web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Aministia fiskale si shpëtim nga kriza ekonomike”/ Rama:Nëse lufta zgjat, situata e papërballueshme

2022-07-15 12:21:00, Ekonomi CNA
“Aministia fiskale si shpëtim nga kriza ekonomike”/
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në takimin konsultues me bizneset për aministinë fiskale është delaruar është për vështirësitë që hasen në fillim të këtij procesi.

Sipas Ramës, ideja për këtë nismë ka qenë e vjetër.

“Ideja e amnistisë ka qenë një ide e vjetër në Shqipëri.

Në atë kohë kur janë provuar amnistitë e tjera nuk ka qenë e strukturuar aq shumë sa është sot. Sot ka një nivel strukturash që mund të garantojë luftën kundër pastrimit të parave.

Ne nuk e kemi menduar sot amnistinë, por e kemi menduar që vitin e parë që kemi ardhur në pushtet, por nuk e kemi propozuar pasi e dinim që ishte një ide që nuk i kishte ardhur koha”, është shprehur Rama.

Kryeministri më tej është ndalur tek situata ekonomike, duke e lidhur me luftën në Ukrainë dhe duke e parë aministinë fiskale si një shpëtim nga kriza.

“Bota është në luftë Shqipëria është pjesë e kësaj lufte dhe ndryshe nga shumë vende të tjera Shqipëria ka marrë një vendim me një kosto shumë të lartë. Nëse lufta zgjat përtej një limiti të caktuar mund të bëhet krejtësisht e papërballueshme. Në tregun evropian fatura e energjisë po shkon 500 euro për megavat në 50 që ishte përpara luftës, që të mos refklektohet në faturën e energjisë të familjeve dhe biznesit të vogël.

Nga dalin nga këto para? Ne jemi të vetëdijshëm që paketa e parë e kompesimit të inflacionit për shtresat në nevojë nuk ka zgjidhur të gjithë hallin”, ka thënë Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga