Katër skenarë për një botë kaotike gjatë dy viteve të ardhshme
Fjalimi i fundit i udhëheqësit kinez Xi Jinping në Kongres...

Ndoshta evropianët nuk frymëzohen vetëm nga Afërdita (Perëndesha e Dashurisë). Në një shfaqje të rrallë të unitetit dhe vendosmërisë, ata po dërgojnë në Ukrainë sasi të mëdha armësh të avancuara, po e zgjerojnë NATO-n, dhe po i japin fund varësisë së tyre ndaj gazit rus, duke e shtuar presionin ekonomik ndaj Moskës.
Me përjashtimin e kritikueshëm të Hungarisë së Viktor Orban, aleatët tanë evropianë duken të vendosur të pengojnë përpjekjen brutale të presidentit rus Vladimir Putin për ta copëtuar Ukrainën, apo për ta fshirë atë nga harta. Për habinë e shumë amerikanëve, aleanca e vjetër transatlantike ka filluar të duket sërish si një aset strategjik.
Suedia dhe Finlanda, që ishin rreptësisht neutrale gjatë Luftës së Ftohtë, po i bashkohen tashmë NATO-s. Kjo lëvizje do ta përballë Putinin me një kufi të ri verior prej gati 1300 km me aleancën mbrojtëse që ai e urren, dhe për të cilën pretendon në mënyrë të rreme se përbën një kërcënim ekzistencial për Rusinë.
Por ndryshimi më i dukshëm në sjelljen e Evropës ka ndodhur në Gjermani. I tronditur nga pushtimi i dytë i Putinit në Ukrainë në fund të shkurtit, kancelari Olaf Sholc shpalli një “Zeitenwende” - një pike kthese - në raport me lëvizjen gati pacifiste të diplomacisë gjermane të pas Luftës së Ftohtë.
Në vend të ndihmës së zakonshme humanitare, ai premtoi se do t’i dërgonte Kievit armë për vetëmbrojtje, dhe se do të rriste me 100 miliardë dollarë në vit shpenzimet ushtarake të Gjermanisë. Kjo masë do ta afronte Gjermaninë me udhëzimin e NATO-s, që të gjithë anëtarët të shpenzojnë çdo vit të paktën 2 për qind të PBB-së në vit për mbrojtjen.
Pra agresionet seriale të Putinit ia dolën mbanë aty ku dështuan 4 vite kërcënime nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.

Kjo do të ishte një punë shumë e madhe, gjithnjë nëse Sholc do të zbatojë planin deri në fund. Dhe do të sinjalizonte fundin e politikës së Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, atë të rezervimit strategjik dhe mbështetjes tek fuqinë ushtarake të SHBA-së për të ruajtur paqen në Evropë.
Kjo politikë ishte e kuptueshme në dritën e pendimit të gjermanëve për fillimin e luftës më shkatërruese në histori dhe organizimin e Holokaustit. Por pas 77 vitesh paqe dhe qytetarie të mirë globale, nuk ka më kuptim që ekonomia më e fortë dhe kombi më i populluar i Bashkimit Evropian të ketë një rol tejet modest në garantimin e sigurisë evropiane.
Por a është Gjermania gati të udhëheqë? Kjo ishte pyetja që bënë të gjithë në samitin e fundit të Qeverisjes Progresive në Berlin, ku mora pjesë edhe vetë. Që nga shembja e Bashkimit Sovjetik, Gjermania është vetëquajtur si një kolos ekonomik dhe i fuqisë së butë, që ndjek një version diplomatik të “sinjalizimit të virtytit”.
Ajo ka mbrojtur të drejtat e njeriut, ndërtimin e konsensusit shumëpalësh dhe ligjin ndërkombëtar, ndërsa është distancuar nga përdorimi i forcës ushtarake për frenimin e shteteve agresore, për të ruajtur rendin dhe për parandaluar dhunën gjenocidale.
Që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990, ka qenë një aksiomë e elitave qeverisëse të vendit, që marrëdhëniet e përzemërta me Rusinë të jenë pjesë përbërëse e paqes dhe stabilitetit të Evropës. Interesi ekonomik vetjak e përforcoi këtë pikëpamje, ndërsa Gjermania u bë e varur nga nafta dhe gazi rus për të furnizuar bazën e saj të fuqishme prodhuese.
Kjo varësi u thellua më tej pas katastrofës së Fukushimës në Japoni në vitin 2011, e cila e nxiti kancelaren e atëhershme Angela Merkel të shpallte me nxitim planin për mbylljen e centraleve bërthamore të Gjermanisë.

Tani shumë gjermanë po e rivlerësojnë me keqardhje qëndrimin e tyre tejet tolerant ndaj Putinit, si dhe mbështetjen zyrtare për rrjetin e gazsjellësit “Nord Stream” nën Detin Baltik që çon gazin rus në Gjermani dhe vende të tjera të BE-së. “Regjimi rus përreth Putinit ishte bërë gjithnjë e më represiv dhe agresiv, madje edhe revizionist. Në kërkimin tonë për konsensus më Moskën, ne e shpërfillëm atë që na ndante me të”- e pranoi Lars Klingbeil, një udhëheqës i lartë i Partisë Socialdemokrate (SPD) të Sholc, në një fjalim të mbajtur javën e kaluar
Shols është kritikuar nga Kievi por edhe koalicioni i tij qeverisës për ritmin e ngadaltë të dërgesave të armëve, si dhe për mos-dërgimin e tankeve “Leopard” që ka kërkuar me ngulm Ukraina. Kancelari është justifikuar se kjo do të rrezikonte përshkallëzimin e krizës në Ukrainë në një konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak midis Gjermanisë dhe Rusisë.
Megjithatë, qeveria ka filluar të dërgojë në Ukrainë sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar Kievin t’i kundërvihet breshërisë së raketave ruse që synojnë infrastrukturën jetike të energjisë dhe transportit, si dhe objektivat civile.
Por shkalla relativisht modeste e ndihmës ushtarake të Gjermanisë nuk ka kaluar pa u vënë re në Evropë apo Uashington. Berlini i ka dërguar deri tani Ukrainës rreth 1.2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake. Kjo shumë e vendos atë shumë prapa kontributeve të Britanisë së Madhe dhe Polonisë, dhe është shumë e vogël krahasuar me 27 miliardë dollarët që ka dhënë deri tani Amerika në dërgesa armësh.
Partnerët e SPD-së në qeverinë e koalicionit të Sholc, të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë, po i bëjnë presion atij që të bëjë më shumë në këtë drejtim. Robin Vagener, një udhëheqës i politikës së jashtme të të Gjelbërve, dhe 23 parlamentarë të tjerë i bënë thirrje qeverisë javën e kaluar që “t’i dërgojë Ukrainës furnizime të cilësisë më të lartë të pajisjeve dhe armëve për të çliruar zonat e pushtuara në mënyrë të paligjshme nga Rusia”.

Ndërsa mbrojti vendimin e Berlinit për të mos dërguar tanket e tij kryesore në Ukrainë, Volfgang Shmid, një këshilltar i lartë i Shols, e krahasoi Gjermaninë me një “adoleshente”, duke kërkuar durim derisa ajo të “rritet” për të marrë një rol udhëheqës për sigurinë e Evropës. “Kur flitet për politikën e sigurisë, ne nuk jemi ende të rritur. Në vitet e adoleshencës, ka shumë hormone, ka shumë teprime dhe entuziazëm, por nuk jeni shumë të sigurt mbi veten tuaj dhe nuk e dini se ku është vendi juaj në shoqëri”- deklaroi ai në Samitin Progresiv.
Shtetet e Bashkuara kanë një interes të madh në daljen e shpejtë të Gjermanisë nga faza e “adoleshencës”. Në rast se Gjermania i qëndron kursit të saj të ri të “Zeitenwende” (kthesës historike) dhe merr udhëheqjen në fushën e sigurisë në përpjesëtim të drejtë me madhësinë dhe pasurinë e saj, ajo do ta arrijë të kthejë me vendosmëri ekuilibrin e fuqisë në Evropë drejt NATO-s dhe BE-së.
Kjo do të përbënte më në fund një “ndarje reale të barrës”, duke i dhënë mundësi Uashingtonit të përqendrohet tek ngritja e shpejtë ushtarake e Kinës dhe nevoja për të ruajtur një ekuilibër të favorshëm të fuqisë së saj në rajonin e Paqësorit. Për më tepër, do të mbronte nga rreziku që një Kongres i kontrolluar nga republikanët të realizojë dëshirën më të madhe të Putini: frenimin e ndihmës së SHBA-së për Ukrainën.
For Americans and Europeans, it is time to revisit Lord Ismay's old motto on NATO's raison d'être. Now his goal is still to "keep the Russians out and the Americans in Europe", but more to keep the "Germans down".
Note: Will Marshall president and founder of the Progressive Policy Institute (PPI).
Translated and adapted by CNA.al
Fjalimi i fundit i udhëheqësit kinez Xi Jinping në Kongres...
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar 10 zyrtarë irania...
Synimet e Finlandës dhe Suedisë për t’u bërë anëtarë t...
Rezervistët e mobilizuar që presidenti rus, Vladimir P...
Kosova dhe Serbia ndodhen në një fazë të re dialogu, n...
Gjermania po planifikon legalizimin e kanabisit. Mini...
Russia's accusations that Ukraine is preparing to use ...
Banka Botërore ka paralajmëruar se qeverive u kushton ...
Një njoftim i fundit se takimi ministerial franko-gjerman ...
South Africa said it will allow a sanctioned Russian oliga...
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë paral...
American companies, which are developing a new generation ...
A possible compromise is looming in the dispute within the...
Officials working for Moscow's local administration, a...
Shërbimi norvegjez kundër spiunimit ka arrestuar një b...
Ukraine's nuclear power operator said on Tuesday that ...
Kryeministrja e re italiane, Giorgia Meloni, e ka prez...
Law enforcement officials in the United States have charge...
Iranian President Ebrahim Raisi has accused the United Sta...
Russian missiles and Iranian-made drone strikes have destr...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 25-year-old man was found dead in his Astir apartment in...
An explosion with explosives occurred in the early hours o...
A serious incident is reported to have occurred in the ear...
A road accident occurred today in Dhërmi. According to in...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
China has surpassed Russia as the largest foreign direct i...
The counting process of mail-in ballots continues at the K...
United States President Donald Trump has said that a deal ...
Japan is planning to send a delegation to Greenland this s...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...