Ambasadorja Yuri Kim në mbrojtje të gjyqtares anti-korrupsion/ Po shantazhohet dhe përndiqet para një vendimi
Prej disa ditësh, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yur...

Pavarësisht mbështetjes së ndërkombëtarëve, Reforma në Drejtësi nuk ua ka kthyer shqiptarëve besimin tek drejtësia. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se si funksionon drejtësia sot krahasuar me 5 vite më parë, 35.4% e tyre mendojnë se asgjë nuk ka ndryshuar.
Ndërsa 28.1% e tyre janë shprehur se sistemi jonë i drejtësisë është përkeqësuar. 6.7% e të pyeturve mendojnë se drejtësia është shumë me keq se sa ka qenë 5 vite më parë.

Vetëm 27.3% e të pyeturve mendojnë se sistemi i drejtësisë me reformimin është më mirë. Ndërsa shumë më mirë mendojnë vetëm 0.1%, një shifër shumë e ulët.
Tek ata që mendojnë se drejtësia është përkeqësuar, mbizotërojnë meshkujt me 41% dhe 28.8% e zënë gratë. Ndërsa tek ata që mendojnë se drejtësia është përmirësuar në 5 vitet e fundit. diferenca është më e vogël, por mbizotërojnë gratë me 28.9% dhe burrat zënë 25.9% të të pyeturve.

Të ndara sipas grupmoshave, ata që mendojnë se drejtësia është më mirë janë grupmosha 18-24 vjeç me 36.2%, pasuar nga grupmosha 65-75 vjeç me 34%, 55-64 vjeç që zënë 29.4%, 45-54 vjeç që zënë 24.9%, 25-34 vjeç me 23.9% dhe grupmosha që zë më pak hapësirë në këtë kategori, është 35-45 vjeç me 20.9%.
Ndërsa tek ata që mendojnë se drejtësia është më keq, mbizotëron grupmosha nga 25-34 vjeç me 41.2% pasuar nga grupmosha 35-44 vjeç që zënë 38.2%, 55-64 vjeç me 36.6%, 45-54 vjeç me 33.9%, 18-24 vjeç me 28.3% dhe hapësirën më të vogël e zë grupmosha 65-75 vjeç me 23.7%.

Shifrat nuk duken aspak premtuese as për të ardhmen e drejtësisë në vendin tonë. Të pyetur se si e shohin shqiptarët sistemin e drejtësisë 5 vite më vonë, vetëm 31.1% janë përgjigjur më mirë, shumë më mirë e shohin vetëm 0.2% e tyre, ndërsa 29.9% mendojnë se nuk do të ndryshojë asgjë.

25.4% mendojnë se drejtësia pas 5 vitesh do të jetë më keq dhe 5.6% mendojnë se do të jetë shumë më keq.
Të ndarë sipas gjinisë, tek ata që mendojnë se do të jetë më keq, mbizotërojnë burrat me 36.9%, ndërsa gratë zënë 25.2%.
Tek ata që presin një përmirësim të sistemit të drejtësisë, mbizotërojnë gratë me 31.7% dhe burrat zënë 30.9%.

Ndërkohë të ndarë sipas grupmoshave, tek ata që mendojnë se drejtësia do të jetë më mirë mbizotërojnë grupmoshat 18-24 vjeç dhe 65-75 vjeç. Ndërsa tek ata që mendojnë se drejtësia do të përkeqësohet, mbizotërojnë grupmoshat 25-34 vjeç dhe 35-44 vjeç.
Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë./ Euronews Albania



Prej disa ditësh, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yur...
Protestuesit kanë mbajtur një minutë heshtje para Krye...
Një tjetër protestë është mbajtur mbrëmjen e sotme për Lea...
Protesta që po mbahej para Ministrisë së Brendshme për...
Një protestuese është alivanosur në protestën që po zh...
Vetëm pak minuta më parë ka nisur protesta para Minist...
Historiani Kostandin Luçi ka sulmuar mbrëmjen e sotme ...
E. Çela is the driver of the bus in which the police a...
Kryeministri Edi Rama premtoi nga Elbasani, ku mbajti ...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim ...
Gazetari Elvi Fundo, në një postim të tij në rrjetet s...
Kuvendi miratoi mbrëmë vonë projektligjin për hapjen e...
Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, të mbledhur s...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim u takua sot me gjyqtarët e ...
"Fake News" - This is how the RCC organization considered ...
Gazetari Artan Hoxha ka “kryqëzuar” median e Carlo Bolinos...
Liz Truss, the Prime Minister of Great Britain resigned th...
Pas thirrjeve për protesta që po shpërndahen në rrjete so...
After passing the law on the opening of files last night i...
The approval of the law on the opening of files continues ...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
LDK leader Lumir Abdixhiku and former president Vjosa Osma...
The Vetëvendosje movement has declared victory in the snap...
The counting of votes for political entities in Kosovo is ...
Kosovo's acting Prime Minister, Albin Kurti, has reacted a...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...