web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

How unlimited green energy would change the world

2022-10-12 10:28:00, Blog Adrienne Bernhard

How unlimited green energy would change the world

What would we do if we had an abundant, cheap and inexhaustible supply of renewable resources? Perhaps desalinizing seawater would suddenly cost-effectively alleviate Earth's water scarcity problem.

Garbage can be recycled on a much larger scale, allowing the extraction of valuable trace elements such as rare earth metals. While carbon dioxide (CO2) can be removed from the atmosphere to slow climate change. People can live comfortably in the Earth's polar regions or travel far in battery-powered cars.

Mallrat dhe shërbimet që kërkojnë energji elektrike mund të bëhen më të lira, madje të jenë në disa raste edhe falas. Shumë shpejt gjurma jonë e emetimeve ndotëse në atmosferë mund të jetë e pazbulueshme. Por sado emocionuese që është kur e mendon, kjo botë e qëndrueshme do të ishte gjithsesi tepër e kushtueshme.

Pasi bërja e saj realitet do të varet nga një gamë e gjerë faktorësh politikë, ekonomikë dhe teknologjikë. Suksesi i energjisë së gjelbër, varet nga vullneti i njerëzve për të adoptuar këtë teknologji. Po ashtu ligjvënësit do të duhet të kapërcejnë bllokimin, për të siguruar zbatimin e politikave të qëndrueshme të energjisë.

How unlimited green energy would change the world

Objektet që e përdorin këtë energji të gjelbër - qoftë kjo diellore, e erës, gjeotermale, biomasës, apo edhe shkrirja bërthamore apo ndonjë teknologji e pazbuluar - do të duhet të ndërtohen dhe mirëmbahen, ndërsa planeti vazhdon të ngrohet dhe burimet tradicionale po pakësohen.

Dhe duke supozuar se mund të kapërcehen këto pengesa, si mund të ndryshojë energjia e gjelbër e pafundme konsumin tonë, inovacionin, ekonominë tonë, politikat publike dhe mjedisin? Dhe cilët faktorë mund ta përkeqësojnë përkohësisht këtë planet hipotetik?

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), gjatë 10 viteve të ardhshme kërkesa për energji elektrike pritet të rritet me 40-60 për qind në disa rajone. Studiuesit parashikojnë që rritja ekonomike si në botën e zhvilluar ashtu edhe në atë në zhvillim, do të vazhdojë të nxisë rritjen e kërkesës së konsumatorëve për burime kyçe deri në të paktën në vitin 2040.

Njëherazi, kufizimet në energji, ujë dhe burime të tjera natyrore do të sjellin ide të reja për të menaxhuar problemet. Prodhimi aktual i energjisë elektrike - kryesisht nga lëndët djegëse fosile - është kontribuesi i vetëm më i madh tek ndryshimet klimatike, përgjegjës për 30 për qind të të gjitha emetimeve të gazeve serrë.

How unlimited green energy would change the world

Energjia e gjelbër mund të përfaqësojë një devijim radikal nga punët si zakonisht, duke premtuar një rrugë drejt zero emetimeve karbon dhe pavarësisë ndërkombëtare të energjisë. Por pa përpjekjet e përbashkëta të politikëbërësve, investitorëve dhe qytetarëve, energjia e gjelbër e pakufishme, mund të çojë gjithashtu në një botë me shtim të mbeturinave dhe mungesave.

“Energjia e gjelbër mund të jetë e pakufishme, por sigurisht jo e pakufishme dhe pa kosto”- thotë Viktor B.Flat, profesor i së drejtës mjedisore dhe kreu i Qendrës Ligjore të Mjedisit, Energjisë dhe Burimeve Natyrore në Universitetin e Hjustonit, SHBA. Ajo që do të kërkohet në vitet në vijim, është një përzierje e larmishme dhe fleksibël e disa zgjidhjeve energjetike, ajo që Bill Gejts e quan një “thikë ushtarake zvicerane e mjeteve energjetike”.

