Autoritetet amerikane i hapin rrugën përforcuesit të vaksinës Omikron
Agjencia Amerikane e Medikamenteve (FDA) ka dhënë leje urg...

A mund të ulet presioni i lartë i gjakut përmes ushtrimit fizik të ecjes? Ne e kemi ditur prej kohësh që ecja e rregullt i sjell trupit të njeriut shumë përfitime shëndetësore, përfshirë forcimin e kockave dhe muskujve, dhe na ndihmon të kemi një peshë të shëndetshme dhe të tretim yndyrën e tepërt që ka trupi ynë.
Por duket se përfitimet nga ecja nuk ndalen këtu. Aktiviteti i rregullt fizik, shoqërohet me një rënie të presionit të gjakut, dhe për rrjedhojë reduktimin e rrezikut kardiovaskular. Prandaj ekspertët këshillojnë të ecni rregullisht dhe çdo ditë për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut.
Mahmud Al Rifai, anëtar i Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, që ka qenë i përfshirë në studime të shumta mbi rrezikun kardiovaskular, thotë:”Ne i këshillojmë shpeshherë pacientët tanë që të angazhohen në aktivitete fizik mesatare deri në të fuqishme, dhe kjo mund të përfshijë edhe ecjen”.
Dhe nuk është e vështirë të kuptohen arsyet. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), hipertensioni (termi më zyrtar për presionin e lartë të gjakut) prek 47 për qind të njerëzve në këtë vend. Për më tepër, CDC vlerëson se vetëm 1 në 4 të rritur me hipertension e kanë nën kontroll gjendjen e tyre.

Është e qartë se është më e rëndësishme se kurrë gjetja e një mënyre të besueshme dhe të qëndrueshme për të mbajtur presionin e gjakut brenda kufijve të shëndetshëm. Një rishikim sistematik i disa studimeve, i botuar në “Database of Abstracts of Revieës of Effects” shqyrtoi provat e kryera mbi ecjen dhe ndikimin e saj në hipertension.
Ndër të tjera autorët shkruan:”Ka pasur prova për efektet e dobishme të ecjes në uljen e presionit të gjakut sistolik ose diastolik, ose që të dyja”. Një tjetër përmbledhje, e botuar në revistën shkencore “Preventive Medicine”, gjeti prova që sugjerojnë se individët që kanë si zakon ecjen e rregullt me ritëm të shpejtë, përmirësojnë disa faktorë të rrezikut të njohur për sëmundjet kardiovaskulare, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut.
CDC e përcakton presionin sistolik të gjakut si “nivelin e presionit në arteriet kur rreh zemra”. Numri më i ulët në një matje të presionit të gjakut, presioni diastolik i gjakut, mat presionin në arteriet tuaja kur zemra juaj pushon midis rrahjeve. Një nivel normal i presionit të gjakut është më pak se 120/80 mmHg, ose 12 me 8.

Po si ndihmon ecja në uljen e presionit të gjakut? Sipas dr.Al Rifai, ecja redukton “tonin në enët e gjakut”. “Enët e gjakut janë të rrethuara nga ato që quhen qeliza të muskujve të lëmuar. Dhe këto janë qeliza muskulore që mund të kontraktohen dhe relaksohen. Dhe ajo që përcakton se sa të kontraktuar apo të relaksuar janë, është sasia e tonit. Nëse rritni tonin, rritni presionin e gjakut. Nëse e ulni, ulni presionin e gjakut. Mendohet se ecja e ul tonin e enëve të gjakut”- thekson Dr.Al Rifai.
Sa duhet ecur për të reduktuar presionin e gjakut? Sipas udhëzimeve të aktivitetit fizik për amerikanët, të rriturit duhet të bëjnë 150 minuta ushtrime fizike me intensitet të moderuar, ose 75 minuta ushtrime të forta kardiovaskulare çdo javë. Kjo mund të duket si një normë e lartë, por ju mund ta arrini këtë objektiv duke u ushtruar për 30 minuta, për 4-5 ditë në javë.
Ngritja e peshave, noti dhe vrapimi e reduktojnë presionin e gjakut, dhe ecja mund të prodhojë të njëjtin efekt. Në një përmbledhje të 73 testeve të botuara në “Cochrane Library’, studiuesit arritën në përfundimin se:”Gjetjet tona sugjerojnë se ecja me intensitet të moderuar, 3-5 herë në javë, me kohëzgjatje nga 20-40 minuta dhe për 150 minuta në javë për afërsisht 3 muaj, mund të ketë një efekt në uljen e presionit të gjakut”.

Një tjetër studim i publikuar në “Hypertension Research” gjeti prova të forta se ecja për 10.000 hapa në ditë e ul presionin sistolik të gjakut tek meshkujt e moshës së mesme. Po çfarë mund të bëhet tjetër për të ulur presionin e gjakut? Dr.Al Rifai thotë se hapi i parë është nëpërmjet ndërhyrjeve terapeutike të stilit të jetesës.
“Të jesh fizikisht aktiv është diçka shumë e rëndësishme. Mund të bësh aktivitete fizike, si të bësh punë në oborr apo të ngjitesh shkallët, dhe ushtrime specifike si vrapimi, noti, ngritja e peshave”- thotë ai, që këshillon në çdo rast të keni një shishe ujë me vete për të qëndruar të hidratuar.
Por eksperti shton se presionin e gjakut mund të ulet ndjeshëm edhe duke reduktuar konsumin e kripës. Një studim i publikuar në revistën “Electrolytes and Blood Pressure” zbuloi se një reduktim i kripës nga 9-12 gramë në ditë, në nivelin e rekomanduar prej më pak se 5-6 g/ditë, ka efekte shumë të dobishme mbi shëndetin kardiovaskular.
Së fundi, ju mund ta ulni presionin e gjakut duke rënë në peshë. Al Rifai thotë:“Rënia në peshë mund të çojë në një ulje shumë të ndjeshme të presionit të gjakut”. Këtë e vërtetojnë jo pak prova. Kështu në një studim të botuar në “Hypertension”, studiuesit zbuluan se një rënie prej 1 kg e peshës trupore, shoqërohej me një rënie të përafërt prej 1 mm Hg të presionit të gjakut.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Agjencia Amerikane e Medikamenteve (FDA) ka dhënë leje urg...
The technology hub of Shenzhen, the port city of Dalian an...
Today, the US Food and Drug Administration (FDA) has a...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
If you consistently wake up around the same time every...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Kompania farmaceutike Moderna bëri të ditur në një deklara...
Tre doza vaksine janë të mjaftueshme për të pasur një ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
The largest organ in our body is the skin. Like any ot...
Kidneys are vital to our health. They filter out toxin...
Today, there are many ways or products to keep or make...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmë...
Departamenti i Kardiologjisë në Spitalin Hygeia është ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
This evening, former police chief Irakli Koçiaj, who has b...
An accident occurred this evening on "Mother Teresa" Stree...
Durres Customs has announced that today, during checks car...
A road accident was recorded a few minutes ago on the Pogr...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
US President Donald Trump announced the "liberation" of 10...
A giant whale graveyard measuring about 1,200 km (745 mile...
Although preliminary results from the Central Election Com...
The US military has disabled an oil tanker in the Gulf of ...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The first three months of this year have brought a record ...
The non-performing loan ratio returned to decline in April...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...
The 2025 turnover reassessment for businesses in Tirana ha...