web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama takon Presidentin e Azerbaixhanit/ Zbulon dy projektet në fushën e energjisë

2022-11-15 18:53:00, Aktualitet CNA
Rama takon Presidentin e Azerbaixhanit/ Zbulon dy projektet në fushën
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Azerbaixhanit, Ilham Aliyev.

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një takim me Presidentin e Azerbaixhanit, Ilham Aliyev.

Në një status në rrjetet sociale, Rama njofton se me Aliyev diskutuan për dy projekte në fushën e energjisë.

Konkretisht projektet janë programi i gazifikimit me investim të Azerbaixhanit dhe vendosja e piketave konkrete për ndërtimin e një rafinerie ultramoderne.

?Me Presidentin e Azerbaixhanit, mikun e dashur Ilham Aliyev, patëm sot një bashkëbisedim si gjithmonë shumë miqësor, por edhe vërtetë të dobishëm për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë, që nga nisja e programit të gazifikimit me investim të Azerbaixhanit, i cili do të nisë me një bashki që do të përcaktohet në një nga pikëkontaktet me TAP-in deri tek vendosja e piketave konkrete, për ndërtimin e një rafinerie ultramoderne, e cila do t?i japë fund edhe varësisë së vendit tonë nga nafta e importit?, shkruan kreu i qeverisë./ B.A. - CNA.al

Rama takon Presidentin e Azerbaixhanit/ Zbulon dy projektet në fushën





Lajmet e fundit nga