Gjermani/ Numri i mjekëve të huaj më i madh se kurrë më parë
Numri i mjekëve pa pasaportë gjermane ka arritur nivel...

Franca pritet të përfshijë të drejtën e abortit në Kushtetutën e vet të hënën, në një Kongres të rrallë parlamentar në Pallatin e Versajës, pas miratimit të projektligjit në Senat.
Nëse Kongresi e miraton vendimin, Franca do të bëhet vendi i vetëm në botë që e mbron qartë të drejtën për t’i dhënë fund një shtatzënie.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, është zotuar vitin e kaluar se do ta përfshijë të drejtën e abortit – hap ligjor në Francë prej vitit 1974 – në Kushtetutë, pasi Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara e pati përmbysur më 2022 ligjin që e mundëson këtë procedurë.
Aktualisht është në dorën e secilit shtet në SHBA që të vendosë për ndalim apo lejim të procedurës.
Dhoma e ulët e Parlamentit të Francës e ka miratuar me shumicë vendimin që e bën abortin “liri të garantuar” në Kushtetutë.
Përmes një votimi historik më 28 shkurt, më shumë se 80 për qind e votuesve në Senatin e dominuar prej konservatorëve ia kanë dhënë dritën e gjelbër projektligjit.
Tani dokumenti pritet të kalojë edhe në fazën e fundit në një takim të rrallë që zhvillohet të hënën.
Tre të pestat e deputetëve do të duhet të votojnë për projektligjin, në mënyrë që ai të miratohet.
Vendimi i parë ndonjëherë i tillë
Leah Hoctor, prej Qendrës për të drejta të riprodhimit, ka thënë se votimi do të jetë historik.
“Nëse liria për të vendosur për të pasur abort përfshihet në Kushtetutën e Francës, kjo do të jetë dispozita e parë e tillë kaq e qartë ligjore në Evropë dhe në botë”, ka thënë ajo.
Kili e ka përfshirë të drejtën për abort në një draft më 2022, mirëpo votuesit në referendum nuk kanë votuar për miratim të tij.
Disa shtete aludojnë se e gëzojnë këtë të drejtë. Kushtetuta e Kubës u garanton grave “të drejtat seksuale dhe ato të riprodhimit”.
Edhe disa shtete të Ballkanit kanë trashëguar versione të Kushtetutës së ish-Jugosllavisë që përcaktonte se është e drejtë e njeriut për të vendosur “për lindjen e një fëmije”.
Shtetet e tjera e përmendin abortin në Kushtetutë, mirëpo e lejojnë vetëm në situatë të caktuara”, ka thënë Hoctor.
Në Kenia, shembull, Kushtetuta thotë që “aborti nuk është i lejuar përveç nëse profesionistët e trajnuar shëndetësorë vlerësojnë se ekziston nevojë urgjente për trajtim, ose nëse shëndeti i nënës është në rrezik, ose nëse lejohet me ndonjë ligj tjetër”.
Vendim historik?
Aborti është legalizuar në Francë më 1974 përmes një ligji të shtyrë përpara prej Simone Veilit, atëbotë ministre e Shëndetësisë, një grua ikonë për të drejta të grave. Ajo ka vdekur më 2018.
Pjesa më e madhe e popullit francez e përkrah vendimin për të siguruar një mbrojtje shtesë për këtë drejtë.
Një sondazh i kryer prej kompanisë franceze IFOP, në nëntor të vitit 2022, ka gjetur se 86 për qind e popullit francez e përkrah idenë e përfshirjes së ligjit në Kushtetutë.
Politikanët e krahut të majtë dhe ata të qendrës e kanë mirëpritur reformën, derisa senatorët e krahut të djathtë kanë thënë privatisht se ndihen nën presion për ta miratuar atë.
Një deputete ka thënë se vajzat e saj nuk do ta vizitonin më kurrë për Krishtlindje, nëse ajo nuk do të votonte për projektligjin.
Macron e ka cilësuar votën e 28 shkurtit në Senat si “hap vendimtar” dhe menjëherë ka kërkuar mbledhjen e Kongresit parlamentar – një grup deputetësh prej dy dhomave të Parlamentit - të hënën.
Herën e fundit kur është bërë thirrje për ndryshim të Kushtetutës ka qenë viti 2008, kur deputetët i kanë miratuar disa reforma nën presidencën e Nicolas Sarkozy-t.
Në mesin e atyre ndryshimeve ka qenë kufizimi i mandateve presidenciale në dy të? tillë, si dhe mbrojtja dhe pavarësia më e madhe për mediat./REL
Numri i mjekëve pa pasaportë gjermane ka arritur nivel...
German Defense Minister Boris Pistorius has called for...
Nikki Haley has won the Republican primary in Washingt...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu criticized a cab...
United States diplomatic envoy Amos Hochstein will visit B...
Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump gjatë fushatës së prim...
Germany's government wants to change European Union regula...
In an interview of the French Foreign Minister, Stephane S...
Elections for power in Serbia's capital will be held later...
Criticisms have increased in the debate about the compulso...
Yemen's Houthis, backed by Iran, vowed on Sunday to contin...
Heavy snowstorms have engulfed parts of California and Nev...
Pakistan's parliament has elected Shehbaz Sharif as the co...
The United States began airdropping emergency humanita...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky has said that he is...
Israel has accepted the framework of a Gaza ceasefire and ...
The United States has made the first humanitarian aid deli...
The candidate of the Albanian opposition for president in ...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky has called on the W...
Ish-presidenti i burgosur i Guatemalës, Otto Perez, në një...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...