After the age of 40, the human brain undergoes a major "reconstruction".
In the fifth decade of life, our brain begins to undergo a...

Shoqëritë sekrete kanë ekzistuar thuajse që kur ka nisur të ekzistojë njerëzimi. Ndërsa disa kanë synime të liga, madje konsiderohen edhe si kulte, të tjerat nuk tërheqin aspak vëmendjen e medias. Pavarësisht nëse anëtarët duan apo jo, e përbashkëta e të gjitha këtyre organizatave është se ato ruajnë një shkalle fshehtësie.
Për disa, kjo do të thotë të mos tregosh kurrë asgjë në lidhje me ritualet që kryen pas dyerve të mbyllura. Të tjerë kërkojnë fshehjen e identitetit të anëtarëve të tyre. Ato mund të zbulohen vetëm pasi anëtarët largohen nga kjo botë.
Ndërkohë largimi nga një shoqëri sekrete gjatë kohës që dikush është gjallë mund të jetë jo pak i ndërlikuar. Shoqëritë më të buta i lejojnë anëtarët të largohen nëse kalojnë një proces formal. Por mund të përndiqen dhe ngacmohen për pjesën tjetër të jetës së tyre, madje mund të humbin jetën në rrethana misterioze
Shoqëria “Skull & Bones”

Universitetet i Jeilit në SHBA, ka pasur disa shoqëritë sekrete, por më i famshmi është “Skull and Bones” i themeluar në vitin e largët 1832. Zakonisht anëtarët e saj mblidhen pas perëndimit të diellit. Të veshur me rroba të zeza ata hyjnë në një godinë të njohur si “varri” dhe që i ngjan shumë një mauzoleumi.
Selia e “Skull and Bones” ndodhet përballë kampusit të vjetër të universitetit, dhe çdo vit në të rekrutohen vetëm 15 ndjekës të rinj. Identiteti i anëtarëve të saj në fakt nuk është edhe aq sekret. Sot dihet se shumë nga anëtarët ë kësaj shoqëria kanë drejtuar kompani të mëdha ose janë bërë presidentë.
Kështu në të bëjnë pjesë familje të pasura si Vanderbild dhe Rokfellrs, por edhe presidentët amerikanë Uilliam Taft, Xhorxh H.h dhe Xhorxh W. Bush. Anëtarësimi lidhet zakonisht me vitet universitare, dhe pasi mbaron studimet dikush mund të mos jetë më aktiv.
Urdhri i Pavarur i Shoqëruesve të Çuditshëm

Pavarësisht emrit, në fillim ai u formua si një vëllazëri kur anëtarët do të mbështetnin njëri-tjetrin përpara se të ekzistonin programet qeveritare sociale dhe ato të mirëqenies. Data e saktë e themelimit nuk dihet. Por ndjekësit më të hershëm mund të gjurmohen në vitet 1700, përfshirë edhe anëtarë të tillë si Mbreti Xhorxhi IV i Anglisë.
Urdhri u themelua në Angli përpara se të përhapen në Amerikën e Veriut, më vonë kaloi në ilegalitet si pasojë e ligjeve angleze të kohës, pasi monarkia i frikësohej revolucionit dhe sindikatave. Për shkak të fshehtësisë së aktiviteteve, është e pamundur të dihet nëse anëtarët mund të largohen vullnetarisht. Në faqen e tyre të internetit, një nga lozhat e pranon se anëtarësimi ka rënë me 90 për qind gjatë shekullit të kaluar, teksa thekson se anëtarët mund të tërhiqen nëse duan.
Ëngjëjt e Ferrit

Janë vëllazëri motoçiklistësh. Klubi u themelua në Kaliforni, SHBA, në vitin 1948. Reputacioni i tyre si rebelë nisi të përhapej në vitin 1965 kur pati akuza për një përdhunim në grup. Më shumë krime do të denoncoheshin dekadat e ardhshme, përfshirë përleshjet fatale me klubet rivale. Engjëjt e Ferrit nuk e konsiderojnë askënd një “ish” anëtar. Xhorxh Kristi ishte dikur një nga liderët e grupit. Pasi u ktheu shpinën, ai u përball me shpifje dhe ngacmime në adresë të tij.
Kalorësit Tempullarë

Të themeluar nga kryqtarët gjatë Mesjetës, disa thonë se Kalorësit Tempullarë pushuan së ekzistuari rreth 700 vjet më parë. Por ka të tjerë që pretendojnë se vëllazëria ekziston ende sot. Në thelb ishin murgj luftarakë. Ashtu si murgjit e vërtetë, ata u zotuan të mbeten të varfër, të dlirë dhe të bindur ndaj rregullave.
Edhe pse vetë urdhri mund të fitonte para dhe tokë, asnjë pasuri nuk i përkiste ndonjë kalorësi individual. Kur Jeruzalemi u pushtua nga myslimanët, Tempullarët nisën të konfliktohen me organizata të tjera ushtarake të krishtera. Ata u akuzuan për krime të tilla si herezia, mashtrimi, sjelljet e pahijshme seksuale, madje edhe për adhurimin e Djallit.
Se çfarë do të ndodhte me një të larguar nuk dihet, sepse ekzistenca e vëllazërisë është e diskutueshme.
Masonët

