web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Why is the state of Cyprus still divided?

2022-11-17 08:47:00, Blog CNA

Why is the state of Cyprus still divided?

The island nation of Cyprus has been divided for more than 50 years. However, the lines of this division were created much earlier. The buffer zone that runs through the Mediterranean island continues to be patrolled today by UN peacekeepers.

Until the establishment of border crossing points in 2003, Cypriots were unable to freely meet people from different parts of the country. And many of those who were displaced from their homes in the northern and southern areas have not been able to return.

Ndërsa barrierat si Muri i Berlinit kanë rënë prej 3 dekadash tashmë, kryeqyteti i Qipros mbetet i fundit i ndarë në botë. Megjithëse incidentet fetare kanë rënë ndjeshëm, pasi numri i trupave përgjatë zonës tampon është zvogëluar, “zona tampon” është jo vetëm një vijë në hartë, por edhe një gjendje shpirtërore dhe mënyrë jetese.

Por si u nda Qipro? Në varësi të narrativës që zgjidhni të lexoni apo besoni, faji i vihet ose Turqisë për pushtimin e vendit, ose Greqisë për nxitjen e një grushti shteti atje. Por pavarësisht përgjegjësisë nga të dyja palët, ndarja e Qipros i ka rrënjët që nga koha e kolonializmit britanik.

Përgjatë rrjedhës së historisë, ishulli i Qipros ka përjetuar valë të shumta pushtimesh, duke përfshirë asirianët, egjiptianët, mbretërinë e Maqedonisë, Perandorinë Bizantine dhe Perandorinë Osmane. Pas më shumë se 300 vjetësh nën sundimin osman, Perandoria Britanike mori kontrollin administrativ të Qipros dhe e bëri atë një protektorat britanik, edhe pse zyrtarisht mbeti nën sovranitetin osman.

Why is the state of Cyprus still divided?

Në vitin 1914, Britania e aneksoi Qipron, dhe gjatë Luftës së Parë Botërore ishulli u përdor si bazë për operacionet e saj ushtarake. 11 vjet më vonë, Qipro u bë një koloni zyrtare e Perandorisë Britanike. Madje Britania vazhdon të ketë ende sot disa baza ushtarake në Qipro, dhe ato mbeten nën sovranitetin e Mbretërisë së Bashkuar edhe pse ishulli ka shpallur pavarësinë që nga viti 1960.

Pavarësisht nga rëndësia ushtarake e Qipros në Luftën e Parë Botërore, britanikët nuk kanë qenë asnjëherë shumë të interesuar për të mbajtur kontrollin e Qipros deri në Luftën e Ftohtë. Madje në vitin 1915, ia ofruan ishullin mbretit Konstandin të Greqisë në këmbim të bashkimit të Greqisë me aleatët në Luftën e Parë Botërore.

Por monarku e refuzoi ofertën. Që nga vitet 1880, grekët dhe grekët qipriotë kishin bërë thirrje për bashkimin e Qipros me Greqinë, një proces i njohur si Enosis. Kjo lëvizje u ringjall pas një pranie të shtuar të britanikëve në 1948 pas përfundimit të Mandatit Britanik për Palestinën.

Në kundërpërgjigje të thirrjeve të grekëve qipriotë për bashkim me Athinën, turqit qipriotë filluan të bënin thirrje për “taksim”, që në gjuhën turke do të thotë ndarje e ishullit. Pas dështimit të negociatave midis britanikëve, greko-qipriotëve dhe turko-qipriotëve në vitin 1955, Ethniki Organosis Kyprion Agoniston (EOKA), ose Organizata Kombëtare e Luftëtarëve Qipriotë, nisi një fushatë të armatosur kundër britanikëve, duke luftuar për kauzën e Enosis.

Duke e konsideruar Enosis si një kolonializëm grek, turko-qipriotët themeluan Turk Mukavemet Teskilati (TMT), ose Komitetin e Rezistencës Turke, si pjesë e lëvizjes së tyre rivale për t'i rezistuar kolonializmit britanik. Lufta për Pavarësinë e Qipros, zgjati midis viteve 1955-1959, dhe gjatë kësaj kohe në ishull u vendosën shumë ushtarë britanikë që u përpoqën të shtypnin lëvizjet për pavarësi.

Why is the state of Cyprus still divided?

Shumë njerëz u torturuan nga ushtarët britanikë. Në vitin 1959, Marrëveshja e Londrës dhe Zyrihut i hapi rrugën miratimit të kushtetutën së shtetit të pavarur të Qipros. Pakti e përjashtoi mundësinë e bashkimit të ishullit me Greqinë, po ashtu edhe ndarjen e tij midis turqve dhe grekëve etnikë.

