The decline of foreign currencies deepens / Foreign exchange, April 4, 2024
Today, April 4, 2024, in the foreign exchange market, the ...

Shitjet e pasurive të paluajtshme kanë njohur rritje të fortë edhe në vitin 2023.
Sipas të dhënave të INSTAT, transaksionet e pasurive të paluajtshme arritën në 137 miliardë lekë vitin e kaluar, ose rreth 1.3 miliardë euro. Ky është niveli më i lartë i shitblerjeve i regjistruar ndonjëherë.
INSTAT raporton aktivitetin e pasurive të paluajtshme në treguesin e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), me çmime korente (të përshtatura sezonalisht).
Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se ky aktivitet ka filluar të rritet me shpejtësi pas vitit 2019, që përkon dhe me hovin e lejeve të ndërtimit, sidomos në kryeqytet (shiko grafikun PBB me çmime korente, Aktivitete të pasurive të paluajtshme).
Në 2022 dhe 2023 aktiviteti i pasurive të paluajtshme u rrit me ritme të shpejta, me përkatësisht 11.2 dhe 11.3%, ritmet më të larta nga të gjithë sektorët e tjerë. (shiko grafikun: PBB, Aktivitete të pasurive të paluajtshme, norma e rritjes reale)

Si aktivitetet e pasurive të paluajtshme, ashtu dhe të ndërtimit, që vitet e fundit ka hyrë në një cikël të ri rritjeje, kanë qenë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen ekonomike të 2023. INSTAT bëri të ditur se ekonomia u rrit me 3.44% në 2023-shin.
Të dhënat tregojnë se ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme kanë ndikuar në gati 50% të kësaj rritjeje, ku efekti më i fortë ishte në tremujorin e parë dhe të fundit. (shiko grafikun: Ndikimi i ndërtimit dhe aktiviteteve të pasurive të paluajtshme në rritjen ekonomike). Po sipas INSTAT, aktiviteti i ndërtimit arriti në 235 miliardë lekë, ose rreth 2.2 miliardë euro, me një rritje preale prej 9.7%. Ashtu si pasuritë e paluajtshme, edhe ndërtimi rinisi ciklin pas vitit 2019. (shiko grafikun: PBB me çmime korente, Ndërtimi dhe Aktivitete të pasurive të paluajtshme).
Pesha që zë aktiviteti i pasurive të paluajtshme në ekonomi është në linjë të kundërt me atë që po ndodh me popullsinë e vendit, që në fakt janë dhe blerësit potencialë. Për shkak të plakjes natyrore dhe emigracionit të lartë, popullsia ka hyrë në një cikël tkurrës dhe shtesa natyrore është minimale.
Po ashtu dhe lindjet ranë rënë në nivelet më të ulëta që nga viti 1934, duke sinjalizuar që popullsia do të vijojë të ulet me ritme të shpejta, sidomos nëse emigracioni vijon me ritme të larta.

Një faktor që ka nxitur transaksionet e pasurive të paluajtshme vitet e fundit janë dhe blerjet e të huajve, sidomos në zonat bregdetare. Të dhënat e tjera të Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet e huaja në Aktivitete të pasurive të paluajtshme arritën në 325 milionë euro në 2023.
Kjo shifër është sa 23% e transaksioneve totale në aktivitetin e pasurive të paluajtshme në vend. Banka e Shqipërisë ka sqaruar se i mat blerjet e të huajve përmes të dhënave që merr nga bankat për transaksionet e pasurisë së paluajtshme. Ndonëse regjistrohen si blerje të të huajve, mes tyre mund të ketë edhe emigrantë shqiptarë.
Tregu është nxitur dhe nga rritja e kredisë në sektorin bankar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia e re për blerje banesash e dhënë nga sektori bankar ishte 56 miliardë lekë në vitin 2023 (rreth 520 milionë euro), me një rritje prej 21% me bazë vjetore, ose sa rreth 38% e totalit të transaksioneve të pasurive të paluajtshme.
Si rrjedhojë, blerjet e të huajve dhe kredia për banesa justifikojnë rreth 60% të transaksioneve të pasurive të paluajtshme në 2023.
Një pjesë tjetër mbulohet nga kursimet e individëve, ndërsa operatorët e tregut pohojnë se një faktor ndikues është dhe pastrimi i parave, që është dhe një nga arsyet që ka nxitur rritjen e shpejtë të çmimeve të pasurive të paluajtshme, krahas shtimit të kostove.

Një raport i Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara, që ka bërë një vlerësim të profilit të Shqipërisë në aspektin e zhvillimit urban, strehimit dhe menaxhimit të tokës, nënvizon gjithashtu se rritja e çmimeve mund të jetë ndikuar ndoshta edhe nga pastrimi i parave.
“Zhvillimet formale të organizuara synojnë segmente të banesave me çmime të larta. Deri në 32 për qind e pronave rezidenciale dhe komerciale të shitura në gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 janë blerë nga jorezidentë; pastrimi i parave ndoshta ka qenë një faktor kontribuues i rritjes së çmimeve në Tiranë dhe në zonat bregdetare”, thuhej në raport.
Çmimet e pasurive të paluajtshme janë shtrenjtuar ndjeshëm vitet e fundit, të ndikuara si nga shtimi i kostove, ashtu dhe nga kërkesa e rritur, me një pjesë të transaksioneve që realizohen edhe cash.
Sipas të dhënave të indeksit të “Keydata Albania”, një publikim nga Çelësi Media Group në Tiranë, çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve për metër katror deri në fund të muajit dhjetor 2023 arriti në 1,548 euro nga 1,095 euro në tremujorin e parë të 2021, me një rritje prej 41%.

Në periferi të Tiranës çmimet kanë arritur në rreth 1000 euro/m2, brenda vijës së verdhë dhe tek Komuna e Parisit në 1500-2500 euro, afër liqenit i kanë kaluar 3 mijë euro, ndërsa në kullat në qendër arrijnë deri në 6 mijë euro/m2.
Ritmet e rritjes së çmimeve të apartamenteve janë shumë më të larta se të të ardhurave, teksa Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të ardhurat e matura sipas fuqisë blerëse.
Numbeo, një database e të dhënave llogarit që Tirana është e 13-a më e shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse. E krahasuar me të ardhurat që marrin banorët, çmimet në Tiranë janë më të shtrenjta se në Romë, Vjenë, Barcelonë, Stokholm, Berlin etj./ Monitor.al

Today, April 4, 2024, in the foreign exchange market, the ...
The strengthening of the Lek in the foreign exchange rate ...
The structure of economic growth in 2023 showed a marked d...
The Minister of Finance, Ervin Mete, announced in the meet...
Today, on April 3, 2024, in the foreign exchange market, t...
The reform of the aggregation or joining of water utilitie...
The growth of home loans is not stopping even in the first...
Business and consumer confidence showed signs of improveme...
The Bank of Albania bought approximately 249 million euros...
Today, on April 1, 2024, in the foreign exchange marke...
Until now, the fee for the deposit of metallic coins h...
Nga 27 Marsi nisën aplikimet për fermerët që do të mbështe...
Today, on April 1, 2024, in the foreign exchange market, t...
Foreign direct investments have marked an upward trend bot...
Sot, më 31 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Sot, më 30 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
The increase in the Euro-Lek exchange rate that occurred o...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
The month of February has not been good for savings deposi...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Authorities have conducted a large-scale anti-drug operati...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...