web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rreth 10 protestues të shoqëruar nga policia/ Deputetët e PD-së në komisariat

2025-12-22 21:32:00, Aktualitet CNA

Rreth 10 protestues të shoqëruar nga policia/ Deputetët e

Policia ka shoqëruar gati 10 qytetarë lidhur me protestën kombëtare të opozitës që u zhvillua pasditen e sotme para Kryeministrisë.

Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews u raportua se pas shoqërimeve disa nga deputetët e PD-së kanë shkuar në Komisariatin nr.1 ku ndodhen dhe protestuesit.

Klevis Balliu, Bledion Nallbati, Klodiana Çapja, Ledina Alolli dhe Kastriot Piroli janë deputetët që ndodhen te komisariati nr1, ndërsa bashkë me ta janë edhe dy avokatë.

Për shoqërimet e protestuesve ende nuk ka një komunikim zyrtar nga policia e Tiranës. /CNA





Lajmet e fundit nga