Sa të rrezikuara janë linjat nënujore që mundësojnë internetin në gjithë botën?
Kablloja e linjës “THE ASIA-AFRICA-EUROPE-1 INTERNET” ...

A do t’iu dukej e çuditshme nëse unë do të refuzoja të udhëtoja të dielave që bien në ditën e 22-të të muajit? Po sikur të loboja tek shoqata e pronarëve të shtëpisë që apartamenti im të shmangte numrin 22, duke kaluar nga kati 21 në katin 23?
Është shumë e pazakontë të kesh frikë nga numri 22. Ndaj është logjike që ju të më cilësonin si një njeri pak të çuditshëm. Po sikur t’iu them se në vendin tim, SHBA, më shumë se 40 milionë njerëz ndajnë të njëjtin frikë që në fakt nuk ka asnjë bazë shkencore?
Shumë amerikanë e pranojnë se do të ishin në ankth nëse do të qëndronin në një kat të caktuar në hotelet e larta, dhe konkretisht në katin 13. Sipas kompanisë së njohur të ashensorëve “Otis Elevator Co”, për çdo godinë me një kat që mban numrin “13”, 6 ndërtesa të tjera pretendojnë se nuk e kanë një të tillë, duke kaluar nga kati 12 në katin 14.
Shumë perëndimorë i ndryshojnë sjelljet e tyre të premten e datës 13. Sigurisht që në këtë datë ndodhin ndonjëherë gjëra të këqija. Por s’ka asnjë provë që kjo ndodhë në një mënyrë disproporcionale. Si një sociolog i specializuar në psikologjinë sociale dhe proceset në grup, unë nuk jam dhe aq i interesuar për frikën dhe obsesionet individuale. Ajo që më magjeps është fakti që miliona njerëz ndajnë të njëjtin keqkuptim në masën, dhe kur kjo ndikon mbi sjelljen e njerëzve në një shkallë të gjerë.
E tillë është fuqia e numrit 13. Burimi i fobisë së madhe ndaj numrit 13 - që njihet edhe si triskaidekafobia” - është i mjegullt dhe spekulativ. Shpjegimi historik mund të jetë po aq i thjeshtë sa ballafaqimi i tij i rastësishëm me numrin 12 që cilësohet si fatsjellës.
Xho Nikëll merret me shqyrtimin e pretendimeve paranormale në “Committee for Skeptical Inquiry”, një organizatë jofitimprurëse që shqyrton shkencërisht pretendimet e diskutueshme dhe të jashtëzakonshme. Ai thekson se numri 12 shpesh përfaqëson “plotësinë” numrin e muajve në vit, numrin e Zotave në Olimp, shenjat e zodiakut dhe apostujt e Jezusit. Ndërkohë numri 13 bie në kontrast me këtë ndjenjë të mirësisë dhe përsosmërisë.
Ai mund të lidhet me disa miq të famshëm por të padëshirueshëm në darkë. Në mitologjinë norvegjeze, perëndia Loki ishte i 13-ti që mbërriti në një festë në Valhalla, ku mashtroi një pjesëmarrës tjetër për të vrarë perëndinë Baldur. Në Krishterim, Juda, apostulli që tradhtoi Jezusin, ishte i ftuari i 13-të në Darkën e Fundit.
Por e vërteta është se proceset socio-kulturore, mund ta lidhin fatin e keq me çdo numër. Kur kushtet janë të favorshme, një thashethem apo bestytni krijon realitetin e vet shoqëror, duke u përhapur si një legjendë urbane. Në Japoni, numri 9 cilësohet si ndjellës i fatit të keq, ndoshta sepse tingëllon njëlloj me fjalën japoneze “vuajtje”.
Në Itali, një numër i tillë është 17. Në Kinë, 4 tingëllon si fjala “vdekje” dhe shmanget vazhdimisht në jetën e përditshme, madje edhe më shumë sesa numri 13 në kulturën perëndimore. Këtu përfshihet edhe gatishmëria për të paguar tarifa më të larta, vetëm për ta shmangur 4 në numrat e celularëve.
