Corona: China is closing down again/ The severe economic consequences
The technology hub of Shenzhen, the port city of Dalian an...

Agjencia Amerikane e Medikamenteve (FDA) ka dhënë leje urgjente për dy vaksina Covid-19, të cilat mbulojnë edhe variantin Omikron, si vaksina përforcuese. Këto janë të ashtuquajturat vaksina bivalente mRNA të kompanive Biontech/Pfizer dhe Moderna, tha FDA. Vaksinat janë të përshtatshme si për variantet BA.4/BA.5 ashtu edhe për llojin fillestar të virusit.
Përforcues të autorizuar nga mosha 12 dhe 18 vjeç
Sipas autorizimit, vaksinat e përshtatura mund të injektohen më e herta dy muaj pas vaksinimit fillestar kundër virusit. FDA e ka miratuar vaksinën bivalente të Moderna-s si një dozë të vetme përforcuese për njerëzit e moshës 18 vjeç e lart. Ndërsa vaksina Biontech/Pfizer mund të jepet si një dozë e vetme përforcuese që për njerëzit e moshës 12 vjeç e lart. "Kur po hyjmë në vjeshtë dhe kalojmë më shumë kohë brenda, ne rekomandojmë që të gjithë ata që kanë të drejtë të marrin në konsideratë një dozë përforcuese me një vaksinë bivalente Covid-19 në mënyrë që të marrin një mbrojtje më të mirë kundër varianteve aktualisht në qarkullim”, tha drejtori i FDA-së Robert Califf.
Bivalent do të thotë që merren parasysh dy komponentë: preparati duhet të ofrojë mbrojtje si kundër Sars-CoV-2 origjinal, ashtu edhe kundër nënlinjave BA.4 dhe BA.5 të Omikron-it.

Në qershor, FDA u kërkoi prodhuesve të vaksinave që të përshtatnin vaksinat për dy nënvariantet BA.4/BA.5 përgjegjëse për rritjen e fundit të infektimeve me koronavirus në mbarë botën. Nënvarianti BA.5 aktualisht është përgjegjës për më shumë se 88 përqind të infektimeve në Shtetet e Bashkuara.
Në Bashkimin Evropian, nga ana tjetër, fillimisht duhet të autorizohen përforcuesit kundër variantit BA.1 të Omikron-it, i cili shkaktoi një rritje masive të infektimeve dimrin e kaluar.
Takim i EMA-s për përforcuesit e Omikron-it këtë të enjte
Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) ka caktuar një takim të posaçëm të enjten për të diskutuar aplikimet për autorizimin e marketingut për vaksinat përforcuese përkatëse të Biontech/Pfizer-it dhe Moderna-s. Britania e Madhe ishte vendi i parë në botë që autorizoi përforcuesin BA.1 të Moderna-s në mes të gushtit.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach ka njoftuar se 14 milionë dozat e para të vaksinës me përforcuesit e duhur të BioNTech/Pfizer-it dhe Moderna-s do të dorëzohen në Gjermani brenda dy javësh nga 5 shtatori. Ai pret që të dy përforcuesit të miratohen nga Komisioni Evropian më 1 ose 2 shtator. Nëse Komisioni Evropian autorizon gjithashtu vaksinën e përshtatur me variantet e virusit BA.4/BA.5 në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit, Gjermania gjithashtu do të marrë "shumë shpejt" nga BioNTech/Pfizer me dërgesën e parë prej 9.5 milionë dozash, thuhet në një letër të Lauterbach-ut drejtuar pjesëmarrësve në fushatën e vaksinimit./DW
The technology hub of Shenzhen, the port city of Dalian an...
Today, the US Food and Drug Administration (FDA) has a...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
If you consistently wake up around the same time every...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Kompania farmaceutike Moderna bëri të ditur në një deklara...
Tre doza vaksine janë të mjaftueshme për të pasur një ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
The largest organ in our body is the skin. Like any ot...
Kidneys are vital to our health. They filter out toxin...
Today, there are many ways or products to keep or make...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmë...
Departamenti i Kardiologjisë në Spitalin Hygeia është ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
A delicate intervention in the heart was successfully ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
This evening, former police chief Irakli Koçiaj, who has b...
An accident occurred this evening on "Mother Teresa" Stree...
Durres Customs has announced that today, during checks car...
A road accident was recorded a few minutes ago on the Pogr...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
US President Donald Trump announced the "liberation" of 10...
A giant whale graveyard measuring about 1,200 km (745 mile...
Although preliminary results from the Central Election Com...
The US military has disabled an oil tanker in the Gulf of ...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The first three months of this year have brought a record ...
The non-performing loan ratio returned to decline in April...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...
The 2025 turnover reassessment for businesses in Tirana ha...