Hungaria kërkon të heqë 9 persona të afërt me Putinin nga lista e sanksioneve të BE-së
Hungaria po tenton edhe një herë të dobësojë sanksione...

Déjà-vu! Këtë e kemi parë edhe njëherë: Ukraina dhe partnerët në lindje vështrojnë me nervozitet në rritje rinformimin e trupave ruse, si në Bjellorusi dhe vrasin mendjen se ku dhe kur do të godasë Putini. Gati një vit pas luftës në Ukrainë kjo është pjesë e taktikës së tij të goditjes. Gjermania edhe njëherë po vendoset nën presion gjithnjë e më të madh për dërgimin e më shumë armëve, në një kohë që Britania e Madhe merr iniciativën dhe si vendi i parë i NATO-s do të dërgojë tanke luftarake. Kritika ndaj Berlinit është rritur, në twitter ofendimi i Gjermanisë është sërish në modë. Problemet e vjetra të Europës lindore dhe Gjermanisë kërcënojnë të rihapen sërish. Kjo të kujton gjendjen në janar shkurt 2022, kur Estonia donte të dërgonte tanke artilerie nga rezervat e RDGJ-së, kurse Berlini bllokonte, dhe vetëm pas marshimit rus në Ukrainë ra dakord.
Zhdavaritje e dyshimeve të fundit ndaj besueshmërisë së gjermanëve
Pika kryesore e debatit këtë herë është produkti më i njohur dhe më i kërkuar i industrisë gjermane të armëve, tanket Leopard 2. Ai është ndërkohë një simbol. Kievi i drejton prej muajsh lutje Berlinit për këto tanke e deri tani dëgjon përgjigje negative. Zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck bëri të qartë, se Berlini nuk do të bllokonte, nëse vendet e tjera duan të dërgojnë tanke. Polonia dhe vende të tjera të NATO-s, si edhe Finlanda janë gati të dërgojnë tanket e veta Leopard 2 në Ukrainë, por kanë nevojë për këtë për miratimin e Gjermanisë, vendit ku u zhvilluan armët.
Në fillim të sulmit rus ndaj Ukrainës, Berlini u kritikua shumë për qëndrimin hezitues. Ky rezervim dhe ndërtimi i gazsjellësit Nord Stream 2 ishin gabimet më të mëdha gjermane para sulmit rus. Që nga kjo kohë Gjermania e korrigjoi kursin e saj - ajo i dha fund varësisë nga furnizimet energjitike ruse, Ukraina u furnizua me armë. Vetëm para pak javësh, Berlini bëri të ditur, se do të dërgojë tanket mbrojtës Marder dhe sistemin antiraketor Patriot në Ukrainë. Tanket Leopard 2 janë një shans të hiqen edhe dyshimet e fundit për besueshmërinë gjermane, për korrigjimin e gabimeve të shkuara dhe mbylljen e këtijn kapitulli.
Shans për ministrin e ri të Mbrojtjes, Pistorius
Berlini duhet ta japë miratimin dhe do ta japë. Presioni po rritet, shenjat për këtë po shtohen, është vetëm çështje kohe. Shtyrje të tjera pa një humbje të madhe të imazhit të Gjermanisë janë gati të pamundura. Pas njoftimit të Britanisë së Madhe, ky nuk do të ishte më veprim i veçuar, të cilin kancelari Scholz e refuzon duke respektuar dyshimet në popullsi. Në një artikull parimor për revistën "Foreign Affairs" në dhjetor, Olaf Scholz schkroi, se Gjermania është gati "të marrë përgjegjësinë si një nga garantet kryesore të sigurisë në Europë." Ai premtoi trajnimin e forcave ukrainase të sigurisë dhe pajisjen e tyre.
Miratimi për tanket Leopard 2 do të ishte një hap i rëndësishëm në këtë drejtim: sa më shpejt, aq më mirë. Rasti tjetër do të ishte takimi i ministrave të Mbrojtjes për ndihmën ndaj Ukrainës në fund të kësaj jave në bazën amerikane në Gjermani, Rammstein. Ministri i ri i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka shansin unik të shkojë me një njoftim historik për dhënien e dritës së gjelbër për tanket Leopard. Ukraina dhe partnerët e saj nuk kanë shumë kohë, faza më brutale dhe e përgjakshme e luftës është ende përpara. Gjermania nuk mund të jetë më hezituese./DW
Hungaria po tenton edhe një herë të dobësojë sanksione...
Në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg ës...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miro...
The Specialized Prosecutor's Office has said that it is re...
The Minister of the Interior of Ukraine, Denys Monasty...
Until 2 months ago, one of the main questions facing the w...
Policia gjermane njoftoi se aktivistja e klimës Greta Thun...
Shtëpia e Bardhë tha të martën se do t'i përgjigjet në mën...
The United States will invest $50 million (46 million ...
The New Year has started with a lot of trouble for Cha...
Prokurori federal i Belgjikës tha të martën se ish-anë...
Një kandidat i dështuar republikan, për të cilin autor...
Ka arritur në 44 numri i viktimave si pasojë e sulmit të R...
Ndërsa Forumi Ekonomik Botëror vjetor po zhvillon punimet ...
NATO ka dislokuar sot avionë survejimi në Rumani. Tre ...
Serbian President Aleksandar Vučić said Russia should ...
US Army General Mark Milley traveled near the border b...
A former commander of the Russian mercenary group Wagn...
Për herë të parë në dekada, Kina ka më pak banorë krah...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz pritet të emërojë një z...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
A magnitude 6.1 earthquake was recorded about 118 kilomete...
The Central Election Commission (CEC) plans to announce th...
The party of Armenian Prime Minister Nikol Pashinyan has w...
US President Donald Trump held a telephone conversation wi...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...