Britania e Madhe, Greqia dhe Turqia firmosën marrëveshjen për pavarësinë e ishullit, dhe më 16 gusht 1960 Qipro arriti zyrtarisht pavarësinë. Republika e Qipros parashikonte ndarjen e pushtetit mbi baza etnike, por pati që në fillim tensione midis qipriotëve grekë dhe turq në administratë

Pas një krize qeveritare, Gjykata Kushtetuese deklaroi në vitin 1963 se Kryepeshkopi Makarios, presidenti i Qipros, kishte dështuar të mbështeste kushtetutën dhe të siguronte krijimin e bashkive të veçanta për turqit qipriotë. Por Makarios e injoroi vendimin e gjykatës duke propozuar 13 amendamente kushtetuese, që do të zhbënin ndarjen e pushtetit midis grekëve dhe turqve qipriotë.

Konflikti i hapur shpërtheu për shkak të ngjarjeve që u bënë të njohura si Krishtlindjet e Përgjakshme. Më 21 dhjetor 1963, një çift turqish qipriotë u ndaluan nga një patrullë e policisë greko-qipriote për një kontroll rutinë të identitetit.

Why is the state of Cyprus still divided?

Shumë shpejt aty u grumbulluan për të protestuar një turmë turqish, dhe të paktën 2 turq qipriotë u vranë nga të shtënat nga ana e patrullës së policisë. Incidenti u pasua nga përleshje të dhunshme në të gjithë vendin dhe vetëm në një ditë - 24 dhjetor - u vranë 31 qipriotë turq dhe 5 grekë qipriotë.

Kur përplasjet u shtuan Greqia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar u mblodhën me urgjencë në një tryezë dhe vendosën të dërgojnë një mision prej 7.800 trupash, të njohur si Forca e Përbashkët e Armëpushimit, për të lehtësuar dhe monitoruar armëpushimin. Makarios ra dakord të krijonte një zonë tampon që do të kontrollohej nga britanikët.

Ajo ndante në mes kryeqytetin Nikozia. Luftimet vazhduan edhe në vitin 1964, dhe sipas OKB u shkatërruan plotësisht 500 shtëpi, u dëmtuan 2.000 të tjera në mbi 100 fshatra, kryesisht të banuara nga turqit qipriotë ose me popullsi të përzier. Në këto kushte, udhëheqja politike turke u tërhoq, gjë që solli rrëzimin e qeverisë.

Por Gjykata e Lartë vendosi se do të vazhdonte të funksiononte, teksa udhëheqja turko-qipriote krijoi enklava të vogla në të gjithë vendin. Ndërsa çereku i turko-qipriotëve, deri në 25.000 njerëz u zhvendosën nga banesat e tyre dhe mbi 500 qipriotë u vranë gjatë valës së dhunës gjatë krizës, Kombet e Bashkuara vendosën në ishull një forcë paqeruajtëse (UNFICYP) më 27 mars 1964.

Kriza zgjati derisa më në fund u ra dakord për një armëpushim më 9 gusht 1964. Por qeveria e Republikës së Qipros, që drejtohej tërësisht nga greko-qipriotët, vazhdoi të injoronte tërësisht enklavat turko-qipriote. Në këto kushte, turqit kthyen kokën nga Turqia për mbështetje politike, ekonomike dhe ushtarake.

Why is the state of Cyprus still divided?

Në vitin 1967, një grusht shteti ushtarak në Greqi çoi në vendosjen e një diktature ushtarake të krahut të djathtë, e cila do të sundonte mbi Greqinë për shtatë vitet e ardhshme. Më 15 korrik 1974, Junta kreu një grusht shteti kundër presidentit të Qipros, Kryepeshkopit Makarios, duke e rrëzuar atë nga pushteti dhe zëvendësuar me kreun e grushtit të shtetit, Nikos Sampson.

Ai shpalli krijimin e Republikës Helenike e Qipros, në një përpjekje të re për t’u bashkuar me Greqinë. Në kundërpërgjigje, Turqia nisi pushtimin e Qipros më 20 korrik 1974, me angazhimin e mbi 40 mijë trupave dhe me mbështetjen e Jugosllavisë dhe Bullgarisë.  Luftimet u zhvilluan në të gjithë ishullin, dhe pavarësisht marrëveshjes së armëpushimi të arritur 23 korrik, ato vazhduan dhe më 14 gusht. Turqia nisi një ofensivë të dytë dhe pushtoi Morfun, Famagustën dhe Karpasian. Mijëra grekë dhe turq qipriotë u vranë dhe u plagosën, dhe 50 vjet më vonë, të paktën 1.000 njerëz konsiderohen ende të zhdukur. 

The occupation ended on August 18, and today the Turks own 38 percent of the island's surface. As a result of the invasion, 160,000–200,000 Greek Cypriots fled the north of the island, while up to 50,000 Turkish Cypriots fled the south. In 1975, the northern part of the island was declared as the Turkish Federated State of Cyprus. It declared its independence and became the Turkish Republic of Cyprus in 1983, but is recognized only by Turkey.

Turkey continues to maintain up to 40,000 troops in Northern Cyprus, at a cost of around 480 million dollars. Meanwhile, the budget subsidy costs Turkey hundreds of millions of dollars more every year.

Translated by CNA.al





Lajmet e fundit nga