Veliaj's ridiculous lawsuit against prosecutor Ols Dado / Today, the trial at the Administrative Court
Today, the next hearing will take place at the Administrat...
Today, the next hearing will take place at the Administrat...

Gjermania është një nga vendet më të njohura për turizmin për mjekim. Kërkohen jo vetëm operacionet estetike, siç mund të mendohej fillimisht, por edhe trajtimi i sëmundjeve komplekse që tejkalojnë mundësitë e kujdesit ndaj pacientëve në vendet e tyre.
Fushat më të kërkuara mjekësore janë ortopedia, mjekësia interne, kardiologjia dhe kirurgjia. "Sidomos në rastin e sëmundjeve të rralla, pacientët kërkojnë trajtimin më të mirë, i cili më pas mund të kombinohet me një udhëtim në Gjermani. Trajtimi në Gjermani ka edhe arsye prestigji", thotë Mariam Asefi, shefe e departamentit të kërkimit në fushën e turizmit për mjekimin në Bon-Rhein-Sieg.

Arsyet që ndikojnë në uljen e numrit të trajtimeve në Gjermani janë gjithashtu edhe çmimet e naftës, mungesa e stabilitetit të monedhës si dhe zhvillimet reale të pagave, thotë Asefi për DW.
Turizmi për mjekim në rritje në mbarë botën
Udhëtimet për shërbimin mjekësor janë në rritje në mbarë botën si rezultat i globalizimit. Rreth 30 vende janë të përfshira në këtë fushë, ndër to edhe SHBA, Koreja e Jugut, Tajlanda dhe Turqia, si më të njohurat në këtë drejtim. Gjermania ka qenë gjithashtu një nga destinacionet kryesore të këtij lloj turizmi për shumë vite dhe konsiderohet të jetë relativisht e lirë. Në vitin 2020, në Gjermani u trajtuan mbi 65.000 pacientë të huaj nga 177 vende. Nga vendet evropiane, shumica e pacientëve vinin nga Polonia (mbi 10.000) dhe Holanda (pothuajse 6.000). Shumica e pacientëve jashtë BE-së vinin nga Rusia (më shumë se 2.000), Ukraina (rreth 1.400) ose Arabia Saudite (pothuajse 500).
Zvoglimi i numrit të pacientëve nga Rusia

Pavarësisht reputacionit të Gjermanisë si një destinacion kryesor për trajtim mjekësor, kërkesa për klinika gjermane në radhët e pacientëve ndërkombëtarë ka rënë ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit. Mariam Asefi sheh një rënie veçanërisht te pacientët rusë. Në vitin 2020, numri i tyre ra me 34 për qind. Pas pandemisë, kërkesa për trajtim nga vendet e tjera, veçanërisht vendet e BE-së dhe disa vende arabe, u rrit sërish, por jo aq sa për të mbushur boshllëkun që ka lënë mosardhja e pacientëve rusë.
Spitalet e ndjejnë këtë qartë. Për shembull, Spitali Universitar i Freiburgut, i cili ka një departament të posaçëm për pacientët nga vendet jashtë BE. Edhe këtu, numrat kanë rënë ndjeshëm vitet e fundit për shkak të pandemisë dhe kufizimeve të lidhura me udhëtimin. Në vitin 2021, rreth 800 nga rreth 90.000 pacientët e spitalit u trajtuan në këtë departament. Për krahasim: Në vitin 2020 ishin ende 1070. Shumica e tyre vinin nga Ukraina, një e katërta e pacientëve vinin nga Rusia.
Pavionet ndërkombëtare do të shuhen?

Edhe para pandemisë, disa klinika i kthyen shpinën turizmit për trajtim mjekësor. Një zëdhënës i Spitalit Universitar Düsseldorf (UKD) tha për DW se ata nuk kanë kërkuar në mënyrë aktive pacientë nga vendet e tjera për disa vite. Të ardhurat nga kjo fushë veprimi nuk janë më të rëndësishme si dikur. Turizmi për trajtim mjekësor nuk është më një fushë strategjike për UKD.
Diçka e ngjashme mund të vërehet edhe në klinikat e Berlinit Vivantes. Zona "Vivantes International Medicine”, e cila ishte krijuar posaçërisht për pacientët e huaj, është mbyllur më 31 mars të këtij viti, sepse kërkesa po binte dhe mbajtja e saj nuk kishte më leverdi financiare. Më pak se 1.000 pacientë jashtë BE-së u trajtuan në vitin 2020, kryesisht nga Rusia dhe vendet arabe. Në vitet 2016 deri në 2019 kishte rreth 1.200 pacientë.
Pavarësisht reputacionit të mirë të klinikave gjermane në mbarë botën, turizmi për trajtimin mjekësor në Gjermani është në krizë. Është e paqartë se deri në çfarë mase kjo fushë mund të ripërtërihet nga pandemia corona dhe lufta e Ukrainës në vitet e ardhshme. Megjithatë, Mariam Asefi beson në këtë mundësi. "Unë jam një mbështetëse e turizmit për trajtim mjekësor, edhe për Gjermaninë. Sidomos në kohët e globalizimit," thotë ajo./DW
Throughout the month of October, the Euro was exchanged at...
The foreign exchange market closes the week without any su...
Today, the US dollar is bought at 117.9 ALL and sold a...
The Minister of Infrastructure Belinda Balluku has stated ...
Today, ERE announced the increase in the price of energy b...
Pas njoftimit të Entit të Rregullator të Energjisë për rri...
The Energy Regulatory Authority has issued a notice, which...
The government does not stop from the fiscal amnesty initi...
The US dollar and the Euro are sold and bought at the same...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në ...
The US dollar today is bought for less than the Euro and s...
The US dollar has fallen today in the foreign exchange mar...
Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann është për nismën ...
Ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian takohen më 25 ...
The British pound continues to lead the foreign exchange m...
The World Bank has today presented the report on the econo...
PD vijon të denoncojë mangësitë e projekt buxhetit 2023. ...
Konfindustria ka analizuar vlerëson se projekt paketa fisk...
The Euro and the US Dollar start this week unchanged in th...
The Democratic Party reacted again today regarding the 202...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious incident occurred in Fier in the village of Vidh...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...