web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Analysts: Report of the Commission on the attack on the Capitol, historical

2022-12-23 16:27:12, Kosova & Bota CNA

Analysts: Report of the Commission on the attack on the Capitol, historical

The US Congressional Commission that investigated the January 6, 2021 attack on the Capitol, published yesterday the full version of the final investigation report. After a year and a half of work and the testimony of more than a thousand witnesses, lawmakers point out that former President Donald Trump played a key role in encouraging the effort to overturn the results of the 2020 election.

Pothuajse dy vjet pas sulmit më të rëndë ndaj Kapitolit që prej dy shekujsh, ligjvënësit amerikanë publikuan raportin e tyre përfundimtar mbi ngjarjet e asaj dite – duke arritur në përfundimin se ish-Presidenti Donald Trump inkurajoi në mënyrë aktive sulmin.

"Për 187 minuta, ai shpërfilli në mënyrë aktive detyrimin e tij kushtetues që ligjet të zbatohen me besnikëri, siç e kemi vërtetuar nga muaj të tërë hetimesh, kjo për shkak se turma synonte atë që dëshironte Presidenti Trump - të pengonte transferimin paqësor të pushtetit", u shpreh ligjvënësja demokrate Elaine Luria.

Raporti përmban dëshmi dhe dokumente të papublikuara më parë.

"Është historik fakti që publiku mund të shohë të dokumentuara ngjarjet e asaj dite, ashtu siç është bërë me raportin e Komisionit për 11 shtatorin. Është një dokumentim historik, që synon të paraqesë sa më saktë faktet e asaj dite", thotë profesori i Universitetit “George Washington”, Jon Lewis.

Bazuar në provat e mbledhura, komisioni i ka rekomanduar Departamentit të Drejtësisë të ngrejë akuza penale ndaj ish-presidentit Trump– hera e parë që kjo ndodh në historinë amerikane.

"Një nga parimet thelbësore të sistemit demokratik amerikan, që e ka bërë kaq të qëndrueshëm, është se presidenti i ri dhe qeveria e tij, në përgjithësi nuk përpiqen të ndëshkojnë një ish-president. Kështu, ideja e një përpjekjeje për ndjekur penalisht një ish-president është e panjohur në historinë amerikane. Fakti që kjo po bëhet në këtë rast, tregon se sa të skajshme ishin veprimet e ish-presidentit Trump."

Zoti Trump e ka kritikuar komisionin gjatë gjithë hetimit të tij dhe tha të hënën se kërkesa për akuza penale e forcon atë.

Më shumë se 930 individë janë ndjekur penalisht për përfshirje në sulm – dhe megjithëse sipas raportit shumë vetë kanë shprehur keqardhje për përfshirjen, analistët e ekstremizmit thonë se lëvizje me ideologji të tilla vazhdojnë.

"Siç shihet nga grupet ‘Oathkeepers’ dhe ‘Proud Boys’ sot, këto organizata vazhdojnë të përqafojnë teoritë e tyre konspirative dhe pikëpamjet e tyre rreth ngjarjeve të 6 janarit", thotë prof. Lewis.

Raporti dokumenton gjithashtu dështime të shumta nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe zbulimit për të parashikuar kërcënimet që vijnë nga ekstremizmi i brendshëm.

"Paraqet një rrezik shumë të madh për vendin fakti që terroristë të brendshëm, njerëz që duan të përmbysin sistemin politik amerikan, ekzistojnë në një numër të madh në Shtetet e Bashkuara. Ata nuk e pranojnë sundimin e ligjit. Ata nuk pranojnë fakte. Ata nuk i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve. Dhe janë të gatshëm të ngrenë armët kundër Shteteve të Bashkuara", thotë prof. Berman.

The publication of the report marks the end of the commission's work. The US Department of Justice is conducting its own investigation into the events of January 6, which will likely affect the decision on whether or not criminal charges will be filed against former President Trump./ VOA





Lajmet e fundit nga