Begaj pays tribute to the slain officer/ Family members demand accountability: You are killing us, be smart
President Bajram Begaj participated in the tributes in hon...
President Bajram Begaj participated in the tributes in hon...

Dy helikopterë ushtarakë e prishën qetësinë e periferisë së kryeqytetit të Suedisë në orët e para të mëngjesit në fund të nëntorit. Ata u ulën para një shtëpie private në zonën e qetë Kil për një bastisje të profilit të lartë ndaj një çifti suedez, të akuzuar për spiunazh për llogari të Rusisë.
“Nuk mund ta besoja kur pashë policinë të grumbullohej para shtëpisë së tyre. Zhurma e helikopterëve e zgjoi të gjithë lagjen, dhe ne dolëm të gjithë para shtëpive tona duke parë aksionin”- tha për POLITICO një fqinj i çiftit të arrestuar. Zhurma e helikopterëve në errësirë ishte shenja më e fundit, se lojërat e spiunazhit të vendeve evropiane me Rusinë, po luhen gjithnjë e më shumë hapur.
Operacioni kishte si objektiv ndalimin e një çifti në fund të të 50-tave, të cilët akuzohen tani për dhënien e informacioneve tregtare konfidenciale agjencisë ruse të inteligjencës ushtarake GRU. Të dy bashkëshortët i mohojnë akuzat. Po atë javë, në Stokoholm nisi një proces gjyqësor ndaj 2 vëllezërve të akuzuar për kalimin tek GRU-ja ruse të sekreteve zyrtare nga agjencitë suedeze të sigurisë.
Edhe ata i mohojnë këto akuza. Që të dyja këto raste kanë tërhequr vëmendjen e mediave vendase, dhe i kanë tronditur qytetarët suedezë. Në një tjetër ngjarje të bujshme, këtë herë në Norvegjinë fqinje, një burrë që tani besohet se është një agjent i GRU-së, u arrestua kohët e fundit rrugës duke shkuar për në një kolegj, ku ai jepte mësim nën një identitet të rremë si një studiues brazilian.
Ndërkohë edhe në Holandë, një agjent rus që vepronte nën një identitet të rremë u demaskua kohët e fundit, dhe mediat atje ishin në një garë se kush publikonte më shumë detaje nga kjo çështje. Që të gjitha këto raste, tregojnë një ndryshim thelbësor të mënyrës se si shtetet evropiane po i menaxhojnë operacionet e kundërzbulimit:më pak fshehje e rasteve të tilla, dhe më shumë zbulime publike dhe ndjekje penale.

Tani synimi duket se është paralajmërimi i qytetarëve evropianë mbi kërcënimet me të cilat përballen, ndërsa në të njëjtën kohë akuzojnë Moskën, duke ia bërë më të vështirë presidentit rus Vladimir Putin që të mohojë veprimet e agjencive të tij të inteligjencës, teksa pushtimi brutal i Ukrainës po hyn në muajin e 10-të.
“Evropa po jep më në fund sinjale të forta ndaj Rusisë”-thotë Karolina Angelis, ish-analiste në shërbimin suedez të inteligjencës, e cila më vonë themeloi një kompani këshilluese për çështjet e sigurisë. Një raport i kohëve të fundit nga studiues në Agjencinë Suedeze të Kërkimeve për Mbrojtjen, që shqyrton rastet e spiunazhit shtetëror në Evropë gjatë dekadës së fundit, zbuloi se 3 shtetet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania përbënin gati 2/3 e dënimeve.
Vetëm Estonia kishte gjysmën e totalit. Sipas vlerësimit të studiuesve, kjo kishte të bënte pak me shtetet baltike që ishin objektiva në fushën e shërbimeve sekrete. Përkundrazi, ky është një tregues i qartë i dëshirës së tyre për të treguar se sa i vërtetë është kërcënimi i spiunazhit (kryesisht nga Rusia, dhe në një masë më të vogël nga Kina), ndërsa në të njëjtën kohë po dëshmojnë aftësinë e tyre për të kapur dhe dënuar spiunët.
