Everest, the scary story of the world's highest peak
With a height of 8,849 meters above sea level, Everest...

Në pjesën më të madhe të historisë njerëzore, paraardhësit tanë ishin të kënaqur teksa jetonin
në komunitete kompakte dhe kryesisht të vetë-mjaftueshme. Të jetuarit dhe punuarit pranë të huajve, siç është sot e zakonshme në qytete dhe qyteza anembanë planetit, do të kishte qenë dikur diçka e padëgjuar.
Tradicionalisht, të gjithë i njihnin fqinjët e tyre dhe rolin që ata luanin në shoqërinë e tyre. Dhe sipas një teorie të propozuar nga Robin Danbar, antropolog dhe psikolog evolucionar në Universitetin e Oksfordit, në vitin 1993, ekziston një kufi prej 150 personash si numrin e individëve me të cilët ne mund të mbajmë marrëdhënie shoqërore kuptimplota.
Ky njihet si Numri Danbar. Por a qëndron teoria e tij? A mund të ketë njerëzit vetëm 150 miq të vërtetë? Edhe disa dekada më vonë që kur e publikoi për herë të parë pretendimin e tij, Danbar i qëndron ende numrit të tij, dhe atë e kanë mbështetur edhe kërkime të tjera.
“Nuk ka pasur asnjë ndryshim në numrin e marrëdhënieve”- tha Danbar për Live Science.
Por disa studime dhe ekspertë nuk janë dhe aq të sigurt.
“Sot ka shumë ndryshime në madhësinë e rrjeteve sociale të njerëzve”- mendon Samuel Roberts profesor i psikologjisë në Universitetin e Liverpulit në Britani.
“Si me çdo teori, ka kritika edhe për Numrin Danbar”- shtron ai.
Sara Xhons, lektore e antropologjisë evolucionare në Universitetin e Kentit në Britani, beson se ndërsa Numri Danbar është në përgjithësi i saktë, ai vjen me disa paralajmërime.
“Unë nuk do të thosha se është absolutisht 150 në çdo rrethana. Termi mik i afërt dhe kuptimplotë, ka të ngjarë të përfshijë në një numër shumë më të vogël. Por kjo mund të varet nga faktorë individualë, si ekstraversioni dhe introversioni”- deklaron Xhons.
Po pse vetëm 150? “Kufizimi vjen kryesisht për aspektit njohës”- thotë Danbar, duke shtuar se ekziston një lidhje midis madhësisë së grupit shoqëror dhe madhësisë së neokorteksit - pjesës së trurit të përfshirë në funksionet e nivelit të lartë, si perceptimi shqisor, emocioni dhe gjuha, të cilat janë të lidhura me sjelljen sociale tek primatët.
Xhons bie dakord me pretendimin se numri i njerëzve me të cilët jemi në gjendje të krijojmë marrëdhënie, është kryesisht produkt i mënyrës se si speciet tona u detyruan që të vepronin shumë kohë më parë.
“Përtej këtij numri, nevojiten më shumë rregulla dhe rregullore sociale për të ruajtur marrëdhëniet. Njerëzit duhet të balancojnë kohën, duke bërë gjërat që duhen për të mbijetuar dhe riprodhuar, por gjithashtu duhet të dinë se çfarë po bëjnë të tjerët dhe kush mund të na ndihmojë. Të ndajnë ushqimin me ne. 150 është numri i parashikuar i njerëzve, me të cilët mund të lidhemi vazhdimisht dhe të kemi informacion të përditësuar për ta”-thotë Xhons.
Ndërkohë sipas Roberts, kur flitet për aftësinë tonë për të mbajtur marrëdhënie përtej kufijve tanë njohës, duhet marrë parasysh edhe diçka tjetër:kohën dhe përpjekjaene nevojshme për ta bërë këtë.
“Nëse dikush do t’ju thoshte se ka 150 miq vërtetë të ngushtë, ju ndoshta nuk do ta besoni. Sepse ka një kuptim intuitiv, që mbajtja e këtyre miqve të ngushtë kërkon një shkallë përpjekjeje në komunikim dhe takim, e cila është e kufizuar në kohë”- thekson ai.
Por ekzistojnë teori të tjera mbi “kufijtë e miqësive”, të cilat nuk përputhen me atë të Danbar. Disa prej tyre pretendojnë se numri është shumë më i lartë. Kështu një studim i vitit 1978 nga antropologët H.Rasëll Bernard dhe Peter Killuort, arritën në përfundimin se numri ishte më afër 290. Ndërsa një studim i vitit 2001që krahasoi dy metoda të ndryshme - të njohura si “metoda e rritjes së shkallës” dhe “metoda e përmbledhjes” - e vendosi në 291 këtë shifër.
Për më tepër, një studim i vitit 2021 i botuar në revistën “Biology Letters”, ngriti pikëpyetje në lidhje me saktësinë e Numrit Danbarit. Sipas tij, disa studime empirike kanë gjetur mbështetje për këtë numër, ndërsa të tjerë kanë raportuar madhësi të tjera.
“Është e pamundur të bëhet një vlerësim i saktë, duke përdorur metodat dhe të dhënat e disponueshme”- tha përmes një deklarate me shkrim Andreas Vartel, studiues në Qendrën për Evolucionin Kulturor në Universitetin e Stokholmit dhe bashkëautor i studimit.
Por Danbar është i prirur të theksojë se 150 është numri mesatar dhe jo një kufi i rreptë i marrëdhënieve që mund të mbajë një individ. Për më tepër, ai sugjeron se këto 150 marrëdhënie nuk janë të barabarta në rëndësi apo shkallën e intimitetit.
Ndërkohë Xhons thotë se një marrëdhënie “domethënëse”, nuk është domosdoshmërisht një marrëdhënie e ndërtuar mbi dashurinë apo edhe dashurinë.
“Neve mund të mos na pëlqejnë vërtet të gjithë 150 individët, por e ruajmë marrëdhënien me ta, pasi kjo na ndihmon në një farë mënyre, apo sepse duhet të vazhdojmë të ndërveprojmë me ta”- vuri në dukje ajo./ “Live Science” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
With a height of 8,849 meters above sea level, Everest...
What comes to your mind when you hear the word "hacker"? I...
Futbolli konsiderohet si një nga sportet më të rëndësishm...
Më 16 shtator, “New York Times” raportoi se Udhëheqësi...
Leximi ka një rëndësi shumë më të madhe nga sa m...
Public statements are not commensurate with the gravit...
Pas një ndarje nga partneri apo partnerja, ju mund të mend...
Më 27 nëntor 1895, kur po firmoste testamentin e tij, Alfr...
A keni pasur ndonjëherë atë ndjesinë e çuditshme se e keni...
When we fail the fourth, fifth, or tenth time, after promi...
What would we do if we had an abundant, cheap and inexhaus...
Pol Aleksandër nuk ka marrë frymë vetë që nga viti 1952. A...
In 1974, some farmers were slowly digging a well in th...
Për pjesën më të madhe të botës, ato janë thjesht foto zba...
You may have heard the story of Mogli or Tarzan, who were ...
Most people can think of something that is particularly te...
Shoqëritë sekrete kanë ekzistuar thuajse që kur ka nisur t...
In the fifth decade of life, our brain begins to undergo a...
During the Cold War, the constant threat of mutual annihil...
Europe is beginning to shudder as it faces its worst energ...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...