An underground army/ What were the 8,000 terracotta warriors discovered in China for?
In 1974, some farmers were slowly digging a well in th...

Pol Aleksandër nuk ka marrë frymë vetë që nga viti 1952. Ai është sot 76 vjeç, dhe një nga njerëzit e fundit të gjallë, që përdor ende një mushkëri prej hekuri për të vazhduar jetën. Ai përfaqëson kujtesën e gjallë të një kohe të tmerrshme në histori, kur virusi i poliomielitit kishte prekur njerëz në mbarë botën.
Kjo sëmundje infektive vriste çdo vit mijëra fëmijë, duke lënë shumë të tjerë me aftësi të kufizuara gjatë gjithë jetës së tyre. E gjithë SHBA-ja u trondit nga frika e vdekjes, paralizës dhe izolimit. Deri në verën e vitit 1952, Pol ishte një fëmijë 6-vjeçar i lumtur dhe shumë aktiv në Dallas të Teksasit.
Ai bënte një jetë normale si çdo fëmijë tjetër. Por ai ishte viti kur SHBA-ja përjetoi valën më të fortë goditëse nga sëmundja e poliomielitit. Pol u infektua dhe brenda 6 ditësh, jeta e tij ndryshoi tërësisht. Nga një djalë i vogël i shëndetshëm, i qeshur dhe shumë aktiv, ai e kishte të pamundur të fliste, të gëlltitej normalisht, të kollitej apo merrte frymë.

Ai moment ishte edhe fillimi i jetës së tij në mëshirën e respiratorit të tij mekanik, ose siç njihej ndryshe “mushkëria e hekurt’. Askush nuk mendonte se Pol do të jetonte gjatë. Në fakt i tejkaloi pritshmëritë e të gjithëve. Ai kishte ëndrra dhe hoqi dorë prej tyre. Ai studioi në universitet, u bë avokat dhe shkrimtar, duke pasur një histori që mund të frymëzojë miliona njerëz që sfidohen çdo ditë nga problemet e tyre shëndetësore.
Sot për shkak të Covid-19, ne jemi shumë të njohur me ndjenjën se si bota mund të bllokohet përballë një virusi vdekjeprurës. Pra, ne mund ta kuptojmë shumë mirë terrorin që e pushtoi botën në vitet 1950 gjatë epidemisë së poliomielitit. Kjo ndodhi përpara se të shpikej vaksina.
Familjet mbyllnin dritaret dhe dyert nga frika. Lagjet ishin të heshtura, bosh, pa zhurmat e fëmijëve që luanin në oborr. Meshat në kishës u pezulluan. Parqet, këndet e lojërave, sallat e kinemasë, baret dhe qendrat tregtare u mbyllën ose u braktisën.

Gjatë viteve 1940-1950, poliomieliti ishte përgjegjës për gati 15.000 raste vjetore të paralizës në SHBA. Fëmijët ishin veçanërisht të prekshëm ndaj sëmundjes. Në vitin 1952, kur Pol u sëmur nga poliomieliti, në vend kishte rreth 58.000 raste, nga të cilat, më shumë se 21. 000 ishin kryesisht fëmijë që vuanin edhe nga paaftësi të tjera fizike.
U raportua vdekja e 3.145 prej tyre. Në Nju Jork, u vranë mijëra mace dhe qen, pasi njerëzit mendonin se ata e transmetonin sëmundjen. Pasi mjekët i bënë një trakeotomi, gjendja e tij u përmirësua disi. Por si qindra fëmijë të tjerë në spital, edhe ai u gjend brenda një cilindri metalik.
Pol kujton rreshtat me këto pajisje dhe kokat e vogla të fëmijëve që përpiqeshin të bënin miq apo të komunikonin me fëmijë të tjerë në sallë. Shumë njerëz nuk ia dolën, ndërsa të tjerë u shëruan dhe u kthyen në shtëpi. Por poliomieliti e paralizoi Polin nga qafa e poshtë, duke mos e lejuar të lëvizte apo të merrte frymë.
Ai kaloi 18 muaj plot vuajtje në spital, ku mjekët u përpoqën ta mësonin të merrte frymë vetë, një praktikë që quhet “frymëmarrja e bretkosës”. Më në fund, me ndihmën e një fizioterapisti, ai e kapërceu frikën nga frymëmarrja dhe mësoi të merrte frymë si një peshk.
Pol thotë:“Është shumë e lodhshme. Njerëzit mendojnë se jam duke përtypur çamçakëz. Unë e kam çuar në nivelin e një arti këtë praktikë”.Por ai e dinte se ishte e vetmja rrugë drejt së ardhmes. Dalëngadalë, ai mundi ta jetonte jetën e tij jashtë pajisjes për disa orë çdo ditë, ndërsa qëndronte i ulur në një karrige me rrota.

