web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çuçi është takuar me ish agjentin e FBI?/ Ministri tregon se me kë i mbajnë lidhjet

2023-02-01 14:36:00, Aktualitet CNA

Çuçi është takuar me ish agjentin e FBI?/ Ministri

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar lidhur me skandalin “McGonigal”, i cili është në hetim nga drejtësia amerikane edhe për lidhjet me Shqipërinë.

Ministri Çuçi në konferencën pas mbledhjes së qeverisë, ka deklaruar se ai nuk e ka takuar ish-zyrtarin e lartë të FBI, duke folur më tej për marrëdhëniet e policisë shqiptare me zyrtarët e FBI-së.

Çuçi shtoi se raportet janë më institucionin dhe jo me individë të përveçëm. E ndërsa lidhur me hyrje-daljet e McGonigal në Shqipëri, ai tha se nuk ka asgjë sekrete sepse të dhënat duhet të jenë në sistem.

“Policia ka marrëdhënie me institucionin, me FBI dhe jo persona të caktuar, policia është e asistuar në bazë të një marrëveshje që kemi. Hera e fundit konkrete ka qenë në rastin e sulmit kibernetik, që ne kem pasur ndihmën e FBI. Ka qenë ekspertiza e tyre që kanë identifikuar origjinën e sulmeve kibernetike. Ne marrëdhëniet i kemi me institucionin, emrat e përveçëm i vendos FBI. Nëse doni ta dini, unë personalisht nuk e kam takuar. Ato duhet të jenë në sistem, nuk ka ndonjë sekret”, tha Çuçi./CNA.al





Lajmet e fundit nga