web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpallet në kërkim Lulzim Basha!

2022-08-07 10:26:00, Aktualitet CNA

Shpallet në kërkim Lulzim Basha!

Lulzim Basha, apo “Luli gjumi”, siç njihet në politikë, prej 10 ditësh është zhdukur në drejtim të paditur.

Për herë të fundit, Basha  është parë në rrjete sociale me 28 korrik, kur ka shkruar për 100 vjetorin e marrdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

Shpallet në kërkim Lulzim Basha!

Që prej asaj dite, prej 28 Korrikut, Basha është zhdukur pa nam e nishan.

Humbësi serial, që la PD për tetë vite në opozitë, figuron në drejtim të paditur.

Shpallet në kërkim Lulzim Basha!

Basha që dilte dhe fliste për çdo gjë, madje fliste edhe gjumë, siç e kemi parë në Kuvend, apo në konferenca për shtyp, nuk ka thënë asnjë për ngjarjet e fundit, që kanë ndodhur në vendin tonë.

Shpallet në kërkim Lulzim Basha!

Zhdukja e tij ka shqetësuar “kurtizanët”, që i vijnë rreth e rrotull Torrës.

Orjola Pampuri, Enkelejd Alibeaj, duket se janë të shqetësuar për humbjen e tij, dhe kanë zgjedhur ta kompesojnë dhe ta mbulojnë në një farë mënyre, duke reaguar për ngjarjen më të fundit që tronditi mbarë opinionin publik, siç ishte vrasja e 7 vjeçares në plazhin e Potamit, nga komisari i Policisë Arjan Tase.

Edhe Jorida Tabaku e ka vërjetur mungesën e Bashës. Me anë të reagimeve të saj, akuzuese ndaj Qeverisë, tenton të mbukojë zhdukjen e Lulit.

Në këto rrethana Lulzim Basha shpallet në kërkim.

CNA.al bën thirrje që kush e gjen të njoftojë se betejat kanë nisur dhe lufta do të fillojë./CNA.al

Shpallet në kërkim Lulzim Basha!





Lajmet e fundit nga