web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Turp, turp, turp”/ Brisida Shehaj revoltohet për arrestimin e fermerëve: Shteti bastard

2024-01-23 17:35:00, Aktualitet CNA
“Turp, turp, turp”/ Brisida Shehaj revoltohet për arrestimin e
Ekspertja e Ekonomise, Brisida Shehaj

Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj është shprehur e revoltuar për arrestimin e fermerëve në Fier.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shehaj thekson se nëse ky lajm është i vërtetë atëherë kemi të bëjmë me një shtet bastard.

Sipas Shehajt, qeveria e ka gabim nëse mendon se duke i arrestuar mund të trembin blegtorët dhe të shuajnë zërat kritikë.

Ekspertja e ekonomisë e quan një turp të madh arrestimin e blegtorëve ditën e sotme pas protestës së zhvilluar në aksin Levan-Fier.

“Nese eshte i vertete lajmi i arrestimit i Ervin Resuli dhe fermereve atehere ky eshte nje shtet BASTARD cdo dite e me shume.

Nese keshtu mendojne se do trembin blegtoret dhe zerat kritike e KANE GABIM.

Sa me shume shtoni urrejtjen dhe mllefin e njerezve.

Nuk ju kane asnje faj  prindrit,bashkeshortet,femijet,niprit e Ervinit dhe fermereve te tjere.

TURP TURP TURP “, shkruan Brisida Shehaj./ CNA





Lajmet e fundit nga