Ndjekjet penale të profilit të lartë në Estoni përfshijnë atë të ushtarakut estonez Denis Metsavas, që u zbulua si tradhtar nga kreu i forcave mbrojtëse të shtetit baltik gjatë një konferencë për shtyp në vitin 2018. Gjatë dekadës së mbuluar nga raporti suedez, Rusia duket se po i spiunon në një mënyrë më agresive fqinjët e saj evropianë.
Majkëll Xhonson, një nga autorët e raportit, thotë se kjo ka nxitur një debat midis shteteve të synuara se sa hapur duhet t’i trajtojnë përpjekjet për spiunazh nga ana e Moskës. Aktualisht ka nisur të fitojë terren koncepti i një strategjie më të dukshme të kundërzbulimit, thotë ai.
Edhe arrestimet e fundit në Norvegji dhe Suedi si dhe dënimi i një konsulenti suedez për spiunim për llogari të rusëve në vitin 2021 - shihen më së miri në këtë kontekst. Dhe Skandinavia është aktualisht një vatër e nxehtë në aspektin e sigurisë:Suedia dhe Finlanda po synojnë të hyjnë në NATO, ndërsa Norvegjia është veçanërisht e shqetësuar për integritetin e infrastrukturës së saj të naftës dhe gazit, pas sabotimit të pak javëve më parë të tubacioneve të gazsjellësit “Nord Stream” nën Detin Baltik.
Po në Norvegji, janë duke u zhvilluar një seri gjyqesh për rusët e akuzuar për fluturimin e dronëve të pajisur me kamera mbi vendin nordik, në kundërshtim me një ligj norvegjez që i ndalon në mënyrë specifike rusët ta bëjnë këtë.
“Gradualisht shumë shërbime evropiane të sigurisë kanë arritur në përfundimin se ‘qasja estoneze’ është rruga e duhur”- thekson Xhonson. Tre rastet e fundit të spiunimit të dyshuar në Suedi kanë përfshirë disa detaje intriguese.
Kështu një konsulent suedez 47-vjeçar u arrestua në vitin 2020 pasi i dorëzoi sekretet tregtare të kompanisë së makinave “Volvo” dhe asaj të prodhimit të kamionëve “Scania” një oficeri të GRU-së në një restorant në qendër të Stokholmit.
Në Suedi, identitetet e të dyshuarve fshihen për të mbrojtur privatësinë e tyre. Fotografitë e dorëzimit të informacioneve, ku agjenti mori një zarf me para, u shpërndanë nëpër mediat lokale, gjë që e detyroi oficerin e GRU, i cili kishte imunitet diplomatik, të largohej në heshtje nga Suedia menjëherë pas atij momenti. Agjenti u dënua me 3 vjet burg në fund të vitit të kaluar.
Renowned World War II historian Anthony Beevor sees many p...
Great scientists who became spies, but today we can see th...
Ministria e Jashtme amerikane njoftoi arritjen e një sukse...
Since September of this year, teachers across Hungary have...
When I told my wife that I was planning to write an articl...
It's a quiet Sunday in Kukës, a city in Northern Albania, ...
On November 5, 1925, a man named Sidney Riley was executed...
This year has been tough for the world's worst authoritari...
Puna që bën çdo ditë Rob Olson për të jetuar është të hyjë...
Scientists have analyzed a meteorite that fell to Earth, p...
Kthjelltësia në çastet e fundit të jetës, është një fenom...
Të gjithë njerëzit formojnë zakone, pra sjellje të cilat i...
Në vitin 1995, një adoleshent nga Miçigani në SHBA i q...
The oldest person known to have lived in the world was...
Nëse jeni një i ri që po mendon ende se çfarë duhet të bëh...
Mëngjarashë quhen ata njerëz që shkruajnë me dorën e majtë...
I've always had a map obsession. My childhood was spent st...
This century's worst-case climate scenario is not global w...
Nëse do t’ju kërkohet të ecni diagonalisht nëpër një fushë...
Although new technology and advanced research have made th...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Authorities have conducted a large-scale anti-drug operati...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...