web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U bë ‘dëshmori’ i dytë i KPA/ Pasuria e Ardian Hajdarit, ku i shkuan eurot anëtarit problematik?

2022-07-04 10:42:00, Aktualitet CNA
U bë ‘dëshmori’ i dytë i KPA/ Pasuria e Ardian
Ardian Hajdari

Ardian Hajdari është bërë ‘dëshmori’ i dytë i KPA, pas Luan Dacit.

Anëtari i shkallës së dytë të vetingut, akuzohet nga SPAK për fshehje të të ardhurave tatimore dhe mos deklarim pasurie në ILKDPI gjatë ushtrimit të detyrës së avokatit.

Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.

Ai u kallëzua penalisht në SPAK me pretendimin se kishte gënjyer në aplikimin për t’u zgjedhur anëtar i KPA-së përmes falsifikimit të dokumenteve.

Kallëzimi i referohej deklarimit të tij se punonte prej 17 vitesh si avokat.

Sipas verifikimeve të kryera, Hajdari ka përfaqësuar në cilësinë e avokatit dhjetëra çështje për disa vite, por nuk i ka deklaruar në tatime të ardhurat e fituara.

Prej shumë vitesh, Hajdari depozitonte pranë organeve tatimore deklarata tatimore me vlera zero ose ndonjë deklaratë me vlerë të papërfillshme. Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim edhe pas kontrollit tatimor të kryer për shkak të kërkesës për çregjistrim, duke pasqyruar një aktivitet me të ardhura thuajse ‘zero’.

CNA.al ka zbardhur më herët dhe të dhënat e pasurisë së Ardian Hajdarit ku rezulton se Hajdari është pronar vetëm i një apartamenti dhe automjeti.

Madje dhe paratë që i ka deklaruar fillimisht si kursime nga puna si avokat, pasi është bërë komisioner i janë harxhuar.

Nuk e specifikon se për çfarë i ka harxhuar por, të paktën nga 8 000 euro dhe 4 000 dollarë i kanë mbetur 1.39 euro dhe 0.70 dollarë.

Viti 2017 (Deklarimi fillestar)

Apartament banimi, sip 75 m2 me adresë në Shkodër. Burimi i krijimit privatizuar pjesërisht, trashëguar pjeserisht, blerë pjeserisht me dt.02.10.2009, 1/8-ta pjesë nga trashëgimtaret e tjerë në vlerë 200.000 lekë.

Autoveturë e tipit Mercedes Benz, prodhimit i vitit 1996,  blerë me dt.10.09.2007. Burimi:Të ardhura dhe kursime nga puna si avokat, në shumën 3 000 euro.

Depozitë në shumën 400.000 Lekë, çelur me 24.12.2009. Burimi: Të ardhura dhe kursime nga puna si Avokat.

Depozitë në shumën 8000 Euro çelur më 24.12.2009. Burimi: Të ardhura dhe kursime nga puna si Avokat.

Depozitë në shuma 4000 USD çelur më 24.12.2009. Burimi: Të ardhura dhe kursime nga puna si Avokat.

Llogari rrjedhëse bankare pagesash honoraresh në gjendje më 12.7.201., shuma nga pakësimi i gjëndjes cash 1,539.31 lekë Burimi: Të ardhura nga pagesat ndër vite te punës si Avokat.

Viti 2017 ( Deklarimi vjetor)

Shtesë vlerë në lekë deri me datë 31.12.2017 në masën 941,096.70 lekë.

Likuiditete këto nga pakësimi i gjendjes së akredituar të të ardhurave nga paga neto në masën 1,716,209.84 lekë.

Për subjektin: Të ardhura nga paga si Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm Apelimit pranë Gjykatës Kushtetues, në shumën 1 716 209 84 lekë.

Për bashkëshorten: Të ardhura nga paga si edukatore në Kopshtin “16 Shtatori” tek Drejtoria e çerdheve dhe kopshteve pranë Bashkisë Shkodër, në shumën 265 074 71 lekë.

Shtesë në vlerë në lekë nga data 12.06.2017 që është data e fillimit të punes deri me date 31.12.2017  në masën 61,214.55 lekë, shumë kjo nga pakësimi i gjendjes së kredituar të të ardhurave neto nga paga në  masën 265,074.71 lekë.





Lajmet e fundit nga