ka 30...

“Kthesa epokale”, togfjalëshi i preferuar i kancelarit gjerman Olaf Scholz, ka hyrë edhe në zhargonin e Procesit të Berlinit. Qarqe qeveritare nga Berlini thanë të martën se tashmë ka ardhur “momenti i së vërtetës” për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se prej tyre pritet “që të nxjerrin mësimet nga realiteti i ri, i krijuar që nga invazioni rus në Ukrainë," tha një zyrtar i lartë pranë kancelarit gjerman të martën në Berlin.
Sidomos në adresë të Kosovës dhe Serbisë priten të dëgjohen mesazhe të qarta. Gjermania dhe Franca aktualisht po bëjnë presion diplomatik që dy vendet të pajtohen me propozimin e tyre për normalizimin e marrëdhënieve. “Sot nuk ka më vend për konflikte të tilla, me potencial shpërthyes, siç është ai midis Kosovës dhe Serbisë”, tha zyrtari.
Sipas tij, këto janë pritmëritë e qarta edhe të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz. "Status quoja është e papranueshme. Nuk mund të vazhdohet kështu që statusi të kthehet në 'mollë sherri' për çdo çështje”. Sipas tij, kjo është arsyeja edhe se përse Gjermania dhe Franca kanë dalë me një plan konkret për dialogun. Sipas presidentit të Serbisë, Vuçiq, ai parashikon që Serbia, pa pasur nevojë të njohë shtetësinë e Kosovës të hapë rrugë për anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare, sidomos OKB, dhe në këmbim të marrë përfitime ekonomike dhe një anëtarësim më të shpejtë në BE.
Statusi i pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë është një nga gurët që pengojnë përparimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, që është në fokus të Procesit të Berlinit. Që kur u iniciua Procesi i Berlinit, në vitin 2014, nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel, është jetësuar vetëm heqja e tarifave roaming. Katër marrëveshjet e mobilitetit të arritura në samitin hibrid të Sofjes, në nëntor 2020, mbetën të bllokuara për shkak të mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës.

Prandaj edhe nënshkrimi i tre prej tyre që pritet të bëhet më 3 nëntor në Berlin konsiderohen nga Gjermania si sukses i rëndësishëm. I dërguari i qeverisë gjermane në Ballkan, Manuel Sarrazin, dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, që drejtohet nga ish-ministrja shqiptare e integrimit evropian, Majlinda Bregu, kanë bërë shumë seanca negocimi me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për të arritur më në fund një gjuhë diplomatike të pranueshme nga të gjitha palët. Tri marrëveshjet mundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve vetëm me karta identiteti, njohjen reciproke të diplomave, dhe njohjen e kualifikimeve profesionale.
Ministrja gjermane e punëve të jashtme Annalena Baerbock i quajti ato “historike” të enjten e kaluar, në konferencën e ministrave të jashtëm në Berlin. Për Gjermaninë, e cila e ka Ballkanin Perëndimor në fokus të politikës së saj, ato janë një shpresë për të bërë përparime thelbësore edhe në fusha të tjera, si në sektorin e sigurisë dhe energjisë.
Sipas burimeve pranë kancelarisë gjermane vendet e rajonit kanë nevojë urgjente për të përballuar ngushticat e furnizimit me energji. Të enjten pritet që Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, të premtojë ndihma për të përballuar dimrin, por edhe grante për reformimin e sektorit të energjisë në rajon. Edhe këtu, parakusht është që vendet të jenë të gatshme të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, bëhet e ditur nga kancelaria. Javën e kaluar në Berlin u mblodhën ministrat e energjisë së Procesit të Berlinit për diskutuar për këtë çështje.

Eksperti për Ballkanin Perëndimor, Florian Bieber, thotë për DW se marrëveshjet që do të nënshkruhen janë një përpjekje për të sinjalizuar se Procesi i Berlinit është i orientuar më shumë drejt sukseseve konkrete. Por Bieber thotë se sfida më e madhe qëndron te jetësimi i tyre. “Ka pasur shumë memorandume dhe vendime gjatë 8 viteve të fundit, por ato shpesh janë zbatuar vetëm pjesërisht, sepse askush nuk e ka kontrolluar zbatimin e tyre. Vendi pritës përkatës shpesh ka vensour një agjendë të re dhe u ka vënë vijën të gjitha marrëveshjeve të bëra më parë”, tha Bieber./DW
“Nëse do të më duhet ta them me përqindje, mendoj se ka 30...
The quiet of the evening is broken by the crack of a Kalas...
Polls after the vote in Israel show that former Prime ...
A San Francisco judge has ordered the man accused of break...
The leaders of the Western Balkans will sign three agr...
Afghan special forces soldiers who fought alongside US...
Një marrëveshje e arritur në tetor mes Turqisë dhe Lib...
German industry faces high energy costs and persistent...
The spokesman of the Ministry of Foreign Affairs of Uk...
Kosovo authorities on Tuesday began issuing warnings a...
Dhuna politike ka trazuar atmosferën në prag të zgjedh...
In Tuesday's election in Israel, the fifth since 2019,...
Some dictators are significantly overestimating economic g...
Më 1 nëntor, Izraeli mban zgjedhjet e pesta në më pak se k...
North Korea has threatened the United States with "forcefu...
Finnish Prime Minister Sanna Marin on November 1 asked Hun...
British Home Secretary Suella Braverman said the country f...
Italy's new government, led by Giorgia Meloni, has said it w...
Miliarderi rus, Oleg Tinkov, ka hequr dorë prej shtetësisë...
Kushtet shumë të vështira në të cilat u krye operacioni i ...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred today in Dhërmi. According to in...
The Police Supervision Agency has announced the security m...
A 21-year-old man has been arrested after, together with a...
Fier Police have conducted an operation where they have cr...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Former Hungarian Prime Minister Viktor Orban was re-electe...
US President Donald Trump has stated that a deal with Iran...
US President Donald Trump and Ukrainian President Volodymy...
The US has deported a group of migrants to the Central Afr...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...
Business lending has increased in the first half of this y...