web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat/  56 të infektuar në 24 orë, një humbje jete nga Covid-19

2022-08-29 18:34:00, Shëndeti CNA
Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat/  56 të
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit, sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave, mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 309 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 56 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 16 në Tiranë, 7 në Kavajë, nga 4 qytetarë në Durrës, Lushnje, Gjirokastër, Kolonjë, 3 në Pogradec, nga 2 qytetarë në Vorë, Dibër, Vlorë, Këlcyrë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Gramsh.

Janë 3,222 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Berati 69 vjeç.

Janë shëruar 370 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 320,621 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 56

Të shëruar në 24 orë 370

Të shtruar në spitale 16

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 309

Testime totale 1,959,469

Raste pozitive 327,425

Raste të shëruara 320,621

Raste Aktive 3,222

Loss of life 3,582

Geographical distribution of active cases by counties:

Tirana 1,460

Fern 341

Elbasan 265

Durrës 227

Shkodër 220

Korça 200

Vlora 169

Gjirokastra 117

Berat 89

Lezha 69

Diber 54

Kukës 11./ BA - CNA.al





Lajmet e fundit nga