web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afera e inceneratorëve/ Kryemadhi përgatit dokumentat autentike për kallëzim në SPAK

2022-07-04 09:56:00, Aktualitet CNA

Afera e inceneratorëve/ Kryemadhi përgatit dokumentat autentike

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat, ka bërë me dije se ka përgatiutur dokumenta autentike të reja që lidhen me aferën e inceneratorëve, veçanërisht atë të Tiranës.

Kryemadhi thekson se ky është rasti ku qeveria është kapur me presh në dorë.

Ndër të tjhera thekson se nuk ka invetsim në shëndetësi apo arsim, pasi investojnë tek inceneratorët.

"Shqiptarët vazhdojnë të pagujanë çdo ditë mbi 80 milionë. Edhe pse për shkak të rritjes së çmimeve nuk kemi asnjë investim në shëndetësi por kemi një investim në incenerator.

Kam bërë gati shtesë padie për tu informuar me dokumente të reja autentike që ndihmojnë SPAK për inceneratotin e Tiranës.

Kjo është rasti më flagrant ku qeveria është kapur me presh në dorë”, tha Kryemadhi./A.E-CNA.al





Lajmet e fundit nga