Under the surface of the Earth there is an inexhaustible amount of energy/ Here's how it can be used
It is now known that several tens of kilometers below the ...

Gati 21 vjet më parë, presidenti amerikan Xhorxh W.Bush paralajmëroi më 29 janar 2002, në fjalimin e tij të parë mbi “Gjendjen e Unionit”, se Iraku, Irani dhe Koreja e Veriut kishin krijuar një “bosht të së keqes” dhe po synonin ta shkatërronin Perëndimin dhe kulturën e tij neoliberale.
Në prillin e vitit 2003, operacioni ushtarak “Liria e Irakut” i dha fund regjimit të Sadam Huseinit. Por Irani dhe Koreja e Veriut, kryesisht të prekura, kanë vazhduar të financojnë, trajnojnë dhe pajisin organizatat terroriste në të gjithë Lindjen e Mesme.
Ndërkohë, nën udhëheqjen e presidentit Vladimir Putin, Rusia ka zgjedhur gradualisht të përqafojë “boshtin e së keqes” si partnerët globalë kundër asaj që Moska e percepton si dominim unipolar të Uashingtonit.
Dhe në këtë proces, duke pasur parasysh edhe operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë që nuk po ecën si duhet, Moska e ka transformuar partneritetin në rritje në “arsenalet e së keqes”. Shumë në nevojë për municione, dronë, raketa balistike dhe ndihmave të tjera ushtarake për të vazhduar fushatën terroriste të Putinit ndaj civilëve ukrainas, Moska është bërë gjithnjë e më tepër e varur nga Teherani dhe Pheniani.

Kjo nuk ka qenë askund më e qartë sesa në momentin kur Kremlini hoqi kokat bërthamore nga inventarët e vjetër të raketave të viteve 1980 AS-15 Kent (Kh-55) për të vazhduar bombardimin e Ukrainës. Analistët besojnë se që nga gushti, Rusia ka lëshuar ndaj Ukrainës më shumë se 400 dronë sulmues të prodhuar nga Irani, dhe ka arritur një marrëveshje me Teheranin për të nisur prodhimin e qindra dronëve të tjerë në Rusi.
Një raport i veçantë sugjeron se deri në 200 dronë kamikaze “Shahed-136” dhe “Arash-2”, si dhe dronët zbulues ”Mohajer-6”, u dërguan në Rusi në fillim të nëntorit. Po ashtu, Irani ka rënë dakord ta furnizojë Rusinë me raketa tokë-tokë “Fateh-110” dhe “Zolfaghar”.
Por shumë shpejt Rusia mund të përjetojë problemet e veta të zinxhirit të furnizimit, në një kohë kur ajo nuk mund ta përballojë dot këtë. Pesha e këtij “boshti të së keqes” të udhëhequr nga Rusia mund të jetë e tepërt.
Thuhet se Moska se po i tërheq raketat e mbrojtjes ajrore S-300 nga Siria, duke i lënë forcat iraniane të ekspozuara ndaj sulmeve ajrore izraelite. Padyshim që Teherani, i shqetësuar nga protestat e brendshme, nuk e mirëpret këtë zhvillim apo kërcënim të pozicionit të tij në Siri, dhe për rrjedhojë edhe të ndikimit në Liban dhe Rripin e Gazës.
Irani ka shumë probleme të brendshme, dhe po ashtu edhe “boshti i së keqes”. Qeveria iraniane ka një histori të gjatë të goditjes së antikonformistëve.

Por vdekja e Mahsa Aminit, një gruaje kurde 22-vjeçare nga Irani Veriperëndimor, e cila vdiq në paraburgimin e policisë së moralit pasi u rrah sepse nuk mbante shami gjatë kohës që ishte duke vizituar Teheranin në shtator, shkaktoi një reagim të fuqishëm dhe në rritje në mesin e grave iraniane, të cilat kanë qenë të pakënaqura prej vitesh nga ky represion.
Me mijëra qytetarë iranianë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër kësaj padrejtësie. Demonstratat janë zhvilluar në qytetin e lindjes së Aminit në Tabriz, por edhe në Mahabad, Zahedan dhe në kryeqytetin Teheran. Nga të gjitha sferat e jetës, pavarësisht nga gjinia, mosha dhe prejardhja etnike, intoleranca dhe kufizimet e lirisë po arrijnë një pikë kulmore në të gjithë Iranin.
Frika nga nënshtrimi dhe burgimi është zëvendësuar me një ndjenjë të ripërtërirë proteste pavarësisht kostos. Studentet femra në Universitetin Al-Zahra, i hoqën shamitë e tyre në mënyrë demonstrative dhe brohoritën parulla antiqeveritare përballë policisë.
Protestuesit në Teheran ngritën dhe dogjën barriera ndërsa thërrisnin “Vdekje diktatorit!”. Demonstruesit i vunë zjarrin shtëpisë stërgjyshore të themeluesit të Republikës Islamike, Ajatollah Ruhollah Khomeini në qytetin Khomein.
Më pas, gjatë botërorit në Katar, skuadra iraniane e futbollit qëndroi në heshtje kur po luhej himni kombëtar para ndeshjes së tyre me Anglinë, pavarësisht kërcënimeve të autoriteteve për hakmarrje ndaj lojtarëve dhe familjeve të tyre.
Solidariteti në mbarë Iranin po bashkon një popullsi dikur tërësisht të nënshtruar ndaj teokracisë islame në pushtet, të udhëhequr nga Udhëheqësi Suprem, Ali Khamenei, vendimet e të cilit zbatohen nga Policia e Inteligjencës dhe Sigurisë Publike (PAVA), Policia Islamike (e njohur si policia e moralit) dhe Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike.
Këto protesta janë të ndryshme nga ato të viteve 2017-2018 dhe 2019-2020, kur trazirat u nxitën nga ekonomia, politika dhe kostoja e lartë e karburantit. Këtë herë forca lëvizëse janë kufizimet e lirive personale, duke e vënë shumë në vështirësi regjimin.

Më 8 nëntor, një letër e mbështetur nga 227 nga 290 anëtarët e parlamentit iranian bëri thirrje për dënime të ashpra të protestuesve, duke kërkuar nga gjyqësori të jepte dënime “shpagimi” (ekzekutim me vdekje), që u pasua nga thirrjet “vdekje rebelëve”.
Sipas bashkëpunëtorit të think-tankut Carnegie Endowment, Karim Sadjadpour, rreth 15.000 qytetarë iranianë janë arrestuar dhe fatet e tyre janë në pikëpyetje. Njoftimi i fundit i Iranit se do të shpërndajë policinë e moralit, shihet nga shumë njerëz si një manovër thjesht propagandistike, e cila synon të zbutë një lëvizje në rritje të qytetarëve të shtypur.
Ajo mund të ketë më shumë efektin e “ndihmës së shpejtë” për kurimin e një “plage të hapur” te një publik i lodhur nga udhëzimet e ashpra fetare të Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor. Ajo që konsiderohej në fillim si një revoltë momentale, u shndërrua shpejt në një lëvizje që mund ta kërcënojë teokracinë iraniane.
Lëvizja fitoi një tërheqje shtesë me vdekjen e Mehran Samak, vrarë nga forcat e sigurisë Bandar Anzali ndërsa festonte fitoren e SHBA-së në Kupën e Botës ndaj Iranit. Ky përshkallëzim mund të ndikojë në aftësinë e Rusisë për të vazhduar sulmet e saj terroriste ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile në Ukrainë.
Sa ironike do të ishte nëse Putin do të humbiste jo vetëm në Ukrainë, por duke pasur parasysh dëshpërimin e tij për armatime nga “arsenalet e tij të së keqes”, do të sillte shembjen e vetë këtij boshti? Ka të ngjarë të jetë aq ironike sa edhe raportet e reja se dronët iranianë nuk mund të operojnë në fushat e betejës gjatë dimrit të ftohtë të Ukrainës. “Fubar”, siç thoshin trupat amerikane në Luftën e Dytë Botërore. Gjithçka është përtej çdo lloj njohjeje, përfshirë “boshtin e së keqes” të Vladimir Putinit.
Shënim: Jonathan Sweet, kolonel në pension i ushtrisë amerikane, ku shërbeu 30 vjet si oficer i inteligjencës ushtarake. Mark Toth, ekonomist, historian dhe sipërmarrës. Ka qenë anëtar i bordit të Qendrës Botërore të Tregtisë.
It is now known that several tens of kilometers below the ...
Qeveria britanike mbështeti përpjekjen për të vrarë Os...
Teksa po i afrohemi fundit të vitit, është koha për të bër...
As a family holiday, the best Christmas for Christians...
As the year draws to a close, we must carefully analyze th...
As today, December 26, 1918, the second day of work of the...
Hysa is my neighbor. It lives on the stairs, but our balconi...
Dy helikopterë ushtarakë e prishën qetësinë e periferisë s...
Renowned World War II historian Anthony Beevor sees many p...
Great scientists who became spies, but today we can see th...
Ministria e Jashtme amerikane njoftoi arritjen e një sukse...
Since September of this year, teachers across Hungary have...
When I told my wife that I was planning to write an articl...
It's a quiet Sunday in Kukës, a city in Northern Albania, ...
On November 5, 1925, a man named Sidney Riley was executed...
This year has been tough for the world's worst authoritari...
Puna që bën çdo ditë Rob Olson për të jetuar është të hyjë...
Scientists have analyzed a meteorite that fell to Earth, p...
Kthjelltësia në çastet e fundit të jetës, është një fenom...
Të gjithë njerëzit formojnë zakone, pra sjellje të cilat i...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...