web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministria e Shëndetësisë nxjerr bilancin ditor/ Ulen lehtë infektimet, një humbje jete nga Covid-19

2022-08-17 18:03:00, Shëndeti CNA
Ministria e Shëndetësisë nxjerr bilancin ditor/ Ulen lehtë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit, sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave, mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1368 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 445 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 120 në Tiranë, 36 në Fier, 29 në Lushnje, 24 në Durrës, 22 në Sarandë, 21 në Vlorë, 15 në Elbasan, nga 14 qytetarë në Divjakë, Pogradec, nga 9 qytetarë në Kurbin, Krujë, Berat, nga 8 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Himarë, 7 në Malësi e Madhe, nga 6 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, Korçë, nga 5 qytetarë në Mirditë, Shijak, Patos, Selenicë, Maliq, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Bulqizë, Gjirokastër, Përmet, Dimal, nga 3 qytetarë në Kavajë, Dibër, Delvinë, nga 2 qytetarë në Pukë, Kukës, Mat, Këlcyrë, Tepelenë, Gramsh, nga 1 qytetar në Vorë, Rrogozhinë, Roskovec, Libohovë, Devoll, Kolonjë, Skrapar. 

Janë 3,533 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 93 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 401 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 315,943 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 445

Të shëruar në 24 orë 401

Të shtruar në spitale 22

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1368

Testime totale 1,945,846

Raste pozitive 323,050

Raste të shëruara 315,943

Raste Aktive 3,533

Humbje jete 3,574

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,437

Fier 487

Vlorë 311

Durrës 300

Korçë 193

Elbasan 166

Shkodër 154

Lezhë 149

Gjirokastër 141

Berat 112

Dibër 62

Kukës 21./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga