web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet nofka/ Si e konsiderojnë Gledis Nanon në SHBA

2022-07-01 22:46:00, Aktualitet CNA
Zbulohet nofka/ Si e konsiderojnë Gledis Nanon në SHBA
Gledis Nano

Eksperti i kriminalistikës dhe profesori Ervin Karamuço  ishte I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Zonë e Lirë”, ku ka zbuluar një fakt interesant për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Sipas Karamuços, Gledis Nano ka një nofkë në SHBA,  ku njihet si “njeriu i zgjuar nga Shqipëria”.

Këtë detaj Karamuço e ka mësuar nga instruktori i Gledis Nanos në SHBA, ku dhe është trajnuar, i cili është mik familjar i Ervin Karamuços, siç u shpreh dhe vetë ky i fundit.

Unë e kam dëgjuar emrin e tij, madje ai ka një nofkë aty, jo pseudonim, por nofkë. “Smart guy from Albania”, SGA, “një njeri i zgjuar shqiptar”. Dhe mentori i tij, instruktori i kursit të tij është një mik familjar i familjes tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Se i thosha, ka shqiptar? Ka, dhe ma ka përmendur. Kur erdhi pastaj që u bë drejtor, ose më mirë kur filluan ngjarjet e Sirisë që aty doli dhe u evidentua për herë të parë vlerat e tij si profesionist, aty kam thënë qenka ky. /E.T-CNA.al





Lajmet e fundit nga