web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Harta e re gjyqësore “prodhon” një Prokurori Apeli/ Ja, kujt i është besuar drejtimi

2023-02-01 11:57:00, Aktualitet CNA

Harta e re gjyqësore “prodhon” një Prokurori Apeli/ Ja,

Sot në datën 01 shkurt 2023, në zbatim të Hartës së Re Gjyqësore të miratuar për sistemin gjyqësor, së bashku me Gjykatën e Apelit Tiranë, filloj zyrtarisht nga aktiviteti edhe Prokuroria e Apelit pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Në këtë mënyrë u riorganizuan, zyrat e Prokurorive të Apelit në Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Durrës, Vlorë dhe Shkodër. Numri aktual i kësaj Prokurorie është 13 prokurorë ku 10 prej tyre janë me emërim dhe tre janë me caktim të përkohshëm.

Numri total i përcaktuar për funksionimin e saj është 26 prokurorë. Pas disa muajsh është menduar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të hapet një garë për plotësimin e disa vakancave të përhershmë për këtë strukturë.

Drejtues i kësaj prokurorie do vazhdoj të jetë drejtuesi aktual i ish-Prokurorisë së Apelit Tiranë Gent Xholi i zgjedhur me një mandat tre vjeçar.

Me rastin e fillimit të veprimtarisë, sot në ambjentet e Prokurorisë u zhvillua një ceremoni ku morën pjesë Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, Kryetarja e Komisionit të Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale në KLP, zonja Nurihan Seiti dhe Prokurori i Përgjithshëm zoti Olsian Çela./CNA.al





Lajmet e fundit nga