Frimasonët mund të jenë një nga shoqëritë sekrete më të dokumentuara. Për të mos përmendur teoritë e shumta konspirative rreth tyre. Masoneria mendohet se i ka pasur fillesat si një vëllazëri gurgdhendësish në Angli dhe Skoci gjatë viteve 1500. Më pas shoqëria evoluoi si një organizatë që i ndihmon anëtarët e saj në biznes dhe shoqëri, duke përdorur simbole sekrete për të mbrojtur veten dhe për të njohur anëtarët e tjerë.
Një incident i ndodhur vitin 1826, tregoi se çfarë ndodhte nëse dikush përpiqej të nxirrte sekretet e organizatës. Uilliam Morgan, një gurpunues nga Nju Jorku, kërcënoi se do të ekspozonte disa gjëra të pakëndshme që masonët i kishin mbajtur të fshehura në një libër.
Ai u largua prej tyre por shumë shpejt u zhduk pa lënë asnjë gjurmë.
Kërkesa e vetme për tu bërë pjesë e tyre është që të besoni në ndonjë fuqi më të lartë. Nëse keni dëgjuar zërat se mund t’iu kërkohet të pini verë nga një kafkë njeriu, ky është një mit. Ndërkohë anëtarët gjithashtu nuk janë të lidhur përjetë me shoqërinë. Ju ose mund të merrni leje për t’u larguar, një akt që njihet me termin ‘demit’, ose të hiqni dorë nga pagesa e detyrimeve tuaja dhe të prisni të dëboheni. Siç thekson një lozhë në faqen e saj të internetit, marrja e demit ende i lejon ish-anëtarit disa të drejta, si për shembull vizita ose anëtarësimi në lozha të tjera.
Edhe pse sot nuk funksionon, shoqëria sekrete kriminale e NXIVM ishte vërtetë një përzierje e një kulti dhe e një skeme piramidale. NXIVM e filloi aktivitetin në fundin e viteve 1990 nga guruja Keit Ranier nën maskën e një organizate bamirëse. Ai ofronte leksione për rritjen personale, pra ato që ai i quajti “programet e suksesit në jetë”.
Në fakt ata që u bënë pjesë e tyre mbetën peng të një situatë të rrezikshme. Gratë ishin veçanërisht të prekshme. Ata u detyruan nga Ranier të bënin seks me të dhe të mbetshin për orë të tëra pa ngrënë, në mënyrë që ai t’i shihte ato tërheqëse seksualisht.
Grave që anëtarësoheshin në NXVIM, iu kërkua të jepnin materialin e rekrutuesit të tyre
që mund të përdorej për shantazh nëse do të largoheshin. Kjo nënkuptonte fotografi nudo dhe çdo gjë tjetër që ata nuk do të donin të publikohej.
Kjo i detyronte ato të duronin vite të tëra torturash. E vetmja rrugëdalje nga NXIVM ishte arratisja ose arrestimi i Ranier. E mbijetuara Sara Edmonson tregoi për “Times” se si ajo kaloi një ritual të mundimshëm damkosjeje me hekur të nxehtë me simbolin e organizatës. Ranier u arrestua në vitin 2018, dhe u akuzua për abuzime seksuale dhe u dënua me 120 vjet burg.
Iluminati

Ekzistenca e tyre mund të jetë ose e fshehtë një legjendë. Por edhe nëse ata veprojnë diku, kjo shoqëri është aq e fshehtë sa që është e pamundur të dihet me siguri. Iluminati nuk është perceptuar gjithmonë si syri dominant i një rendi të ri botëror. E themeluar në Gjermani në vitin 1776 nga profesori i jurisprudencës Adam Vajshop, Urdhri i Iluminatit filloi si një lëvizje opozitare kundër ndikimit mbizotërues fetar dhe abuzimit me pushtetin. Duke qenë urdhër tjetër i frymëzuar nga Frimasonët (që mund të jetë arsyeja pse ata shpesh shoqërohen me ta në teoritë konspirative), ai krijoi hapësira të sigurta për njerëzit që ndiheshin të prangosur nga qeveria dhe feja.
Pavarësisht asaj që tingëllon si një thirrje për revolucion, Vajshops dëshironte vetëm t’i frymëzonte njerëzit të mësonin gjithçka që mundeshin për të nxitur ndryshimet në botë. Disa besojnë se Iluminati i vërtetë filloi shumë përpara tij, pasi gjurmët gjenden mbi çdo gjë, nga piramidat e Egjiptit tek Syri i frikshëm i Providencës që ju shikoni nga një kartëmonedhë e dollarit. Askush nuk e di nëse mund të largoheni pasi ekzistenca e vetë organizatës mbetet e panjohur.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
In the fifth decade of life, our brain begins to undergo a...
During the Cold War, the constant threat of mutual annihil...
Europe is beginning to shudder as it faces its worst energ...
Thirty years after the horrors of the Balkan wars exposed ...
Iran is at the height of a popular revolt, sparked by ...
The Black Death pandemic was considered responsible fo...
Superstitious rituals are a very widespread practice i...
"The Economist" Xi Jinping was only 31 years old when he ...
Tashaun* is in his late thirties. "I have a special an...
More than 36 years ago, when Apple was still a relativ...
Since the Middle Ages, domestic animals began to be tr...
Russian President Vladimir Putin's announcement of a parti...
Demonstruesit kanë dalë sërish në rrugë për të sfiduar reg...
By Sara Gandolfi "Corriere della Sera" The little lib...
A team of researchers from Meta - the Californian comp...
In the mountainous and high altitude areas of the Unit...
The fear and panic over cannabis in the US started in the ...
Shpërthimet e vullkaneve në kohërat e lashta ishin shumë t...
Anyone who goes to the seashore has an unreasonable fear t...
Veshja e zezë nëpër funerale duket si një zgjedhje e pamen...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Authorities have conducted a large-scale anti-drug operati...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...