web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestuesit, një minutë heshtje për Lear Kurtin/ Ndizen qirinj para Kryeministrisë

2022-10-21 21:01:00, Aktualitet CNA
Protestuesit, një minutë heshtje për Lear Kurtin/ Ndizen qirinj
Foto nga protesta

Protestuesit kanë mbajtur një minutë heshtje para Kryeministrisë për vdekjen e Lear Kurtit, pas shoqërimit të tij në ambientet e policisë.

Ata kanë ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë, ku edhe paralajmëruan se do të vijojnë të mbajnë protesta të tjera.

Qytetarët thanë se data për mbajtjen e protestës së radhës do të njoftohet në rrjetet sociale. Pas kësaj, qytetarët filluan të largohen.

Ata kërkuan të zbardhet e vërteta për vdekjen e Lear Kurtit, për të cilin bëjnë përgjegjës policinë.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama tha sot nga Elbasani se rasti i Lear Kurtit po keqpërdoret për të nxjerrë njerëzit në rrugë si në rastin e Klodian Rashës./ B.A. – CNA.al

 





12:24 TODAY

Rihapja e dosjeve

Nuk është hera e parë që Autoriteti i Dosjeve i ka vënë pë...

Lajmet e fundit nga