web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

What did 2022 mean for the world?

2022-12-31 20:20:00, Blog CNA

What did 2022 mean for the world?

It was a year that put the world to the test. From the invasion of Ukraine to China's COVID-19, from inflation to climate change, from China-US tensions to decisive elections, 2022 posed tough questions for us. Trials have not only steered the world in a new direction, but have also shown it in a new light.

Surpriza më e madhe - dhe më e mirëpritur - ka qenë qëndrueshmëria e vendeve liberale në Perëndim. Kur Vladimir Putin urdhëroi trupat ruse të nisnin pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, ai priste që qeveria e një shteti të korruptuar të binte shumë shpejt. Pas një tërheqjeje poshtëruese nga Afganistani në vitin 2021, Perëndimi dekadent dhe i përçarë, do të dështonte me siguri që të bashkohej në denoncimin e Rusisë dhe mbi një mbështetje reale për Ukrainën.

What did 2022 mean for the world?

Në fakt, Volodimir Zelenski dhe njerëzit e tij, vërtetuan se ia vlen të vdesësh për vetëvendosjen dhe lirinë. Ata u bënë frymëzim për gjithë botën. Pas një rritjeje të mbështetjes popullore në vend, qeveritë perëndimore e mbështetën pa rezerva kampionin e ri të demokracisë.

What did 2022 mean for the world?

I udhëhequr nga administrata e Xho Bajden, Perëndimi po ofron armë dhe ndihmë në një shkallë që nuk mund ta kishte imagjinuar asnjë nga mbështetësit e linjës më të ashpër. Edhe votuesit u bënë më realistë, duke u rreshtuar kundër populistëve që shkatërrojnë tabu.

Pavarësisht nga popullariteti i dobët i Bajden, centristët në SHBA e përdorën votën e tyre për të ruajtur të drejtat themelore, përfshirë të drejtën në disa shtete për abort pasi Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin “Roe vs Wade”.

What did 2022 mean for the world?

Ndërkohë, humbën thuajse të gjithë mohuesit e rezultatit të zgjedhjeve të 2022-ës, të mbështetur nga Donald Trump.

Në Francë, Marinë lë Pen u distancua disi nga origjina e saj e ekstremit të djathtë, por sërish u mund nga centristi Emmnuel Makron. Pasi u bë kryeministrja e parë e ekstremit të djathtë në Italinë e pasluftës, Xhorxhia Meloni anoi nga qendra. Edhe në Britani, si laburistët po ashtu edhe konservatorët që qeverisin aktualisht, po e kuptojnë se fitorja në zgjedhjet e ardhshme qëndron larg ekstremeve populiste të së djathtës dhe të së majtës.

Ndërsa demokracitë kanë treguar një vendosmëri të papritur, autokracitë në dukje të qëndrueshme kanë treguar se kanë pasur këmbë prej balte. Shembulli kryesor është Vladimir Putin, që pavarësisht dështimeve po vazhdon luftën e tij në Ukrainë.

Por ai nuk është i vetmi. Pas 3 muajsh protesta të mëdha pas vdekjes në ambientet e paraburgimit të Mahsa Amini, gruas që ishte arrestuar për mosrespektimin e rregullave në veshjen e hixhabit, forcat e sigurisë në Iran kanë nisur të godasin me armë zjarri në fytyrë, gjoks dhe organet gjenitale protestueset femra.

Tani që mullahët e kanë humbur plotësisht besimin e popullit të tyre, ata nuk kanë asnjë mjet tjetër veç dhunës për të mbajtur pushtetin. Ata që i admirojnë liderët autoritarë për realizimin e gjërave, duhet të kenë kujdes se çfarë dëshirojnë.

Xi Jinping e ka zgjeruar dominimin e Partisë Komuniste Kineze, duke u pozicionuar si kryetar i saj i përhershëm dhe udhëheqësi më i fuqishëm që nga koha e Mao Ce Dunit. Por masat e tij kundër zgjerimit të tregut të pronave, frenimit të teknologjisë së konsumatorit dhe bllokimit të përhapjes së COVID-19 i shkaktuan shumë dëme ekonomisë.

What did 2022 mean for the world?

Tani që masat janë lehtësuar dhe virusi po përhapet me shpejtësi, është e qartë se qeveria e tij humbi muaj të tërë kur duhej të vaksinonte të moshuarit, të grumbullonte barna dhe të ndërtonte shtretër të rinj të kujdesit intensiv. Edhe kontrolli shoqëror gjithëpërfshirës i regjimit tregoi të çarat e veta.

Edhe pse shërbimet kineze të sigurisë i shtypën protestat që nisën muajin e kaluar, ato u nxitën pjesërisht nga pamja e turmave pa maska ??në Katar që shijonin Kupën e Botës në futboll. Por sfidat e këtij viti kanë nxjerrë në pah ndarjet e mëdha në botë, dhe favorizuar konceptin e qeverisë së madhe.

Në lidhje me ndarjet krahasoni pak mbështetjen pothuajse universale për Amerikën pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 me vendosmërinë e vendeve të Hemisferës Jugore për të qëndruar neutrale ndaj luftës në Ukrainën. Në votimin më të fundit në OKB kundër Rusisë, abstenuan 35 vende.

Ndërkohë në pjesën më të madhe të botës, luftohet kundër vlerave liberale. Pavarësisht humbjes së Bolsonaros në Brazil, demokracia është nën presion në Amerikën Latine. Teksa ka shkaktuar një inflacionin me përmasa shkatërruese në Turqi, Rexhep Tajip Erdogan po ndjek penalisht kundërshtarët e mundshëm në zgjedhjet e vitit 2023.

Ndërkohë në mbarë botën, po zbehet ideja e një qeverie të vogël. Për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë pas pushtimit të Ukrainës, qeveritë europiane po shpenzojnë shumë para për të rregulluar situatën. Po ashtu po përshpejtojnë tranzicionin nga lëndët djegëse fosile, por po e bëjnë këtë duke përdorur politikën industriale dhe jo tregjet.

Nga ana tjetër nacionalizmi ekonomik është bërë shumë popullor. Paketat e mëdha të ndihmës gjatë pandemisë ndryshuan pritshmëritë e qytetarëve dhe biznesit ndaj shtetit.

Por kapitalizmi i qeverisë së madhe ka një histori të keqe. Duke pasur parasysh inflacionin e lartë prej dekadash, i shkaktuar pjesërisht nga politika e gabuara fiskale dhe monetare, veçanërisht në SHBA, është e çuditshme që votuesit duan të shpërblejnë politikanët dhe zyrtarët, duke u dhënë atyre pushtet mbi pjesë të ekonomisë për të cilat ata nuk janë të përshtatshëm që t’i drejtojnë.

Gjykuar nga kriteri liberal i qeverisjes së kufizuar, respekti për dinjitetin individual dhe besimi në përparimin njerëzor, viti 2022 ka qenë i përzier.

However, there is reason to be hopeful. The West was arrogant after the fall of Soviet communism. And it paid a price in Iraq, Afghanistan and the global financial crisis of 2007-2009. This year, after being shaken by populism at home and the extraordinary rise of China, the West was challenged but responded based on its core values. 

Translated by CNA.al





Lajmet e fundit nga