Por natën duhej të rikthehej tek “miku i tij besnik” metalik që të flinte i sigurt. Sot ai është 76 vjeç dhe nuk mund ta bëjë më këtë gjë. Qëndron i mbyllur brenda makinës së hekurit 24 orë në 7 ditët e javës. Por lufta e tij vazhdon ende. “Unë nuk u dorëzova asnjëherë, dhe nuk kam ndërmend të dorëzohem tani”- thotë Pol.
Ai është i paralizuar nga qafa e poshtë, dhe nuk mund t’i përdorë dot mushkëritë e tij për të marrë frymë vetë. Mushkëria e hekurt e ndihmon të marrë frymë duke përdorur presionin negativ për të futur ajrin në mushkëri. Pajisja u shpik në vitin 1928 nga Filip Drinker, një inxhinier mjekësor dhe Luis Shou, mjek në Universitetin e Harvardit.
Gjatë një vizite në një repart ku ishin shtruar të sëmurë me poliomielit, Lius u tmerrua kur pa fëmijët që gulçonin. Ai vendosi të ndërtonte diçka, që do t’u jepte atyre një shans për të jetuar. “Mushkëria e hekurt” përdor një mekanizëm të thjeshtë.
Për ta ndihmuar pacientin të marrë frymë, ajri pompohet nga makineria, duke e ndihmuar gjoksin e tyre të fryhet. Kur ajri pompohet sërish në pajisje, pacienti e nxjerr frymën jashtë. Në fillim ajo ishte menduar të përdorej vetëm për 1-2 javë derisa trupi i të sëmurit të merrte veten.
Pol e quan pajisjen “kali i vjetër prej hekuri”. Sot, më pak se 10 njerëz përdorin një pajisje të tillë. Pol e preferon më shumë makinerinë e tij besnike, sesa pajisjet moderne të frymëmarrjes, që mund të detyrojnë hapjen e një vrime në fyt. Sot “mushkëritë e hekurit” nuk prodhohen më, dhe për to thuajse nuk ka më pjesë këmbimi.
Askush nuk mendoi se njerëzit që i përdorin këto pajisje do të jetonin kaq gjatë. Në fakt kjo gjë po ndodh. Të jetuarit brenda një pajisje të tillë nuk e ndaloi Pol ta jetonte jetën e tij në maksimum. Ai studioi, mbaroi shkollën, mori diplomën pasuniversitare, dhe u bë një avokat i suksesshëm.
Mjekët nuk prisnin që Pol të jetonte shumë, por ai vërtetoi të kundërtën. Ra në dashuri me një vajzë, zuri shumë miq, e kalonte kohën e lirë në restorante, bare, klube striptizi dhe darka, Madje shkonte shpesh në kinema. Në fillim aplikoi për të studiuar në Southern Methodist University në Dallas, por u refuzua për shkak të paaftësisë fizike.
Pol kujton se u përpoq për 2 vjet derisa e pranuan, me kushtin që të bënte vaksinën e poliomielitit, dhe të gjente dikë që ta ndihmonte të shkonte në shkollë. Pas diplomimit në vitin 1978, ai i mësoi terminologjinë ligjore stenografëve të gjykatës. Në vitin 1986 u bë avokat.
Në atë kohë, ai mund të merrte frymë në mënyrë të pavarur për orë të tëra dhe kështu mund të ndiqte mësimet sa herë që ishte e mundur. Më pas i shkroi kujtimet e tij, duke përdorur një shkop plastik dhe një stilolaps në gojë për të shtypur në makinën e shkrimit.
Po ashtu në disa raste ai ia diktonte tekstin Norman Braun, ish-infermierit dhe mikut të tij. Libri mori 8 vite për t’u shkruar. Pol donte që të frymëzonte njerëzit. Ai Pl thotë se pavarësisht se nga jeni, cila është e kaluara juaj, dhe cilat janë sfidat tuaja, ju mund të bëni gjithçka, nëse jeni të gatshëm të bëni një punë të palodhur. Pol Aleksandër luftoi kundër poliomielitit çdo ditë të jetës së tij, dhe nuk do të dorëzohet deri në fund të jetës.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
In 1974, some farmers were slowly digging a well in th...
Për pjesën më të madhe të botës, ato janë thjesht foto zba...
You may have heard the story of Mogli or Tarzan, who were ...
Most people can think of something that is particularly te...
Shoqëritë sekrete kanë ekzistuar thuajse që kur ka nisur t...
In the fifth decade of life, our brain begins to undergo a...
During the Cold War, the constant threat of mutual annihil...
Europe is beginning to shudder as it faces its worst energ...
Thirty years after the horrors of the Balkan wars exposed ...
Iran is at the height of a popular revolt, sparked by ...
The Black Death pandemic was considered responsible fo...
Superstitious rituals are a very widespread practice i...
"The Economist" Xi Jinping was only 31 years old when he ...
Tashaun* is in his late thirties. "I have a special an...
More than 36 years ago, when Apple was still a relativ...
Since the Middle Ages, domestic animals began to be tr...
Russian President Vladimir Putin's announcement of a parti...
Demonstruesit kanë dalë sërish në rrugë për të sfiduar reg...
By Sara Gandolfi "Corriere della Sera" The little lib...
A team of researchers from Meta - the Californian comp...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...