Accusations about the "Milot-Balldren" road/ Karakaçi refutes the opposition: The contract does not only include the construction cost
The Minister of Infrastructure and Energy, Enea Karakaçi, ...
The Minister of Infrastructure and Energy, Enea Karakaçi, ...

Kjo javë filloi mbarë për qytetin e Tiranës. Vodafone Albania në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës i dhuruan kryeqytetit 140 pemë, duke e çuar në rreth 900,000 numrin total të pemëve të mbjella në kryeqytet, gati 50% e normës së përcaktuar nga bashkia për t’u arritur deri në vitin 2030. Pemët u mbollën në parkun e Kopshtit Zoologjik, ku edhe nevoja është e madhe, pasi kjo hapësirë në kryeqytet është e re dhe ka nevojë për më shumë gjelbërim.
Katia Stathaki, drejtoresha e përgjithshme e Vodafone Albania, u shpreh se kjo është një dhuratë e punonjësve të Vodafone për qytetin ku jetojnë. Një kontribut për të ardhmen, diçka që na jep shpresë.

“Shumë vite më vonë, kur ne të jemi plakur apo të mos jemi më në këtë botë, këto pemë do të jenë ende këtu për fëmijët tanë. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj që Vodafone po bën për planetin e klimën në Shqipëri dhe mbarë botën. Është pjesë e strategjisë sonë, krahas investimit paralelisht te makinat elektrike, energjia e rinovueshme, etj. Jemi shumë të lumtur që ndodhemi sot këtu dhe premtojmë të bëjmë më shumë në të ardhmen”, u shpreh Stathaki.
“Keni mbështetjen tonë për gjithçka që ka rëndësi për qytetin”, shtoi ajo, duke iu drejtuar kryebashkiakut Veliaj.

Kjo nismë e ndërmarrë nga stafi i Vodafone Albania, ku shumica janë prindër fëmijësh të vegjël që vizitojnë Kopshtin Zoologjik rregullisht, u mirëprit dhe përshëndet nga z. Veliaj.
“140 herë faleminderit për të 140 pemët nga Vodafone, nga miqtë tanë, që jo vetëm na ndihmojnë të komunikojmë përditë, të jemi më afër njëri-tjetrit, të mbarojmë punë, por edhe të tregojmë që kemi një përgjegjësi ndaj qytetit ku jetojmë. Dua të falenderoj të gjitha mamat e Vodafone, të cilat panë se në këtë përpjekje të transformimit total të Kopshtit Zoologjik na duhet ndihmë, sepse askush nuk ia del dot vetëm. Dhe sot na ndihmuan me 140 pemë, të cilat i janë shtuar qytetit. Dhe ku ka më shumë pemë, ka më shumë oksigjen. Shpresoj që Vodafone të frymëzojë kompani të tjera të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Veliaj, teksa së bashku me znj.
Stathaki mbollën personalisht njërën nga 140 rrënjët e pemëve, duke dhënë shembullin e tyre.

Shtimi i hapësirave të gjelbra në kryeqytet është prioritet i Vodafone, i cili njësoj si në mbarë botën edhe në Shqipëri i kushton një rëndësi të veçantë planetit, mjedisit dhe klimës, në kuadër të fushatës globale #SwitchToGreen. Kontributi i Vodafone dhe Vodafone Albania Foundation për mjedisin në Shqipëri shkon në shifrën e rreth 14 milionë eurove. Kompania e sheh si përgjegjësi e detyrim angazhimin për një mjedis sa më të pastër dhe një planet të sigurt. Jo vetëm për të ardhmen e fëmijëve, por edhe për të tashmen e të gjithë banorëve të kryeqytetit.
Së bashku ne mbjellim për një të ardhme më të gjelbër!/ CNA.al



Prime Minister Edi Rama described the list published t...
Prime Minister Edi Rama, during today's parliamentary ...
Deputy Ferdinand Xhaferraj has commented on the attack...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, in a s...
The Chairman of the Voting and Counting Commission in ...
The head of the DP, Sali Berisha, has made a strong st...
The Deputy Prime Minister, at the same time the Minist...
The government, a few days ago, made the decision to p...
The director of the State Social Service, Reme Lala, and t...
The Assembly approved a few minutes ago the election o...
The Deputy Prime Minister, at the same time the Minist...
Deputy Prime Minister Belinda Balluku has given more detai...
The Freedom Party has today denounced a decision taken...
Hackers have published today on the communication network ...
Të paktën dy emra gazetarësh kanë dalë sot në të dhënat e ...
Today, the data of persons suspected by the State Police, ...
The court of Elbasan has decided to transfer the case agai...
Deputy Flamur Noka has spoken to the media about hacking a...
Hackers have published the list of suspected persons obtai...
The Court of Appeal has not yet made a decision regarding ...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following the successive operations carried out by the ope...
The Police Supervision Agency has seized the service weapo...
A serious incident occurred in Lushnje, where citizen IY, ...
As a result of the investigative and procedural actions ca...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
Marine Le Pen is entering the decisive phase of the presid...
Member states of the International Criminal Court voted to...
From the declining role of exports to new public investmen...
South Korea is becoming one of the most sought-after desti...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...