web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata ekonomike/ Kraja: Qeveria nuk jeton me realitetin, i ka braktisur qytetarët

2022-07-01 21:02:00, Ekonomi CNA
Situata ekonomike/ Kraja: Qeveria nuk jeton me realitetin, i ka braktisur
Eksperti i Ekonomisë, Akil Kraja

Eksperti i Ekonomisë Akil Kraja, në një lidhje me “Radarin Informativ”, ka folur për situatën ekonomike në vend.

Ai tha se qeveria shqiptare nuk jeton me realitetin, dhe i ka braktisur totalisht qytetarët shqiptarë.

Gjithashtu Kraja theksoi se të gjitha ligjet fiskale që po bën qeveria dëmtojnë edhe më shumë qytetarët dhe biznesin e vogël.

I pyetur për mungesën e  paketës financiare për qytetarët për tu përballur me krizën e çmimeve, Kraja tha se; "shpesh herë në artikulimin ekonomik, është përmbytur që keni parë në filma, në botë ndodh kështu. Sot pamë për të disatën herë ,mor pranimin e situatës reale ekonomike, duke thënë se nuk ka krizë. Bordet e çmimit të naftës nuk janë në proporcionalitet me bursën. Vitet e fundit jemi mësuar me një ndryshim të shpeshtë të politikave fiskale, pa vënë në prioritet qytetarin. Qytetari burgoset për faturat e papaguara, biznesi gjobitet. Në 10 vjeçarin e fundit inflacioni është rritur në 30% ndërsa pagat në vend numëro. Ne kemi një qeveri që nuk është në nivelin e situatës tragjike që ndodhen familjet shqiptare. Çmimet janë rritur, sot për herë të parë pas 20 vitesh mbi 50% e të ardhurave të familjeve shqiptare shkon për ushqim".


Duke u ndalur tek borxhi, eksperti i ekonomise u shpreh qeveria nuk ka politika ekonomike. 

"Para disa javësh ministria e Financave doli me statistika që nuk ka një bazë të shëndoshë, ku flet për rritje të të ardhurash. Por rritja e çmimeve është ajo që ka rritur të ardhurat e shtetit. Jemi i vetmi vend në Eruopë që më shumë se gjysma e të ardhurave shkon për ushqim. Vitet e kaluara shkonte në 35-40%. Vendimmarrja e fundit që nuk do të ketë një paketë fiskale që mbështet qytetarët, siç mund të ishte tvsh ushqimore si në Evropë. Borxhi publik nuk është 60%, por po shkon më shumë se 110%. Duke mbajtur tvsh-në e lartë ne ushqejmë taksat, apo dhe fluturimet e ministrave. Këtu nuk ka politikë ekonomike", tha Kraja./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga