New discovery/ Scientists find two new metals in the meteorite that fell to Earth
Scientists have analyzed a meteorite that fell to Earth, p...

Puna që bën çdo ditë Rob Olson për të jetuar është të hyjë në faqet e internetit. Por mos i telefononi policisë. Pasi është një djalë i mirë. Olson, që është gjithashtu lektor në Departamentin e Sigurisë Kompjuterike në Institutin e Teknologjisë në Roçester, Nju Jork, dhe drejtor teknik i laboratorit të Sigurisë Kibernetike të Universitetit Eton, është një ekspert mbi sigurinë kibernetike.
Me kërkesën e tyre, ai sulmon faqet e internetit të bizneseve për të ekspozuar dobësitë e sigurisë. Pastaj u tregon klientëve të tij se si mund t’i rregullojnë problemet që ai ka shfrytëzuar për të depërtuar në faqen apo sistemin e tyre. Ky është një shërbim shumë i nevojshëm sepse dikush, diku, do të përpiqet gjithmonë që të hyjë në faqet e internetit.
Gati të gjitha faqet janë nën një sulm pak a shumë të vazhdueshëm. Metodat dhe motivet e sulmeve ndryshojnë, ashtu si edhe niveli i sofistikimit të autorëve, apo kundërshtarëve, siç quhen në fushën e sigurisë kibernetike.
Kundërshtari që qëndron pas një sulmi ndaj një faqeje, mund të jetë duke punuar për një agjenci të shërbimit sekret apo ushtrinë e një shteti. Ose mund të jetë një gjimnazist që ka shkarkuar një program falas nga interneti, thotë Olson. Deri kohët e fundit, sulmet më të zakonshme ndaj uebsajteve ishin sulmet e mohimit të shërbimit (DoS), sipas një monitorimi të OWASP (Open Web Application Security Project), një organizatë që punon për të përmirësuar sigurinë e softuerve.
Këto sulme janë të njohura, pjesërisht sepse janë të lehta, ose të paktën të lehta për njerëzit që dinë t’i kryejnë ato. Ato arrijnë të dërgojnë më shumë trafik në një faqe interneti, sesa mund ta përballojë, duke shkaktuar kështu rrëzimin e tij.
Sulmet e mohimit të shërbimit të shpërndarë (DDoS) janë versione më të mëdha të sulmeve kibernetike, pra pak më të sofistikuara sesa DoS. Në rastin DDoS, përdoren shumë kompjuterë në një mënyrë të koordinuar për të dërguar sasi të mëdha trafiku në një uebsajt, duke e tejkaluar aftësinë e tij për ta përpunuar atë.
Olson shpjegon se këto sulme nuk synojnë të dëmtojnë uesbajtin apo të vjedhin të dhëna. Shpeshherë ato janë një formë proteste. Ato ishin të zakonshme gjatë viteve 2010-2012, kur “hakktivizmi” ishte shumë i përhapur. Të zakonshme janë edhe sulmet e injektimit SQL (gjuha e strukturuar e pyetjeve).
Kjo metodë e rrëzimit të një faqeje interneti është pak më e sofistikuar se sulmet DDoS. Këto sulme përfitojnë nga fakti se programimi është i vështirë, dhe njerëzit bëjnë gabime. Ose ndonjëherë, zhvilluesit e softuerit ndërmarrin disa rreziqe të llogaritura për të kursyer kohë, apo për ta bërë produktin të përshtatshëm për përdoruesit.
Për çfarëdolloj arsye, këto dobësi sigurie i japin mundësi hakeri të dërgojnë pyetje në bazën e të dhënave të një uebsajti, të cilat e mashtrojnë softuerin për t’u lejuar atyre qasjen në të. Lista e dhjetëshes më të mirë të OËASP, rendit në vendin parë Broken Access Control.
Sipas këtij skenari, hakerat depërtojnë në një faqe interneti duke e shfrytëzuar vështirësitë që kanë programuesit për t’u siguruar që aplikacioni në internet të mos lejojë hyrjen tek përdoruesi i gabuar. Sipas OËASP, pasi hyn, sulmuesi mund të bëjë shumë dëme, ndonjëherë edhe të marrë përsipër administrimin e faqes.
E gjitha kjo mund të tingëllojë si një garë e furishme midis zhvilluesve të softuerit dhe njerëzve të këqij. Por Olson thotë se nuk është tamam kështu. Ekspertët e sigurisë kibernetike, zotërojnë shumë mirë praktikat më të mira mbrojtëse.
Sfida e vërtetë nuk është zhvillimi i mbrojtjeve të reja, por edukimi i njerëzve për atë që kemi. “Unë nuk kam takuar asnjëherë dikë që të dëshirojë më pak siguri. Kur njerëzit njohin praktikat më të mira mbrojtëse, ata priren t’i përvetësojnë ato. Ata thjesht nuk e kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë”- thekson eksperti.
Ky është një problem për zhvilluesit e softuerit dhe pronarët e faqeve të internetit. Fatmirësisht për ne të tjerët, praktikat më të mira janë shumë të lehta për t’u zbatuar:mbajeni të përditësuar softuerin tuaj; përdorni fjalëkalime të vështira, ose përdorni një menaxher fjalëkalimi; mos shkarkoni asnjë softuer që ju reklamohet si flas. (Siç e thekson Olson, askush nuk ofron kopje falas të programit Windows vetëm për shkak të mirësisë së tij).
Për shumicën prej nesh, dobësia më e madhe në aspektin e sigurisë është e njëjta që ka ekzistuar edhe shumë kohë përpara epokës së kompjuterit:naiviteti. Ju kujtohen e-mailet që përpiqeshin të merrin kodin tuaj të hyrjes? Olson e quan këtë “mashtrim teknologjik”.
Ai nuk është aspak i ndryshëm nga mashtrimet që kanë bërë njerëzit, që kur gjarpri e mashtroi Evën për të shijuar mollën e ndaluar. Sot po shohim thjesht versionin e epokës së teknologjisë. “Gjëja më e rëndësishme që duhet të dinë shumica e njerëzve për sigurinë kibernetike, është se ka shumë shanse që askush nuk do t’ju shënjestrojë.
Shumica prej nesh nuk janë aq interesantë. Nëse nuk jeni një objektiv me një pasuri të madhe, askush nuk do të shpenzojë shumë burime për të hyrë në llogarinë tuaj bankare. Ndaj keni pak sensin e përbashkët dhe do të jeni mirë”- thotë Olson.
Scientists have analyzed a meteorite that fell to Earth, p...
Kthjelltësia në çastet e fundit të jetës, është një fenom...
Të gjithë njerëzit formojnë zakone, pra sjellje të cilat i...
Në vitin 1995, një adoleshent nga Miçigani në SHBA i q...
The oldest person known to have lived in the world was...
Nëse jeni një i ri që po mendon ende se çfarë duhet të bëh...
Mëngjarashë quhen ata njerëz që shkruajnë me dorën e majtë...
I've always had a map obsession. My childhood was spent st...
This century's worst-case climate scenario is not global w...
Nëse do t’ju kërkohet të ecni diagonalisht nëpër një fushë...
Although new technology and advanced research have made th...
Some people worry that technology is too present in ou...
November always comes wet in Tirana. And with it the Book ...
Faktet rreth jetës së Napoleon Bonapartitm arritjet e tij ...
The island nation of Cyprus has been divided for more than...
The Shtermer family's survival story was unknown for many ...
The term "oligarch" has become very common since the begin...
People undergo plastic surgery for a variety of reasons. R...
Një studim i tillë nuk mund vinte në një kohë më të përsht...
One of the most famous kisses in history is not between an...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Authorities have conducted a large-scale anti-drug operati...
A convict was found dead today in the premises of the Pris...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...