Brezhnev-Honeker, the kiss between the 2 communist leaders that shocked the world
One of the most famous kisses in history is not between an...

Një studim i tillë nuk mund vinte në një kohë më të përshtatshme sesa kjo. Ndërsa vazhdon lufta në Ukrainë, një ekip studiuesish nga Universiteti ETH në Zyrih të Zvicrës, Instituti i Kërkimeve të Paqes në Oslo të Norvegjisë dhe Universiteti Upsala në Suedi, analizuan se cilat janë veprimet (dhe kushtet), përmes të cilave dy palët në konflikt mund të arrijnë
Paqen midis tyre.
Kjo ndodh mbi të gjitha, sepse janë ata që vendosin ta bëjnë këtë gjë. Gjetjet e tyre kërkimore, u botuan në një seri prej katër artikujsh në “Journal of Conflict Resolution”. Veprimi i parë konkret drejt arritjes së paqes, thonë autorët e studimit (që në fakt u fokusuan tek luftërat civile, por diskursi mbetet i vlefshëm edhe për konfliktet midis vendeve të ndryshme) është armëpushimi.
Një masë e përkohshme, e cila nuk e ndalon luftën dhe nuk i zgjidh problemet e saj themelore, por që sigurisht përbën një frymëmarrje të rëndësishme për ushtarakët dhe civilët. Por si dhe kur arrihet një armëpushim, dhe pse palët ndërluftuese vendosin të dorëzojnë armët në një moment të caktuar?
Për ta kuptuar këtë, studiuesit mblodhën të dhëna në lidhje me armëpushimet në 109 luftëra të ndryshme civile, që kanë ndodhur në 66 vende të ndryshme midis viteve 1989-2020 nga një total prej mbi 2 mijë armëpushimesh (luftërat civile u zgjodhën, sepse ato ishin shumë më të zakonshme në periudhën e marrë në shqyrtim sesa ato midis vendeve të ndryshme).

Para së gjithash, ja disa të dhëna. Gati në të gjitha luftërat civile të shqyrtuara, palët ndërluftuese morën herët a vonë vendimin, për të ndërprerë luftimet. Pesë vendet ku ndërprerja e armiqësive ndodhi më shpesh ishin Sudani, India, Filipinet, Siria dhe Izraeli.
Po ashtu analiza tregoi se palët ndërluftuese, kanë më shumë gjasa të propozojnë (dhe të pranojnë) një armëpushim në momentet kur lufta është veçanërisht e ashpër dhe e përgjakshme, ose kur sulmet shkaktojnë një numër të vdekurish në radhët e civilëve, që është mbi mesataren.
Për shembull në Sudanin Jugor, fraksionet ndërluftuese nënshkruan një marrëveshje armëpushimi në qershorin e vitit 2018, pas periudhës më të përgjakshme të luftimeve në 12 muajt e mëparshëm. Por ka edhe faktorë të tjerë, të natyrës psikologjike-strategjike.
Në fakt studiuesit kanë vënë re se shumë armëpushime ndodhin gjatë muajit të parë të luftës, moment në të cilin palët në konflikt përpiqen të “studiojnë“ njëra-tjetrën dhe të kuptojnë nëse ato kanë forcën të luftojnë dhe të fitojnë luftën, dhe nëse kundërshtari është serioz në synimet që ka.

