web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHISH  kërkoi “kokën” e tij me urdhër nga lart/ Berisha merr në mbrojtje Metën

2022-07-29 13:03:00, Aktualitet CNA

SHISH  kërkoi “kokën” e tij me urdhër nga lart/

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Ilir Metën e PL-së, i lakuar së fundi, si ish sigurims i shtetit.

Sipas Berishës, gjithçka është një skenar politik dhe nuk bëhet fjalë për Ilir Metën.

Berisha ndër të tjera ka zbuluar identitetin e I.M.

“Veprim i paskrupullt i Edi Ramës. Veprim i turpshëm i njeriu në panik, pa asnjë moral, që përdor shpifjen dhe trillimin kundër kundërshtarëve politikë.

Unë kam dokumentet në dorë. Nuk ka akt më të shpëtuar. Rama dhe Shërbimi Informativ e kanë bërë në mënyrën më të trashë këtë kurt. E ka stisur në mënyrën më të trashë. Cilido që lexon emailin e ka të qartë se I. M është Ilir Murati nga Librazhdi dhe Filip Tale është nga Librazhdi dhe nuk ka asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën.

Rama e ka shfrytëzuar në mënyrën më të shpifur qoftë kryetaren e Autoritetit, qoftë Nikollën.

Mbi bazën e këtij dokumenti të bërë nga SHIK, për herë të parë në jetën e saj politike ‘Linda e Parlamentit’ tha se se jam e tronditur nga dokumenti që ka dalë. Zyrtarë primitivë që nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me integritetin e një zyrtari. Rama përdori SHISH për fabrikim të dokumenteteve.”, tha Berisha./CNA.al





Lajmet e fundit nga