web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO-

2024-01-14 14:59:00, Aktualitet CNA
VIDEO-
Dardha, turizem, ski

Qindra turistë kanë zgjedhur fshatin turistik të Dardhës për ski. Një atmosferë fantastike ndonëse në temperatura të ulëta, por me shumë gjallëri këtë të diel.

Pas reshjeve të borës, edhe pista e skive në fshatin turistik ka mundësuar këtë sport për të gjithë të apasionuar. Fëmijë, të rritur, familjarë e grupe shoqërore janë nisur drejt këtij fshati për të bërë ski.

Situatë kaotike mbetet për mjetet pasi siç shihet e në pamje ka një numër të madh makinash të parkuara në Bigëll.

VIDEO-

Ndonëse policia e qarkullimit rrugor që prej mëngjesit ka qenë prezente në këtë aks rrugor, sërish duhet ndërhyrja e bashkisë për të krijuar një vend parkimi për mjetet pasi rruga është bllokuar për pak orë, çka ka sjellë edhe irritim të vizitorëve të cilët kanë pritur për të parkuar ndërsa e kanë patur thuajse të pamundur për të gjetur vende.

CNA Tv herë pas here e ka sjellë në vëmendje situatën e rreshjeve të borës, të cilat kanë ndaluar këto ditë, ndërsa nuk ka problem në qarkullimin e mjeteve. Duket se problemi i vetëm është parkimi i mjeteve./CNA





Lajmet e fundit nga