Mjerisht, në rastet kur nuk ndodh ky armëpushim “paraprak”, duhet pritur mesatarisht 4 vjet që të rritet probabiliteti i një armëpushimi tjetër. Pastaj ekziston edhe një element politik. Studiuesit kanë zbuluar se një grusht shteti ose ndryshimi i qeverisë, e rrit mundësinë e një armëpushimi.
“Zgjedhja e një kreu të ri të qeverisë, tregon se qytetarët janë të pakënaqur me situatën e mëparshme politike. Kjo e bën më të lehtë për liderin e ri që të kërkojë një afrim me armikun”- thotë Govinda Klejton, studiuese në Qendrën e Universitetit ETH për Studimet e Sigurisë (CSS) dhe bashkë-autore e studimit.
Për shembull kështu ndodhi në Kolumbi, kur presidenti i ri Gustavo Petro, i zgjedhur në gusht të këtij viti, shpalli si një ndër masat e para atë të negocimit të një armëpushimit me të gjitha grupet e armatosura në vend.
Por sipas autorëve të studimit ky efekt, zhduket pak a shumë pas një viti, bashkë me ndjesinë e “risisë” që shoqëron ndryshimet në lidershipin e vendit. Arsyeja është e ndërlikuar. Analiza e ekspertëve ka treguar se palët në konflikt, kanë më shumë gjasa të ulin armët e tyre kur ekziston një justifikim “politik” për ta bërë këtë, siç është një propozim nga një ndërmjetës, një festë fetare, marrja e një qëndrimi nga një autoritet (siç ndodhi në El Salvador, ku Fronti Nacional Çlirimtar Farabundo Martí pushoi së funksionuari pas një apeli të Sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të Kombeve të Bashkuara, apo në Afganistan, ku armiqësitë pushojnë rregullisht kur përfundon Muaji i Ramazanit).
Një faktor tjetër, i lidhur më shumë me diskutimin politik të kohëve të fundit, ka të bëjë me ekuilibrin në terren dhe ndërhyrjes pak a shumë të hapur të aktorëve të tjerë në konflikt.
“Pra me dërgimin e trupave, armëve dhe ndihmës ekonomike. Ato e ndihmojnë shtetin të përballojë kostot e luftës për periudha të gjata kohore, një pretendim i mbështetur nga vëzhgimi se armëpushimet janë më pak të mundshme gjatë periudhave kur shteti që po përpiqet të zbusë grupet e brendshme rebele, forcohet nga shtete apo organizata të tjera”-shton ajo .
Nga ana tjetër është e saktë të supozohet, se qëllimi përfundimtar i atyre që propozojnë dhe pranojnë një armëpushim është arritja e paqes. Në fakt, disa studime e kanë përcaktuar tashmë si disi befasues funksionin “paqësor” të armëpushimit.
Por Klejton dhe kolegët e saj kanë bërë një hap përpara, duke identifikuar 3 arsye të tjera që i shtyjnë palët ndërluftuese të dorëzojnë armët, edhe pse përkohësisht. Së pari, armëpushimet përdoren shpesh për të arritur objektiva ushtarake (ose politike) të papajtueshme me vazhdimin e konfliktit, siç është riarmatimi ose konsolidimi i kontrollit territorial mbi një zonë.
Së dyti janë arsyet humanitare, duke përfshirë për shembull detyrën e trishtë të tërheqjes së kufomave nga fushat e betejës. Së treti një “menaxhimi” më i mirë i konfliktit. “Në këto raste, synimi është të frenohen efektet shkatërruese të dhunës, pa pasur nevojë që palët t’i afrohen paqes”- përfundon Klejton.
One of the most famous kisses in history is not between an...
A do t’iu dukej e çuditshme nëse unë do të refuzoja të...
Kablloja e linjës “THE ASIA-AFRICA-EUROPE-1 INTERNET” ...
One winter morning in 1892, seemingly a day like any o...
Mbrëmjen e 29 tetorit, mbi 100 mijë njerëz u derdhën në rr...
Për fat të keq pyetjes nëse është i mundur parashikimi i t...
On November 15, the world's population is expected to exce...
For centuries empires have been the dominant form of polit...
If you believe the media, we are living in the midst of an...
It's no secret that most of us feel something between disp...
Thuhet se një nga gjërat që na bën njerëz, është vetëdija ...
Që nga shfaqja e tij në kinema për herë të parë në vitin 1...
Nga duhet filluar për të ribërë bashkë, pjesët e një b...
Tech giants have taken a central role in Russia's war ...
After "The Economist" compared the time of Liz Tras as pri...
Albania tied yesterday with the result 1-1 against Saudi A...
Luftërat përfundojnë me marrëveshje, dhe diplomacia është ...
Transplantimi i organeve ka një histori shumë të gjatë. So...
Në pjesën më të madhe të historisë njerëzore, paraardh...
With a height of 8,849 meters above sea level, Everest...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...