web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Terapia hormonale për transgjinorët/ Akil Pano: Lidhet me politikat që synojnë të shkatërrojnë familjet

2026-05-31 22:04:00, Aktualitet CNA

Terapia hormonale për transgjinorët/ Akil Pano: Lidhet me politikat

Pastori Akil Pano ka folur mbrëmjen e sotme për udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me terapinë hormonale për personat transgjinorë.

I ftuar në Euronews Albania, Pano u shpreh se ky udhëzim është një formë e re e ligjit të surrogacisë. Ndër të tjera shtoi se është diçka që lidhet me politikat që sipas tij synojnë të shkatërrojnë familjen.

“Ky udhëzim në thelb është një pjesë e nxjerrë jashtë ligjit të surrogacisë që ishte një kapitull më vete, që trajtonte çështjen e terapisë hormonale tek fëmijët 14 deri në 16 vjeçarë. Madje aty ishte vendosur dhe ndërhyrje kirurgjikale me prerje. Pra, jo vetëm kastrim kimik të fëmijëve, por ndërhyrje kirurgjikale me prerje. Këtë e ke te ligji për surrogacinë që nuk kaloi në parlament. Tani këtë pasazh nga ligji, që këta nuk e kaluan, e sjellin në formën e një urdhëri dhe ja bëjnë me dije shqiptarëve dhe e çojmë në QSUT. Jo thjesht si një orientim. Një urdhër është një urdhër që duhet të zbatohet. Tani historia është e tillë.

Mbase një pjesë e shqiptarëve nuk e kuptojnë se çfarë është terapia hormonale dhe çfarë është kjo histori. Kjo nuk është një histori shqiptare. Kjo është një histori që lidhet me politikat e ekstremit të majtë, lëvizjes woke, lëvizjes globaliste që synojnë në thelb të shkatërrojnë familjen. Pra, në qoftë se shqiptarëve deri tani ju është rrëmbyer liria, po ju rrëmbehen pronat dhe tokat, domeni i fundit është, kështjella e fundit e lirisë është familja, janë fëmijët, mbrojtja e fëmijëve tanë”, tha Pano. /CNA





Lajmet e fundit nga