
Njerëzit që dinë të lexojnë politikisht, po e kuptojnë shumë mirë se, një marrëveshje Rama-Basha nuk ka filluar dhe nuk është thjesht dhe vetëm një datë në festën e LGBT-ve në kryesinë e Kuvendit në kryeqytet, në vitin 2017, pra 6 vite më parë.
Marrëveshja Rama-Basha, rrënjët i ka më të thella, shkon shumë larg.
Lulzim Basha përjashtoi Berishën nga kryetari i grupit parlamentar menjëherë pasi filloi sezoni i ri në vitin 2021 pasi doktori ishte shpallur “non grata” nga SHBA-ja.
Në atë moment Basha u shfaq hapur me një mbështetje të padiskutueshme nga kryeministri Edi Rama, megjithëse ai e tallte dhe ironizonte keqas.
Gjithsesi tallja dhe ironizimi i kryeministrit e faktorizonin dhe mbanin në lojë dhe në treg Lulzim Bashën.
Luli ka qenë i bindur se mund të ishte ai trashëgimtari i fronit të PD-së që kur PD ishte në pushtet gjatë viteve 2005-2013.
Shëtiti tri ministri, krijonte lobin e tij, klanin e tij, për të marrë kreun e PD-së. Ndërkohë Rama po përgatitej për kryeministër dhe Berisha ishte në largim.
Berisha donte dhe goditjen e brendshme. Lulzim Basha krijonte fraksione, përçarje, konflikte, skandale, të cilat nuk i shërbenin kujt tjetër veçse opozitës. E ndërkohë u përball me Ramën dhe Rama i dorëzoi bashkinë qetësisht.

Por përpara se Luli të merrte zgjedhjet lokale në 21 janar 2011, pas një proteste mbi një video të publikuar nga emisioni “Fiks Fare”, të bërë nga i ndjeri ish-ministri Dritan Prifti, mbetën 4 qytetarë të vrarë në bulevard.
Një protestë kur ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha dhe në atë kohë doli me foto mbi godinën e kryeministrisë duke parë turmën e qytetarëve.
Më pas nuk foli asnjë ditë, por hoqi përgjegjësinë nga vetja dhe ia la atë Berishës, pasi pretendonte se nuk e kishte komanduar ai gardën në atë ngjarje.
Në fakt dhe për këtë arsye ai nuk duhet të ishte në krye të institucioneve të shtetit shqiptar pasi ai kishte braktisur detyrën, por gjithë zinxhirin komandues e ka pasur në kontroll thjesht dhe vetëm Lulzim Basha.
Del një video e Ilir Metës nga brenda kabinetit të Berishës, bën protestë opozita dhe ministri i Brendshëm vret 4 veta. Më pas shkon dhe merr bashkinë e kryeqytetit. 4 të vrarë kur Lulzim Basha ishte ministër në detyrë dhe Rama i dorëzon bashkinë me dashuri.
Nuk zgjat shumë dhe kryeministër i vendit bëhet Edi Rama dhe Lulzim Basha kryetar i opozitës.
Sesioni i parë parlamentar ka mungesën e kryetarit të kësaj partie, por tek i dyti del pastër dhe dashuria e tyre apo marrëveshja e filluar në vitin 2011 që atje ku pati viktima dhe koha na ka treguar se ajo ngjarje nuk u zbardh kurrë e plotë.
10 vjet në pushtet PS nuk u zbardh ngjarja e 21 janarit dhe askush nuk mund të thotë se pas tyre nuk mund të qëndrojë Lulzim Basha si ish-ministër i Brendshëm në përgjegjësinë e tij. Dhe kjo s’i intereson Ramës që të zbardhet, pasi e do Lulin që ta ketë atje gjithmonë.

Në 2017 Luli hapi fjalën se në shtator do të vinte në pushtet. E kishte zgjidhur me Ramën. Të njëjtën gjë tha në 2021 ku përjashtoi Berishën se PD do të bëhej forcë evropiane dhe do të ecte përpara dhe tani i ngelur me 8 apo 9 deputetë kërkon të kapë gjithçka, të marrë PD-në, të jetë kryetar, të jetë sekretar i Përgjithshëm, të jetë kryetar grupi, nënkryetar, kandidat për kryetar bashkie, kandidat për kryeministër, kandidat për deputet e kështu me radhë.
Dhe vazhdon të respektojë pa ndalim marrëveshjen e filluar më shumë se një dekadë më parë. Që fillon tashmë me shumë më pak dyshime, që përpara vitit 2011 dhe ende vazhdon e këtë e tregojnë veprimet dhe ngjarjet që kanë ndodhur.
Mjafton t’i rendisim, të bëjmë kronologjinë e tyre që nga 21 janari e deri më sot.
Nga 4 viktimat kur ministër i Brendshëm ka qenë Lulzim Basha te parlamenti sot ku Luli kërkon të mbajë çdo post të mundshëm, thjesht dhe vetëm për t’i shërbyer marrëveshjes me kryeministrin e tij, bërë më shumë se 12 vite më parë, që thjesht shton pasuritë e Lulzim Bashës, ndërsa kryeministri mban fort kabinetin e tij, qeveris vendin i qetë, pa problematika sepse siguresa e tij është marrëveshja me Lulzim Bashën mbi një dekadë më parë./ CNA
Lulzim Basha is legible. He no longer arouses any curi...
The Tirana landfill and incinerator affair is one of the b...
Muaji shtator po troket. Ditët e tij pritet të jenë mj...
The media paid by the incinerators continue to create ...
The incinerator affair is the biggest in 30 years. The mos...
For several weeks now, his media, the Prime Minister's...
A concession contract signed in 2017. There are quite a fe...
The SPAK prosecutor, Edvin Kondili, who is widely know...
The former Minister of Health, Mr. Ilir Beqaj, has pub...
Prime Minister Edi Rama reacted today regarding the wo...
Today SPAK has called for the umpteenth time to interr...
A scandal beyond the borders of Albania, involving a s...
Three characters, two of whom are very active, Mirel M...
Edi Rama returns to the role of journalist with his golden...
The latest case of denunciation made by businessman Gjergj...
In his editorial, in the newspaper "Tema", Mero Baze, who ...
The affair of the incinerators in Albania is the case wher...
We are addressing the "successful" actor, director Leka Bu...
SPAK-u ka goditur sot një nga grupet më të fuqishme krimin...
The strategy ordered and implemented from Vienna by th...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
CNA has uncovered the tentacles of the head of the Supreme...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details are being learned regarding the incident that ...
Several gunshots were reported this evening in Elbasan. T...
A section of the Fier-Vlora highway was engulfed in flames...
A road accident occurred this Monday near Gramsh. As repo...
Another humanitarian aid shipment from Germany has arrived...
Residents of the village of Memëlisht in the Municipality ...
On Monday, our country will be under the influence of rela...
On Sunday, our country will remain under the influence of ...
US President Donald Trump responded with harsh rhetoric to...
US President Donald Trump said on Monday that Israeli Prim...
Hungary's Prime Minister, Péter Magyar, took many people b...
The mediators in the Middle East conflict between the Unit...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Deputy Minister of Economy and Innovation, Enkelejd Musabe...
This Monday, one US dollar is bought for 81 lek and sold f...
In Golem and Durrës, the season seems dynamic: buses with ...
This Sunday, one US dollar is bought for 81 lek and sold f...