SHBA-ja shton sanksionet ndaj Qeverisë iraniane për shtypje të protestave
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar 10 zyrtarë irania...

Fjalimi i fundit i udhëheqësit kinez Xi Jinping në Kongresin e Partisë Komuniste mund të jetë një nga më të rëndësishmit e dekadës. Ai i tha audiencës kineze - por edhe botës - se do të vazhdojë politikat e tij të rritjes ekonomike me “Zero Covid”, dhe se Pekini është më i vendosur se kurrë për t’u ribashkuar me Tajvanin, në mënyrë paqësore nëse është e mundur, dhe me forcë nëse është e nevojshme.
Ne po jetojmë një moment të përçarjeve të mëdha gjeopolitike dhe të një pasigurie ekonomike të jashtëzakonshme, të mishëruar nga deklaratat e Xi. Është e qartë se bota nuk po kthehet në statuskuonë para shfaqjes së Covid-19. Përkundrazi, një kombinim i forcave themelore e ka përmbysur rendin e mëparshëm botëror, dhe ka sjellë një periudhë kaosi.
1. Lufta e Rusisë në Ukrainë

Trupat ruse jo vetëm që nuk arritën ta nënshtrojë shpejt Kievin, siç kishte supozuar Kremlini po ashtu edhe shumë analistë perëndimorë, por Rusia ka gjithnjë e më shumë gjasa ta humbë luftën, dhe kjo pavarësisht mobilizimit të rezervistëve dhe kërcënimeve bërthamore.
Kjo për tre arsye. Së pari, guximi i jashtëzakonshëm i popullit, forcave të armatosura dhe udhëheqësve ukrainas. Së dyti, kaos i plotë në kampin rus. Dhe së treti, uniteti i jashtëzakonshëm në Perëndim, që i ka siguruar ushtrisë ukrainase armë, trajnime dhe inteligjencë të sofistikuar, në një kohë që e ka dëmtuar gradualisht ekonominë ruse nëpërmjet bojkoteve dhe sanksioneve.
Por ky uniteti përballet me testin e tij më të madh këtë dimër, në rast se furnizimet me gaz do të jenë të pakta dhe nëse çmimet e larta të energjisë do të përshpejtojnë recesionin ekonomik. Qeveri të caktuara evropiane mund të luhaten në qasjen e tyre ndaj Ukrainës nëse përballen me votues të zemëruar dhe që vuajnë nga të ftohtit. Sigurisht, varësia nga gazi rus është përgjegjësi e vetë Evropës. Deri në vitin 2014, vetëm rreth 20 për qind e gazit që konsumonte BE-ja ishte rus. Ndërkohë në fillim të vitit 2022, kjo normë arriti në gati 40 për qind.
2. Marrëdhëniet SHBA-Kinë

Për 4 dekada që pas vizitës historike të presidentit amerikan Riçard Nixon në Kinë në vitin 1972, SHBA-ja ka synuar të ketë marrëdhënie më të mira me Pekinin nëpërmjet integrimit më të ngushtë ekonomik. Por gjërat nisën të ndryshojnë gjatë mandatit të dytë të Barak Obamës, në kundërpërgjigje të qëndrimit agresiv të Xi Jinping brenda dhe jashtë vendit, përpara se të shpërthente lufta tregtare midis dy vendeve në kohën e Donald Trump.
Ndërkohë edhe administrata Bajden e ka përshpejtuar kalimin nga bashkëpunimi në përplasje me Kinën, nëpërmjet aleancave të përforcuara të sigurisë në rajon me vende si Australia, kontrolleve të eksportit mbi teknologjitë të avancuara si mikroprocesorët, si dhe angazhimeve për mbrojtjen e Tajvanit.
3. Populizmi

Një nga arsyet pse politika e SHBA-së ndaj Pekinit nuk ka gjasa të zbutet është se Kina është një nga temat e pakta mbi të cilën bie dakord elektorati amerikan tejet i polarizuar. Në vitin 2011, vetëm 36 për qind e amerikanëve e shihnin Kinën në mënyrë të pafavorshme, dhe 51 për qind kishin një pikëpamje të favorshme.
Ndërsa këtë vit, 82 për qind e shohin negativisht, një nivel që është më i lartë vetëm në Suedi, Japoni dhe Australi. Ndërkohë votuesit tek të gjitha demokracitë perëndimore, janë gjithnjë e më shumë mosbesues ndaj globalizimit. Për shkak të pabarazisë ekonomike në rritje, shumica e qytetarëve në 28 ekonomitë kryesore thanë për institutin kërkimor “Edelman” në vitin 2017 se “globalizimi po na çon në drejtimin e gabuar”.
Ndaj mbështetja për demokracinë është dobësuar ndjeshëm, sidomos tek të rinjtë. Kjo ka ndihmuar ardhjen të pushtet në populistëve, Viktor Orban në Hungari, Zhair Bolsonaro në Brazil dhe së fundmi Xhorxhia Meloni në Itali. Mos harroni se Italia kishte shkallën e dytë më të lartë në botë të pakënaqësisë ndaj demokracisë në një sondazh të vitit 2021, ku lista kryesohej nga Greqia.
4. Inflacioni

