web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis protesta për Lear Kurtin/ Qytetarët mblidhen para Ministrisë së Brendshme

2022-10-21 20:07:00, Aktualitet CNA
Nis protesta për Lear Kurtin/ Qytetarët mblidhen para Ministrisë
Foto nga protesta

Vetëm pak minuta më parë ka nisur protesta para Ministrisë së Brendshme për vdekjen e Lear Kurtit, të riut që u shoqërua nga policia.

Dhjetëra qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme për trë kërkuar të zbardhet e vërteta për Lear Kurtin.

Kjo protestë ka marrë edhe mbështetjen e Partisë Demokratike.

Ata e kanë cilësuar vdekjen e Lear Kurtit si vrasje nga policia.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama tha sot nga Elbasani se rasti i Lear Kurtit po keqpërdoret për të nxjerrë njerëzit në rrugë si në rastin e Klodian Rashës.

Rama pretendon se veprimet e policisë kanë qenë korrektë dhe dinjitoze, çka sipas tij e ka treguar edhe eskpertiza mjeko-ligjore.

Kujtojmë se për këtë ngjarje janë pezulluar nga detyra punonjësit e policisë që shoqëruan Lear Kurtin, i cili ndërroi jetë pas shoqërimit në komisariat./ B.A. – CNA.al





12:24 TODAY

Rihapja e dosjeve

Nuk është hera e parë që Autoriteti i Dosjeve i ka vënë pë...

Lajmet e fundit nga