During the 1800s the dead were exhumed, often suspected of being "vampires"
One winter morning in 1892, seemingly a day like any o...

Kablloja e linjës “THE ASIA-AFRICA-EUROPE-1 INTERNET” shtrihet në një gjatësi prej 24.944 km përgjatë shtratit të detit, duke lidhur Hong Kongun me Marsejën në Francë. Teksa gjarpëron nëpër Detin e Kinës Jugore dhe drejt Evropës, ajo ndihmon në sigurimin e lidhjeve të internetit në më shumë se 24 vende, nga India në Greqi.
Kur kablloja u shkëput më 7 qershor, miliona njerëz mbetën jashtë linje dhe u përballën me ndërprerje të përkohshme të internetit. Kablloja, e njohur shkurt edhe si AAE-1, u këput në një zonë në Egjipt. Nga ajo ngjarje është dëmtuar edhe një kabllo tjetër, ndërsa nuk dihet ende shkaku.
Megjithatë, ndikimi ishte i menjëhershëm. “Defekti preku rreth 7 vende dhe një numër të madh shërbimesh dixhitale” thotë Rozalinda Tomas, drejtoreshë e menaxhimit në “SAEx International Management”, e cila planifikon të vendosë një kabllo të re nënujore që do të lidhë Afrikën, Azinë dhe SHBA-në.
“Më rëndë u godit Etiopia, që humbi 90 për qind të lidhjes së saj me rrjetin, dhe më pas Somalia me 85 për qind. Po ashtu u ndërprenë edhe shërbimet Icloud që i përkisnin Google, Amazon dhe Microsoft u ndërprenë gjithashtu. Edhe pse lidhja u rivendos brenda pak orësh, kjo ndërprerje nxjerr në pah brishtësinë e kabllove nënujore të internetit në botë, dhe rolin e madh që ka Egjipti dhe Deti i Kuq aty pranë kanë në infrastrukturën e internetit.
Rrjeti global i kabllove nënujore, përbën një pjesë të madhe të “shtyllës” ku mbështetet internetit, duke bartur shumicën e të dhënave në mbarë botën dhe duke u lidhur me rrjetet që fuqizojnë antenat celulare dhe lidhjetWi-Fi. Kabllot nënujore lidhin Nju Jorkun me Londrën dhe Australinë me Los Anxhelosin.
16 prej këtyre kabllove nënujore - të cilat shpesh nuk janë më të trasha se një tub, dhe janë të rrezikuara nga dëmtimet e ndryshme, ankorimet e anijeve dhe tërmetet, përshkojnë 1931 km përmes Detit të Kuq, përpara se të kalojnë mbi tokën në Egjipt dhe të arrijnë në Detin Mesdhe, duke lidhur Evropën me Azinë.
Në 2 dekadat e fundit kjo linjë është bërë ndoshta pika më e cënueshëm e internetit global. Ky rajon që përfshin gjithashtu Kanalin e Suezit, është gjithashtu një pikë nevralgjike e transportit të mallrave. Kjo u vërtetuar edhe nga kaosi që shkaktoi bllokimi i anijes së madhe të kontejnerëve “Ever Given” në mesin e kanalit në vitin 2021.
Kjo zonë ka tërhequr kohët e fundit dhe vëmendjen e Parlamenti Evropian, që në një raport të muajit qershor, e nënvizoi atë si një rrezik madhor për ndërprerje të gjerë të internetit.
Vlerësohet se rreth 17 për qind e trafikut të internetit në botë kalon përgjatë këtyre kabllove dhe përmes Egjiptit. Alan Moldin, drejtor i kërkimit në kompaninë e telekomunikacionit “TeleGeography”, thotë se vitin e kaluar rajoni kishte 178 terabajt kapacitet, ose 178.000.000 Megabjt për sekondë.
“Egjipti është bërë një nga pikat kryesore të trafikut të internetit për disa arsye”- thotë Daug Medori, drejtor i analizës së internetit në kompaninë monitoruese “Kentik”. Para së gjithash, gjeografia e tij kontribuon në përqendrimin e kabllove në zonë. Kalimi përmes Detit të Kuq dhe nëpër Egjipt është rruga më e shkurtër nënujore midis Azisë dhe Evropës.
Ndërsa disa kabllo interkontinentale të internetit janë shtrirë nën tokë, në përgjithësi është më e sigurt që ato të vendosen në fund të detit, ku është më e vështirë që të shkëputen ose të përgjohen. Dhe kalimi nëpër Egjipt është një nga rrugët e vetme praktike të disponueshme. Në jug, kabllot që kalojnë rreth Afrikës janë më të gjata; ndërsa në veri, vetëm një kabllo (Polar Express) kalon përmes Rusisë. “Sa herë që dikush përpiqet të hartojë një rrugë alternative, përfundon duke kaluar përmes Sirisë, Irakut, Iranit ose Afganistanit, që të gjitha vende me shumë probleme”- thotë Medori.