Sigurisht, energjia pa karbon premton përfitime joshëse:elektrifikim total të transportit, sistemet e ngrohjes dhe ftohjes pa emetime në atmosferë, dhe plehra kimikë për tokat tona bujqësore me procese më pak notëse. Vendet e pasura me naftë, të etura për t’u shitur fuçitë e tyre të fundit vendeve në zhvillim, do ta ulnin më tej çmimin, duke eliminuar dalëngadalë ekonomitë e karburantit të lëngshëm.

Njëkohësisht, vendimtare duhet të bëhet një infrastrukturë e fuqishme e impianteve të burimeve të rinovueshme. Këto centrale duhet të ndërtohen në një zonë të madhe gjeografike për të siguruar ndërprerje energjike minimale. Për shembull nëse në Dublin të Irlandës dita e është e vrenjtur dhe pa erë, energjia elektrike mund të merret nga Oslo.

How unlimited green energy would change the world

Ky bum në prodhim ka të ngjarë të çojë në krijimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendeve të punës. Por po ashtu mund të nënkuptojë humbje të përkohshme të vendeve të punës në sektorë të tjerë, si ai i qymyrit. Një kufizim tjetër i frikshëm, është se energjia e gjelbër është jashtëzakonisht e pabesueshme.

Hidrocentrali kërkon sasi rreshjesh të mjaftueshëm për të pasur një furnizim të vazhdueshëm me ujë të rrjedhshëm. Po ashtu, ajo mund të shfarosë speciet ujore vendase dhe ekosistemet e tyre. Panelet fotovoltaike diellore kanë nevojë për një qiell të pastër dhe rreze dielli të plota, që të shfrytëzjnë fotonet e dritës për të gjeneruar energji elektrike.

Burimet e rinovueshme të ndryshueshme, janë gjenerues të energjisë që varen nga disponueshmëria e burimeve të ndërprera. Prandaj, ato kërkojnë teknologji plotësuese për të siguruar ruajtjen në çdo kohë të ekuilibrit ndërmjet ofertës dhe kërkesës, edhe gjatë ndryshimeve sezonale apo skenarëve më të keqij.

Ndaj energjia e gjelbër e pakufishme, do të nxiste metoda novatore për përdorimin dhe ruajtjen e energjisë me çmim të lirë dhe efikas. Sigurisht kërkesa për energji të gjelbër nuk

do të kufizohej vetëm tek familjet, por do të shtrihej tek bizneset dhe korporatat, sidomos kompanitë e teknologjisë disa nga konsumatorët më të mëdhenj të energjisë elektrike.

Qendrat e të dhënave të gjigantëve kryesorë të teknologjisë si Amazon, Google, Facebook dhe Microsoft kërkojnë tashmë dhjetëra teravat orë energji (1 miliard kilovat orë energji elektrike) në vit për t’i mbajtur në punë serverët e tyre.

Ndërsa zhvillimi i Inteligjencës Artificiale dhe mësimit të makinerive, kërkon më shumë fuqi kompjuterike, kjo shifër vetëm sa do të rritet. Investimet private mund të përshpejtojnë më tej teknologjitë e reja. Por nëse korporatat kalojnë tek energjia neutrale ndaj karbonit, ato do të ushtrojnë gjithashtu një presion indirekt mbi burimet tashmë të pakët nga përdorimet konkurruese, urbanizimi dhe zhvillimi industrial.

Because to satisfy demand, more renewable energy plants must be built. In turn, this will add stress to the planet: many forms of renewable energy or their production processes emit greenhouse gases such as CO2 or methane into the air, as they rely on minerals (cobalt, lithium and other rare earth metals ), which can currently only be extracted or built with the help of fossil fuels.

So unlimited green energy may actually be harmful to the environment in the short term. Yet they have the power to drastically reduce our carbon output, eliminating millions of deaths caused by pollution each year.

Translated and adapted by CNA.al





08:32 Blog “National Riview”

Kasapët e Iranit

Demonstruesit kanë dalë sërish në rrugë për të sfiduar reg...

Lajmet e fundit nga