Çfarë e shkakton dukurinë misterioze Déjà Vu?
A keni pasur ndonjëherë atë ndjesinë e çuditshme se e keni...

Më 27 nëntor 1895, kur po firmoste testamentin e tij, Alfred Nobel e imagjinonte se ideja për t’ia lënë një pjesë të mirë të pasurisë së tij njerëzve me merita në këtë botë, por pa asnjë lidhje gjaku apo shoqërore me të, do të mërziste shumë njerëz.
Ata që u revoltuan nuk ishin vetëm një pjesë e familjes së tij, por edhe Mbreti i atëhershëm i Suedisë Oskar II, që e quajti absurde dhe antipatriotike idetë e tij. Në fund të një beteje të gjatë ligjore, të gjitha ata që e kundërshtuan amanetin e tij u dorëzuan.
U caktuan 5 Çmimet Nobel, ku ai për paqe do t’u jepej atyre që ishin më të përkushtuar “për vëllazërinë midis kombeve, për heqjen ose zvogëlimin e ushtrive kombëtare, si dhe për organizimin dhe promovimin e kongreseve të paqes”. Por pas asaj fitoreje fillestare, testamenti i Nobelit u tradhtua.
Sipas avokatit norvegjez Fredrik S.Hefermel, bashkëthemelues i uebsajtit “The Nobel peace Prize Watch”, gjatë viteve 1946-2008, mbi gjysma e Çmimeve Nobel për Paqe u dhanë në kundërshtim me dispozitat e testamentit. Siç shprehet Hefermel në një intervistë të vitit 2014, çmimi nuk ishte menduar për ata që promovojnë “paqen në përgjithësi, por për ata aktivistë, qëllimi i të cilëve është t’i jepet fund militarizmit”.
Bashkimi Evropian e fitoi këtë çmim 10 vjet më parë, më 12 tetor 2012, “për kontributin për paqen, pajtimin, demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Evropë”, dhe as atëherë nuk munguan debatet. Mungesa e një konflikti midis shteteve evropiane, nuk do të thotë se Bashkimi Evropian nuk ishte kontributor direkt në luftëra.
Pasi disa qeveri evropiane morën pjesë në konflikte në kuadër të NATO-s (në Libi dhe Afganistan) ose eksportuan armë. Dhe të gjithë vendet e unionit e mbështetën përdorimin e forcës kundër asaj që paraqitej si një pushtim i rrezikshëm:burra, gra, vajza dhe djem që dëshironin të mbërrinin në territorin e BE-së për të kërkuar strehim, për të gjetur punë, për t’u bashkuar me familjen, për të studiuar etj.
Pra Bashkimi Evropian nuk po punonte saktësisht për ta luftuar militarizmin. Në vitin 2012 , Frontex, agjencia evropiane e ngarkuar me koordinimin dhe mbështetjen e shteteve anëtare për mbikëqyrjen e kufijve të jashtëm të BE-së, kishte 7 vit që po funksiononte.
Në atë kohë ajo ishte pak e njohur për publikun e gjerë, por kishte tashmë një reputacion të keq për shkak të paqartësisë së veprimeve, mungesës së mekanizmave të kontrollit të punës së saj por edhe rolit të saj në forcimin e kriminalizimit të migracionit.
Zyrtarët e punësuar drejtpërdrejt nga agjencia, selia e së cilës është në Varshavë, ishin që të gjithë civilë, ndërsa personeli i armatosur në terren (agjentë, roje bregdetare dhe kufitare) ishin të dërguar nga shtetet anëtare. Ndërkohë në vitin 2019, erdhi konfirmimi se Bashkimi Evropian nuk duhej ta kishte marrë Çmimin Nobel për Paqen.
Me reformimin e rregullores së Frontex miratuar atë vit, BE-ja hyri në një kapitull të ri të historisë së saj:nga një trup zyrtarësh civilë, ai i institucioneve evropiane është shndërruar në një organ të armatosur. Zyrtarët e Frontex janë në fakt të parët, në historinë e stafit të institucioneve evropiane, që janë të autorizuar të mbajnë armë.
Edhe pse një burim krenarie për agjencinë, ky ndryshim është shumë shqetësuese. Deri në vitin 2027, personeli i përhershëm i Frontex duhet të përbëhet nga 10 mijë njerëz, nga të cilët 3 mijë zyrtarë evropianë (që i përkasin të ashtuquajturës Kategoria 1, ose personel ligjor) dhe 7 mijë “agjentë të dytë nga shtetet anëtare të BE-së”.
Në majin e këtij viti, sipas një dokumenti të Këshillit të BE-së të publikuar nga ”Stateëatch”, agjencia kishte punësuar 835 agjentë të Kategorisë 1, të cilët deri më tani për shkak të një pengese të paparashikuar ligjore, kishin marrë armë hua. Ndërkohë ky organ ka arritur së fundmi një marrëveshje me Greqinë dhe Lituaninë për të siguruar furnizimin me armë.
Në tetor 2021, ajo nënshkroi një kontratë me vlerë 3.76 milionë euro me kompaninë austriake “Glock” për furnizimin “me pistoleta gjysmë-automatike, municion dhe aksesorë”. “Ne shohim të njëjtën tendencë në politikën evropiane të mbrojtjes, me planin për të krijuar një ushtri evropiane. Kjo nuk është një forcë e përhershme që do të lindë nesër, por ne duhet të kritikojmë zhvillimet drejt këtij qëllimi. Militarizimi i Bashkimit Evropian ka filluar tashmë me militarizimin e kufijve”- thotë eurodeputeti gjerman Özlem Demirel.
Dhe tani ky militarizim shtrihet shumë përtej kufijve të BE-së. Nga viti 2019, Frontex mund të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi edhe me vende të treta që nuk kufizohen me territorin e BE-së, duke garantuar gjithashtu imunitet të shtuar për agjentët e tij.
Pra zyrtarët e armatosur evropianë mund të vendosen, brenda dhe jashtë BE-së, për të “mbrojtur kufijtë evropianë”, duke përdorur forcën për të bllokuar, përgjuar, refuzuar ose riatdhesuar azilkërkuesit e mundshëm, që janë fajtorë për përpjekjen e tyre për të mbërritur në mënyrë “të parregullt” në Bashkimin Evropian, që është në fakt mënyra e tyre e vetme në dispozicion.
Dhe kujt do t’i japin ata llogari për punën e tyre? Vetëm eprorit të tyre, drejtorit ekzekutiv të Frontex, i cili gëzon autonomi absolute. Në vitin 1893, Alfred Nobel i shkroi shoqes së tij Berta Von Sutner, një shkrimtare dhe pacifiste austriake:”Do të doja që një pjesë të pasurisë sime ta përdor për të çmim që do të jepet çdo 5 vjet dhe le të themi për 6 herë. Sepse nëse nuk do të arrijnë ta reformojnë sistemin aktual brenda 30 vitesh, do të zhyten sërish në barbari. Çmimi duhet t’i jepet personit që e bëri Evropën të hedhë hapat më të gjatë drejt një ideje të paqësimit të përgjithshëm”.
Alfred Nobel vdiq në vitin 1896. Berta von Sutner në vitin 1914. Evropa iu rikthye më herët barbarizmit sesa e kishte parashikuar Nobeli. Projekti evropian buron nga dëshira për të garantuar paqen në kontinent. Por me çfarë çmimi? Në librin e tyre “Eurafrika:Historia e pa rrëfyer e integrimit evropian dhe kolonializmit” (Bloomsbury 2014), historianët Peo Hansen dhe Stefan Xhonson rikthehen tek “e kaluara, të cilën Evropa e ka harruar”, tek ai dimension kolonialist i projektit evropian që shpjegon aq qartë brutalitetin me të cilin
BE-ja ka refuzuar për dekada të tëra që t’i hapet një pjese të botës.
Bashkimi Evropian nuk e meritoi Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2012, dhe aq më pak e meriton tani që ka filluar të armatosë një pjesë të personelit të tij, apër të mbajtur larg civilët që në fakt duhen mirëpritur.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
A keni pasur ndonjëherë atë ndjesinë e çuditshme se e keni...
When we fail the fourth, fifth, or tenth time, after promi...
What would we do if we had an abundant, cheap and inexhaus...
Pol Aleksandër nuk ka marrë frymë vetë që nga viti 1952. A...
In 1974, some farmers were slowly digging a well in th...
Për pjesën më të madhe të botës, ato janë thjesht foto zba...
You may have heard the story of Mogli or Tarzan, who were ...
Most people can think of something that is particularly te...
Shoqëritë sekrete kanë ekzistuar thuajse që kur ka nisur t...
In the fifth decade of life, our brain begins to undergo a...
During the Cold War, the constant threat of mutual annihil...
Europe is beginning to shudder as it faces its worst energ...
Thirty years after the horrors of the Balkan wars exposed ...
Iran is at the height of a popular revolt, sparked by ...
The Black Death pandemic was considered responsible fo...
Superstitious rituals are a very widespread practice i...
"The Economist" Xi Jinping was only 31 years old when he ...
Tashaun* is in his late thirties. "I have a special an...
More than 36 years ago, when Apple was still a relativ...
Since the Middle Ages, domestic animals began to be tr...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...