Sistemi kabllor JADI që e anashkaloi Egjiptin, u mbyll për shkak të luftës civile në Siri, thotë Medori, dhe nuk është riaktivizuar që nga ajo kohë. Në marsin e këtij viti, një linjë tjetër kabllore që shmangte Egjiptin u ndërpre si pasojë e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.
Por probleme ka edhe rreth Detit të Kuq. “Deti i Kuq nuk është shumë i thellë dhe historikisht aty ka më shumë ndërprerje”- thotë Medori.
Në vitin 2013, marina egjiptiane arrestoi 3 persona që dyshohet se po prisnin kabllot e internetit. Edhe linjat e tjera aty pranë u përballën me ndërprerje po atë vit. Por ky rajon nuk është pika e vetme problematike në mbarë botën. Britania e Madhe, Singapori dhe Franca janë të gjitha pika kyçe të lidhjes së internetit, teksa Ngushtica e Malajkës afër Singaporit, përbën një tjetër nyje nevralgjike.
Kabllot nënujore janë relativisht të brishta dhe dëmtohen shumë lehtë. Çdo vit, regjistrohen më shumë se 100 incidente, ku kabllot priten ose dëmtohen. Shumica e tyre shkaktohen nga transporti me anije apo dëmtimi mjedisor. Megjithatë, në muajt e fundit, ka pasur shqetësime në rritje për sabotazhet.
Pas shpërthimeve në linjën nënujore të gazsjellësit “Nord Stream”, qeveritë në mbarë botën janë zotuar ta mbrojnë më mirë infrastrukturën nënujore dhe kabllot nënujore. Britania ka deklaruar së nëndetëset ruse i kanë monitoruar kabllot. Pavarësisht nga rreziqet, nuk është e lehtë të ndërpresësh pjesë të mëdha të internetit.
Kompanitë që dërgojnë të dhëna përmes kabllove nënujore të internetit, nuk përdorin vetëm një kabllo, dhe kanë hapësirë ??në kabllo të shumta. Nëse një kabllo pëson defekt, trafiku ridrejtohet përmes të tjerëve. Por në disa zona, si në ishullin Tonga, ku ka vetëm një kabllo, një shkëputje mund të ketë pasoja shkatërruese.
Nevoja për linja alternative është arsyeja pse Google, Facebook dhe Microsoft kanë shpenzuar vitet e fundit qindra miliona dollrë për kabllot e tyre nënujore. Ndërsa sistemi satelitor Starlink i Elon Musk e ka popullarizuar internetin satelitor, ky lloj sistemi nuk ofron një zëvendësim për kabllot nënujore.
Satelitët përdoren për të siguruar lidhje në vende rurale apo si rezervë gjatë një emergjence, por ata nuk mund të zëvendësojnë plotësisht infrastrukturën fizike. “Ata nuk do të përballojnë transportin e qindra terabajt midis kontinenteve. Këtë gjë mund ta bëjnë vetëm kabllot”- thotë Moldin.
Marrë me shkurtime./ “Wired” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
One winter morning in 1892, seemingly a day like any o...
Mbrëmjen e 29 tetorit, mbi 100 mijë njerëz u derdhën në rr...
Për fat të keq pyetjes nëse është i mundur parashikimi i t...
On November 15, the world's population is expected to exce...
For centuries empires have been the dominant form of polit...
If you believe the media, we are living in the midst of an...
It's no secret that most of us feel something between disp...
Thuhet se një nga gjërat që na bën njerëz, është vetëdija ...
Që nga shfaqja e tij në kinema për herë të parë në vitin 1...
Nga duhet filluar për të ribërë bashkë, pjesët e një b...
Tech giants have taken a central role in Russia's war ...
After "The Economist" compared the time of Liz Tras as pri...
Albania tied yesterday with the result 1-1 against Saudi A...
Luftërat përfundojnë me marrëveshje, dhe diplomacia është ...
Transplantimi i organeve ka një histori shumë të gjatë. So...
Në pjesën më të madhe të historisë njerëzore, paraardh...
With a height of 8,849 meters above sea level, Everest...
What comes to your mind when you hear the word "hacker"? I...
Futbolli konsiderohet si një nga sportet më të rëndësishm...
Më 16 shtator, “New York Times” raportoi se Udhëheqësi...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Authorities have conducted a large-scale anti-drug operati...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...