Mobilizimi kaotik i Rusisë/ Ushtarët lihen në të ftohtë, pa pajisje
Rezervistët e mobilizuar që presidenti rus, Vladimir P...

Synimet e Finlandës dhe Suedisë për t?u bërë anëtarë të NATO-s janë vënë në pikëpyetje pasi Turqia i është rikthyer kundërshtive të saj që dy vendet t?i bashkohen aleancës.
Diplomatët finlandezë u takuan me homologët turq të martën në Ankara, siç raportojnë mediat lokale. Takimi shënon përpjekjen më të fundit diplomatike të Helsinkit, për të bindur Ankaranë të mbështesë anëtarësimin e Finlandës në NATO.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka shprehur rezerva ndaj ambicieve të Finlandës dhe Suedisë duke akuzuar dy vendet se kanë strehuar grupet kurde, që Ankaraja i konsideron terroriste. Duke folur në parlament me herët gjatë këtij muaji, zoti Erdogan tha se ai do të ndjekë nga afër angazhimet e Finlandës dhe Suedisë në trajtimin e shqetësimeve turke. Zoti Erdogan tha se Turqia, që ka luftuar terrorizimin për 40 vjet, nuk do të bëjë asnjë lëshim.
Më herët, në tetor, udhëheqësi turk akuzoi Stokholmin se nuk mbajti angazhimet e dhëna ndaj Ankarasë, duke thënë se armiqtë e Turqisë po vazhdonin të vepronin lirisht në Suedi. Zoti Erdogan, megjithatë, tha se është i gatshëm të takohet me kryeministrin e sapozgjedhur të Suedisë, Ulf Kristersson, për të diskutuar kërkesat turke.
Huseyin Bagci, drejtori i Insititutit të Politikavë të Jashtme në Ankara thotë se zoti Erdogan e sheh zgjerimin e NATO-s si një mundësi.
?Erdogan përpiqet të rrisë fuqinë vendimarrëse të Turqisë përmes këtij procesi. Ndoshta në fund ai do të thotë po, por ai duhet të marrë dicka në këmbim. Ndoshta është një akt i llogaritur mirë, ose llogaritë janë bërë gabim, kjo mbetet për t?u parë?, tha zoti Bagci.
Ka njoftime se Suedia ka bërë shumë lëshime që lidhen me sigurinë. Ankaraja kërkon ekstradimin e dhjetëra personave, përfshirë persona me kombësi suedeze, që janë në kërkim nën akuzat për terrorizëm.
Analisti Ilhan Uzgel nga portali i lajmeve Duvar thotë se shqetësim kryesor i zotit Erdogan janë lëshimet nga Uashingtoni.
?Ai po përpiqet t?i përdorë kërkesat për anëtarësim të Finlandës dhe Suedisë për të marrë diçka në këmbim nga Perëndimi. Mund të jetë një takim me Presidentin Joe Biden, mund të jetë blerja e avionëve luftarakë F-16 nga Shtetet e Bashkuara ose mbështetja e jashtme gjatë zgjedhjeve. Diçka që do të ndihmonte zotin Erdogan të forconte pozitat para zgjedhjeve?.
Zoti Erdogan po përballet me rënie të mbështetjes në sondazhet që i paraprinë zgjedhjeve të qershorit të vitit të ardhshëm në Turqi. Analisti Uzgel thotë se Erdogan nuk ka gjasa të heqë dorë nga ndikimi në NATO përpara zgjedhjeve të qershorit.
?Mendoj se ai do ta përdorë këtë forcë, pra të vendimarrjes, deri në zgjedhje. Është një kartë që i nevojitet ta përdorë tani, e që nuk do ta përdorte vetëm nëse merr diçka shumë të rëndësishme nga SHBA. Ai është i përqendruar në fitoren e zgjedhjeve sepse po humbet mbështetjen në vend. Ai duhet të fitojë zgjedhjet, ndaj do bëjë çdo gjë që është në duart e tij, qoftë brenda vendit, qoftë në raport me komunitetin ndërkombëtar, për të mbajtur pushtetin?, thotë Uzgel.
Analistët thonë se zoti Erdogan e di mirë se rezistenca ndaj zgjerimit të NATO-s dhe në veçanti ndaj SHBA-së, pëlqehet nga baza e mbështetësve të tij fetarë dhe nacionalistë. Kjo do të thotë se Finlanda dhe Suedia mund të kenë një rrugë të gjatë përpara deri në anëtarësimin e tyre në NATO./ VOA
Rezervistët e mobilizuar që presidenti rus, Vladimir P...
Kosova dhe Serbia ndodhen në një fazë të re dialogu, n...
Gjermania po planifikon legalizimin e kanabisit. Mini...
Russia's accusations that Ukraine is preparing to use ...
Banka Botërore ka paralajmëruar se qeverive u kushton ...
Një njoftim i fundit se takimi ministerial franko-gjerman ...
South Africa said it will allow a sanctioned Russian oliga...
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë paral...
American companies, which are developing a new generation ...
A possible compromise is looming in the dispute within the...
Officials working for Moscow's local administration, a...
Shërbimi norvegjez kundër spiunimit ka arrestuar një b...
Ukraine's nuclear power operator said on Tuesday that ...
Kryeministrja e re italiane, Giorgia Meloni, e ka prez...
Law enforcement officials in the United States have charge...
Iranian President Ebrahim Raisi has accused the United Sta...
Russian missiles and Iranian-made drone strikes have destr...
Rishi Sunak do të fillojë zyrtarisht të mbledhë kabinetin ...
Kosovo Prime Minister Albin Kurti criticized what he c...
Një mjek gjerman i burgosur për shkak se i dha të dashurës...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 25-year-old man was found dead in his Astir apartment in...
An explosion with explosives occurred in the early hours o...
A serious incident is reported to have occurred in the ear...
A road accident occurred today in Dhërmi. According to in...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
China has surpassed Russia as the largest foreign direct i...
The counting process of mail-in ballots continues at the K...
United States President Donald Trump has said that a deal ...
Japan is planning to send a delegation to Greenland this s...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...