Pakënaqësia e madhe ndaj rendit ekzistues politiko-ekonomik gjallonte edhe përpara se inflacioni të arrinte nivele të papara në 4 dekada. Duke rritur normat bazë të interesit si përgjigje, Rezerva Federale e SHBA-së dhe Banka Qendrore Evropiane pranojnë se mund
të shkaktojnë një recesion. Shumica e analistëve tani e presin një të tillë vitin e ardhshëm.
Por frika edhe më e madhe është nga stagflacioni - kur rritjet e normave të interesit e ndalin rritjen ekonomike, gjë që çon në një papunësi në rritje, pa arritur të ulin ndjeshëm inflacionin.
Katër skenarët
Së pari mund të kemi një rimëkëmbje ekonomike ashtu si në vitet 1920 pas shkatërrimeve të Luftës së Parë Botërore, por në dallim nga ajo kohë. Së dyti mund të kemi një situatë të ngjashme me fillimin e viteve 1980, kur veprimi vendimtar i kryetarit të atëhershëm të Rezervës Federale të SHBA, Pol Volker, e uli inflacionin dhe pas një recesioni të shkurtër, rifilloi rritja ekonomike dhe lulëzoi tregu i aksioneve.
Megjithatë, në skenën ndërkombëtare, gjërat ishin më pak rozë. Zbutja e raporteve Uashington-Moskë gjatë 1970 mori fund me bojkotin përkatës të Lojërave Olimpike të viteve 1980 dhe 1984, lufta në Afganistan dhe një garë e re e armëve bërthamore.
Së treti mund të kemi një situatë të ngjashme me vitet 1970. Ata përmenden shpesh sot si shembull i stagflacionit, me çmimet në rritje, papunësinë e lartë dhe një garë të fortë për të gjetur punë. Por tensionet globale ishin zbutur, të paktën mes superfuqive.
Skenari i katërt janë vitet 1930, një dekadë tjetër e shekullit XX e karakterizuar nga papunësia e lartë, rritja e ulët dhe krizat ekonomike. Fashizmi i rrëzoi demokracitë e reja, tensionet globale u përshkallëzuan dhe bota përjetoi një katastrofë që mbetet e veçantë në historinë njerëzore.
Sot bota është shumë e ndryshme nga dekadat në këto skenarë. Teknologjia ka krijuar një lidhje të paprecedentë. Palët e interesuara janë bërë shumë më të fuqishme, dhe zinxhirët e furnizimit global dhe sistemet financiare e kanë rritur shumë ndërvarësinë ekonomike.
Por është më e rëndësishme që udhëheqësit e biznesit, qeveritë dhe individët ta kuptojnëse rendi i mëparshëm botëror është zhdukur.
Organizatat më të qëndrueshme do të jenë ato që marrin vendime në bazë të një synimit të qartë, vlerave të forta, strategjive apo planeve të veprimit fleksibël. Globalizimi nuk do të marrë fund papritmas, por kompanitë do të marrin gjithnjë e më shumë vendime që shkojnë përtej kërkimit të furnizuesit më të lirë apo tregut të ri më të madh.
Shënim:David Bach, profesor i strategjive dhe ekonomisë politike në Instituti Ndërkombëtar për Zhvillimin e Menaxhimit (IMD), Britani.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar 10 zyrtarë irania...
Synimet e Finlandës dhe Suedisë për t’u bërë anëtarë t...
Rezervistët e mobilizuar që presidenti rus, Vladimir P...
Kosova dhe Serbia ndodhen në një fazë të re dialogu, n...
Gjermania po planifikon legalizimin e kanabisit. Mini...
Russia's accusations that Ukraine is preparing to use ...
Banka Botërore ka paralajmëruar se qeverive u kushton ...
Një njoftim i fundit se takimi ministerial franko-gjerman ...
South Africa said it will allow a sanctioned Russian oliga...
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë paral...
American companies, which are developing a new generation ...
A possible compromise is looming in the dispute within the...
Officials working for Moscow's local administration, a...
Shërbimi norvegjez kundër spiunimit ka arrestuar një b...
Ukraine's nuclear power operator said on Tuesday that ...
Kryeministrja e re italiane, Giorgia Meloni, e ka prez...
Law enforcement officials in the United States have charge...
Iranian President Ebrahim Raisi has accused the United Sta...
Russian missiles and Iranian-made drone strikes have destr...
Rishi Sunak do të fillojë zyrtarisht të mbledhë kabinetin ...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 25-year-old man was found dead in his Astir apartment in...
An explosion with explosives occurred in the early hours o...
A serious incident is reported to have occurred in the ear...
A road accident occurred today in Dhërmi. According to in...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
China has surpassed Russia as the largest foreign direct i...
The counting process of mail-in ballots continues at the K...
United States President Donald Trump has said that a deal ...
Japan is planning to send a delegation to Greenland this s...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...