Dhjetë arritjet dhe rekordet për vitin 2022
Teksa po i afrohemi fundit të vitit, është koha për të bër...

Qeveria britanike mbështeti përpjekjen për të vrarë Osama bin Ladenin me një sulm ajror të SHBA-së nëntë muaj para sulmeve terroriste të 11 shtatorit që vranë afro 3000 njerëz, kanë zbuluar dokumentet konfidenciale të sapo publikuara, raporton The Times.
Një zyrtar i lartë i Downing Street i tha Tony Blair në dhjetor 2000: “Ne të gjithë jemi në favor të goditjes së UBL [Usama bin Laden, siç përmendet në gazeta]”.
Miratimi parimor britanik për vrasjen e liderit të Al-Kaedës gjendet në një dokument informues që i është dhënë Bler para një darke me Presidentin Klinton, i cili ishte gati t'i dorëzonte presidencën e SHBA-së George W Bush.
Edhe pse bin Laden nuk e kishte arritur famën që do të fitonte pas sulmit të shtatorit 2001 mbi kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe Pentagonit, ai ishte tashmë në listën e FBI-së, bashkë me dhjetë terroristët më të kërkuar.
Ai mendohej se ishte pas sulmeve të koordinuara ndaj ambasadave të SHBA-së në Afrikën Lindore në vitin 1998 dhe një sulmi vetëvrasës me bombë në USS Cole, në Aden në tetor 2000.
Politika britanike zbulohet në letrat e publikuara nga Arkivi Kombëtar në Keë. John Saëers, këshilltari për çështjet e jashtme të Bler, më vonë kreu i MI6, shkroi: “Amerikanët nuk kanë ende prova që Bin Laden ishte përgjegjëse për sulmin në USS Cole. Ata nuk do të ndërmarrin sulme ajrore derisa të jenë të sigurt dhe kjo mund të ndodhë vetëm pas 20 janarit (Koha kur Bush u bë president)”.
Sawers thotë se Britania nuk do të dëshironte sulme ajrore ndërsa Blair po vizitonte Gjirin në fillim të janarit. Ai shton se personeli britanik në Pakistan mund të jetë i pambrojtur ndaj hakmarrjeve.SHBA kishte ndjekur bin Ladenin që nga sulmet e ambasadës, përpjekjet e saj duke përfshirë një sulm me raketa kalibr në kampet e tij të trajnimit në Afganistan, ku regjimi taleban strehonte Al-Kaedën
Në vitin 2014 u shfaq një regjistrim në kasetë ku Clinton fliste një ditë para sulmeve të 11 shtatorit për refuzimin e gjetjes së një mundësie për të vrarë bin Laden në Afganistan, sepse kjo do të kishte rrezikuar vrasjen e qindra civilëve. “
Pas sulmeve të 11 shtatorit, SHBA ofroi një shpërblim prej 25 milionë dollarësh për informacionin që çonte në kapjen ose vdekjen e bin Ladenit dhe drejtoi një koalicion të forcave ndërkombëtare për të përmbysur regjimin taleban në Afganistan.
Megjithatë, Bin Ladeni mbijetoi deri në vitin 2011 kur, nën udhëheqjen e Presidentit Obama, marina amerikane Seals ndërmori një bastisje të udhëhequr nga CIA në strehën e tij në Abbottabad, Pakistan.
Një memo nga tetori 2001, pak para pushtimit të Afganistanit të udhëhequr nga SHBA, zbulon përpjekjet që Britania bëri për të bërë që SHBA-ja të ishte e kënaqur. Një memorandum i Zyrës së Jashtme në lidhje me projekt-mesazhin e Blair për popullin afgan, në të cilin ai fliste se pushtimi ka të bëjë me drejtësinë dhe sigurinë, jo hakmarrjen, tregonte për një pasazh rreth “provave” të përgjegjësisë së Al-Kaedës për 11 shtatorin.
Patrick Davies, sekretari privat i sekretarit të jashtëm, shkroi se SHBA-të “po shmangin përdorimin e fjalës ‘provë’, pasi ata po e trajtojnë çdo përgjigje si një çështje vetëmbrojtjeje dhe nuk mendojnë se nga ata duhet të pritet të prodhojnë prova, të cilat do të ngriheshin në një gjykatë për të justifikuar veprimet e tyre”.
Arkivat zbulojnë gjithashtu disa nga momentet e dorëzimit të presidencës nga Clinton te Bush. Bob Zoellick, i cili ishte gati të bëhej përfaqësuesi tregtar i SHBA-së, kishte darkuar me Christopher Meyer, ambasadorin britanik në Uashington, në janar 2001.
Ambasadori tha se Zoellick kishte shpenzuar pjesën më të madhe të darkës duke dhënë këshilla se si të trajtonte Bushin./CNA.al Burimi: The Times
Teksa po i afrohemi fundit të vitit, është koha për të bër...
As a family holiday, the best Christmas for Christians...
As the year draws to a close, we must carefully analyze th...
As today, December 26, 1918, the second day of work of the...
Hysa is my neighbor. It lives on the stairs, but our balconi...
Dy helikopterë ushtarakë e prishën qetësinë e periferisë s...
Renowned World War II historian Anthony Beevor sees many p...
Great scientists who became spies, but today we can see th...
Ministria e Jashtme amerikane njoftoi arritjen e një sukse...
Since September of this year, teachers across Hungary have...
When I told my wife that I was planning to write an articl...
It's a quiet Sunday in Kukës, a city in Northern Albania, ...
On November 5, 1925, a man named Sidney Riley was executed...
This year has been tough for the world's worst authoritari...
Puna që bën çdo ditë Rob Olson për të jetuar është të hyjë...
Scientists have analyzed a meteorite that fell to Earth, p...
Kthjelltësia në çastet e fundit të jetës, është një fenom...
Të gjithë njerëzit formojnë zakone, pra sjellje të cilat i...
Në vitin 1995, një adoleshent nga Miçigani në SHBA i q...
The oldest person known to have lived in the world was...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...