web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shtet përjetë, na keni pranë”/ Begaj uron 15-vjetorin e pavarësisë nga Parlamenti i Kosovës

2023-02-17 12:10:00, Aktualitet CNA

“Shtet përjetë, na keni pranë”/ Begaj uron

Presidenti Bajram Begaj, nga seanca solemne në Parlamentin e Kosovës, u shpreh se Shqipëria mbështet rrugën e saj drejt BE-së.

Gjatë fjalës së tij në kuadër të 15 vjetorit të pavarësisë, Begaj theksoi se bashkëjetesa, harmonia e jo ndasia, duhet lënë si trashëgimi tek brezat e rinj.

“I uroj sukses në rrugëtim e Kosovës në BE. Shqipëria është pranë jush. Ka mbështetur dhe mbështet dialogun Serbi-Kosovë. Kosova është shtet i pavarur, ndonëse qeveria serbe nuk e ka ndalur aktivitetin e saj kundër Kosovës. Angazhimi i BE dhe SHBA-së shpreh rëndësinë që ka Republika e Kosovës për të ardhmen në rajon. Ne i bëhemi mbështetës bashkëkombësve tanë duke promovuar mirëqenien . Gëzuar Ditën e Pavarësisë Republikës së Kosovës. Shtet përjetë”, tha Begaj në seancën solemne në parlamentin e Kosovës.





Lajmet e fundit nga