Ndërkohë ndërsa viti 666 konsiderohet fatsjellës në Kinë, shumë të krishterë në mbarë botën e lidhin atë me një bishë të keqe të përshkruar në librin biblik të Zbulesës. Madje për frikën ndaj numrit 666 ekziston edhe një term specifik:heksakosioiheksekontaheksafobia.
Sot në botë ekzistojnë shumë lloj fobish specifike, dhe njerëzit i ruajnë ato për një sërë arsyesh psikologjike. Ato mund të lindin nga përvoja të drejtpërdrejta negative, si për shembull nga frika e bletëve pas thumbimit nga njëra prej tyre. Faktorë të tjerë rreziku për zhvillimin e një fobie, përfshijnë të qenit shumë i ri, të pasurit e të afërmve me fobi të tilla, të pasurit e një personaliteti më të ndjeshëm, dhe të qenit i ekspozuar ndaj të tjerëve me fobi të këtij lloji.
Një pjesë e reputacionit të keq të numrit 13, mund të lidhet me ndjenjën e mungesës së njohurive apo të “ndjerit në mënyrë jonormale”, siç quhet në literaturën psikologjike. Në jetën e përditshme, 13 është më pak e zakonshme se 12. Nuk ka muaj të 13-të. Në vetvete, ndjenja e së panjohurës nuk do të shkaktojë një fobi.
Por studime psikologjike tregojnë se ne favorizojmë atë që është e njohur, dhe disfavorizojmë atë që nuk është e tillë. Dhe kjo e bën më të lehtë lidhjen e 13-ës me atributet negative. Ne mund t’i caktojmë këtij numri veti negative, për të njëjtën arsye që shumë besojnë tek “efektet e Hënës së plotë”.
Besimet se Hëna e plotë ndikon në shëndetin tonë mendor, shkallën e kriminalitetit në një qytet apo vend, aksidentet dhe fatkeqësitë e tjera njerëzore, janë hedhur poshtë nga shkenca. Prapëseprapë, kur njerëzit kërkojnë të konfirmojnë bindjet e tyre, ata janë të prirur të nxjerrin përfundime midis faktorëve që nuk kanë lidhje midis tyre.
Për shembull, pasja e një aksidenti me makinë gjatë Hënës së plotë, apo të premten e datës 13, e bën ngjarjen të duket edhe më e paharrueshme dhe më domethënëse. Dhe pasi çimentohen së brendshmi në trurin e njeriut, besime të tilla janë shumë të vështira për t'u lëkundur.
Për shkak se besimet supersticioze janë në thelb të rreme, ato kanë po aq të ngjarë të bëjnë po aq dëme sa edhe mirë. Për shembull, kini parasysh mashtrimet në aspektin e shëndetit. Unë do të doja të besoja që organizatat me ndikim - ndoshta edhe kompanitë e ashensorëve - do të bënin më mirë të paralajmëronin publikun për rreziqet e legjitimit të këtyre bestytnive pa asnjë bazë reale./ “The Conversation” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Kablloja e linjës “THE ASIA-AFRICA-EUROPE-1 INTERNET” ...
One winter morning in 1892, seemingly a day like any o...
Mbrëmjen e 29 tetorit, mbi 100 mijë njerëz u derdhën në rr...
Për fat të keq pyetjes nëse është i mundur parashikimi i t...
On November 15, the world's population is expected to exce...
For centuries empires have been the dominant form of polit...
If you believe the media, we are living in the midst of an...
It's no secret that most of us feel something between disp...
Thuhet se një nga gjërat që na bën njerëz, është vetëdija ...
Që nga shfaqja e tij në kinema për herë të parë në vitin 1...
Nga duhet filluar për të ribërë bashkë, pjesët e një b...
Tech giants have taken a central role in Russia's war ...
After "The Economist" compared the time of Liz Tras as pri...
Albania tied yesterday with the result 1-1 against Saudi A...
Luftërat përfundojnë me marrëveshje, dhe diplomacia është ...
Transplantimi i organeve ka një histori shumë të gjatë. So...
Në pjesën më të madhe të historisë njerëzore, paraardh...
With a height of 8,849 meters above sea level, Everest...
What comes to your mind when you hear the word "hacker"? I...
Futbolli konsiderohet si një nga sportet më të rëndësishm...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...