The ratio of non-performing loans for the purchase of properties increased last year
The ratio of non-performing loans in loans for the pur...

Çmimet e naftës kanë shënuar një rënie të lehtë të dielën, duke u reduktuar me pesë lekë për litër.
Në pikat e tregtimit të Kastratit, operatori më i madh i tregtimit me shumicë dhe me pakicë në vend, një litër naftë tregtohet me 184 lekë, nga 189 lekë që ishte më parë. Benzina shitet me 183 lekë, nga 188 lekë.
Kjo është hera e parë që çmimet ndryshojnë këtë vit. Në nëntor-dhjetor të vitit të kaluar nafta shënoi dy ulje të njëpasnjëshme me rreth 10 lekë për litër. Kjo ishte hera e parë që çmimet e karburanteve kishin tendencë uljeje në vend, që nga muaji maj 2023, kur çmimet ishin rritur disa herë radhazi, nga niveli më i ulët në mëse një vit prej rreth 170 lekësh, që u arrit në maj 2023.
Gjithsesi, aktualisht, nafta është 8.2% më e shtrenjtë se në maj të një viti më parë.
Në qershor 2023 u shfuqizua Bordi që përcaktonte çmimet tavan të karburanteve, i cili ishte krijuar që në mars 2022, kur çmimet e karburanteve u rritën me shpejtësi pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, duke arritur në tregun vendas deri në rekordin e 245 lekë për litër në prill 2022. Që pas shfuqizimit të Bordit, operatorët i ulën çmimet në nëntor, duke u justifikuar me nivelet e larta të arit të zi në bursat ndërkombëtare.
Sipas operatorëve të tregut, rënia e fundit lidhet me lehtësimin e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare. Një fuçi naftë tregtohet me 83.5 dollarë në bursa, nga gati 90 dollarë një muaj më parë.
Javën e kaluar, të dyja kontratat e së ardhmes të naftës, ajo europiane (brent) dhe amerikane (West Texas Intermediate -WTI) shënuan humbjen e tyre më të madhe javore në tre muaj. Brent që ra me më shumë se 7% dhe WTI me 6.8%.
Kjo tkurrje erdhi pasi investitorët morën në konsideratë të dhënat e dobëta të vendeve të punës në SHBA dhe kohën e mundshme të një uljeje të normës së interesit të Rezervës Federale.
Primi i rrezikut gjeopolitik në çmimet e naftës gjithashtu shënoi rënie si rrjedhojë e bisedimeve për një armëpushim në Gaza.
Megjithatë, perspektivat për një marrëveshje u reduktuan pasi Hamasi përsëriti kërkesën e tij për t’i dhënë fund luftës në këmbim të lirimit të pengjeve dhe Izraeli dukej i gatshëm për të nisur një sulm në Rripin jugor të Gazës, për të cilin ka kërcënuar prej kohësh.
Ndërkohë të hënën e kësaj jave, kontratat e së ardhmes së naftës u rritën sërish, pasi Arabia Saudite shtrenjtoi çmimet e naftës së papërpunuar për dorëzimet e qershorit për shumicën e rajoneve dhe pasi perspektiva për një marrëveshje armëpushimi në Gaza dukej e pakët, duke ripërtërirë frikën se konflikti Izrael-Hamas mund të zgjerohet në rajonin kryesor të prodhimit të naftës.
Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent fituan 73 cent, ose 0,9%, në 83,69 dollarë për fuçi, ndërsa kontratat e së ardhmes së SHBA-së West Texas Intermediate ishin 78,95 dollarë për fuçi, me 84 cent ose 1,1%./Monitor
The ratio of non-performing loans in loans for the pur...
Camping holidays in Albania are not only a good alternativ...
Imports of excise goods continued to grow at high rate...
Today, May 6, 2024, in the foreign exchange market, th...
If there is one figure that the government often brags abo...
Today, May 5, 2024, in the foreign exchange market, the Am...
Last year was expected to be delicate again for the bankin...
Sot, më 4 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
The foreign exchange reserve suffered a slight decline...
Today, May 3, 2024, in the foreign exchange market, th...
The euro exchange rate touched a new historic low today. ...
Banorët e Tiranës dhe ato të Sarandës kanë barrën më të la...
The demand for loans in the banking sector increased in th...
Today, May 2, 2024, in the foreign exchange market, the Am...
Furrat e bukës dhe pastiçeritë për rreth 2 javë, përka...
12-month bond yields fell slightly at the last auction in ...
Today, on May 1, 2024, in the foreign exchange market, the...
A kilogram of imported cereals in March 2024 cost at least...
Environmental problems are increasing all over the wor...
Today, on April 30, 2024, in the foreign exchange market, ...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Authorities have conducted a large-scale anti-drug operati...
A convict was found dead today in the premises of the Pris...
Several images provided by CNA show the area where this mo...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...